Heqja e apostilit me Greqinë, çfarë përfitojnë emigrantët?

February 28, 2018 13:02

Heqja e apostilit me Greqinë, çfarë përfitojnë emigrantët?

Vendimi më i fundit i Greqisë është të heqë rezervën për vulën apostile me Shqiperinë, gjë që i mundëson çdo shtetasi shqiptar kursimin minimal të 30 eurove për çdo dokument që i nevojitet.

Ky vendim është përshëndetur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila shprehet se; “Ky vendim i qeverisë greke përbën një angazhim të përmbushur në kuadër të dialogut dypalësh Shqipëri-Greqi për çështjet e mbetura pezull prej një kohe të gjatë”.

Sipas MEPJ, vetëm gjatë vitit 2017, kostot e qytetarëve shqiptarë,si rrjedhojë e aplikimit të vulës apostile nga autoritetet greke, kanë kapur vlerën e 6.7 milionë euro.

Ky vendim i qeverisë greke duket se është produkt i ardhur nga dialogu i zhvilluar mes saj dhe Shqipërisë, si dhe nga angazhimi për të cuar në një nivel më të lartë marrëdhënien strategjike mes dy vendeve .

Vula apostile, sic ka bërë me dije Ministri Bushati, është një nga pikat e diskutuara në shportën e cështjeve të përditshmërisë, e cila mesa duket ka marrë dakortësinë e palës greke më dt 26 shkurt të këtij viti.

Por, cfarë është vula apostile?

Vula Apostile është një regjim për legalizimin e dokumenteve. Ajo ul ndjeshëm jo vetëm një pjesë të madhe të kostos së një legalizimi, por edhe burokracitë për kryerjen e këtij veprimi.

Tashmë eviton detyrimin e qytetarit ta paraqesë këtë dokument edhe në Ambasadën përkatëse, që të njihet nga autoritetet në atë vend. Me fillimin e regjimit të vulës apostile, dokumenti bëhet i njohur për 82 vende anëtare të kësaj Konvente.

Efekti financiar me regjimin e vulës Apostile do bëjë të mundur uljen në mënyrë drastike të kostos së dokumentave të kërkuar, pra; nga 30 euro që paguhet aktualisht, do paguhet vetëm 200 lekë të reja.

Heqja e rezervës për vulën Apostile, hap rrugën edhe për lëshimin e certifikatave, por lëshimi i tyre bëhet me marrëveshje ose në bazë të reciprocitetit.

Në total, përpunohen rreth 210 mijë dokumenta në vit, me destinacion Greqinë, që po të shumëzohen me 32 euro, i kursehen xhepave të qytetarëve miliona euro.

s.a/dita

February 28, 2018 13:02
Komento

2 Komente

  1. info analitike February 28, 16:40

    Kjo po qe paska qene fitorje e madhe. I japim ca det Greqise qe te heqe vulen apostile e madje ti varrosin edhe te vraret greke ne Shqiperi por greket ama akoma sot nuk lejojne camet te vizitojne vendet e te pareve. Nuk ke c’i thua kjo eshte nje marreveshje me e mire se e Saliut!

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 February 28, 16:50

    mirë që këto u konvertokan në miliona euro dhe ne ppo i japim gërkut detin dhe atë që ata quajnë vorio epir,por mesa di unë,këto pulla apostile janë hequr dhe me italinë dhe gjithë europën!!
    çfarë duhet tu japim apo ju kemi dhënë atyre!
    ma merr mëndja se,pavarsisht kësaj goditje poshtë rripit,shumë shqiptarë do të pranonin të vazhdonin të paguanin këto 32 euro vetëm e vetëm të mos e shihnin shqipërinë dhe më të vogël!!
    do të ketë nga ata shqiptarë,që unë do ti quaja ndyrësira,që janë gati që për më pak të shesin shqipërinë,por ata janë tmerrësisht pak!!për më tepër,tipa të tillë, janë shitur me kohë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*