Heqja e gradave/ “Grushti i shtetit”, Enveri merr masa në ushtri

October 18, 2018 21:08

 Heqja e gradave/ “Grushti i shtetit”, Enveri merr masa në ushtri

Hetem Halili, ish-instruktor i përgjithshëm në Drejtorinë Politike dhe ish komisar i Korpusit 7, rrëfen për heqjen e gradave në ushtri. Rreziqet që mund sillte hierarkia e spaletave. Si mund të shmangej grushti i shtetit bonapartist që u aplikua në BS

 

Nga Leonard VEIZI

Lamtumirë spaleta. Kjo ndodhi me ushtarakët shqiptarë në mesin e viteve ‘60. Ideja për heqjen e gradave në ushtri u hodh në prillin e vitit 1966, me Letrën e Hapur që Byroja Politike e KQ të PPSH u dërgoi organizatave bazë të komunistëve. Ishte çështje kohe dhe ushtarakët do të njehsoheshin, pa yje të verdha mbi supe, vetëm e një yll të kuq në ballin e kapelës…

…Hetem Halili një nga oficerët e lartë të ushtrisë shqiptare, duke sqaruar argumentet për heqjen e gradave në ushtri, thotë se në Letrën e Byrosë Politike kishte tri boshte kryesore, ku bëhej fjalë për reformat dhe revolucionarizimin e mëtejshëm të partisë, pushtetit e ushtrisë. Një nga pikat kryesore që ngrihej në çështjen e ushtrisë ishte dhe heqja e gradave. Në letrën e hapur jepeshin edhe argumentet përkatëse se përse duhej të bëhej kjo reformë dhe, ndër kryesoret ishin: Kur ishte formuar ushtria partizane, gjatë Luftës, nuk kishte grada. Ato ishin të huazuara dhe nuk kishte pse të mbaheshin më. Argumenti i fundit ishte se; ushtria ishte marrë nga populli dhe nuk kishte pse të ndahej nga populli, duke bërë dallime me anë të gradave. Për me tej Hetem Halili na jep këtë tablo të situatës:

Kur u ideua heqja e gradave?

Nga mesi i viteve ‘60-të u ndërmorën një sërë reformash revolucionare në shumë aspekte të jetës së vendit. Në këtë kuadër, u inkuadrua dhe lëvizja për heqjen e gradave në ushtri.

Kishte model tjetër deri në atë kohë?

Ushtria kineze gjithashtu i kishte hequr gradat. Por unë nuk mendoj se ushtria shqiptare kopjoi modelin kinez për faktin se, kur kinezët në vitet ‘80-të i rivendosën gradat, ushtria shqiptare nuk i futi ato. Çështja është se Partia e Punës dhe Enver Hoxha, pas shumë ngjarjeve që ndodhen në vendet e demokracive popullore e sidomos në BS, dolën në konkluzione se ushtria dukej riorganizuar, pra duhej ndërtuar ndryshe, me qëllim që t’i përgjigjej kushteve të zhvillimit shoqëror të vendit tonë dhe një shoqërie socialiste.

Cila ishte vlera e këtij riorganizimi?

Në analizën që i bëri Enver Hoxha shkaqeve të kundër revolucionit dhe kthimit mbrapa të Bashkimit Sovjetik, mes të tjerave, nxirrte rrezikun e bonopartizimt, pra marrjen e pushtetit nga ushtria, ose thënë ndryshe; të grushtit të shtetit. Në këtë analizë, mesa mbaj mend unë, Enver Hoxha nxori dy gjëra: E para kishte të bënte me gjeneralët që bënë Luftën, që në të vërtetët kishin treguar akte trimërie, mençurie e sakrificash, por që vit pas viti ata ishin shkëputur nga populli. Konkluzioni thoshte se pikërisht kjo shtresë ushtarakësh interesat e popullit i kishin harruar dhe kishin vënë veten mbi popullin. Dhe në këtë mënyrë, ata kujtonin se mund të drejtonin, se ishin të aftë që jo vetëm të drejtonin ushtrinë, por të drejtonin vetë shtetin, të bënin ligje e shumë gjëra të tjera. Në atë kohë Enver Hoxha i cilësoi ata si: “Gjeneralët me gjokset e krimbura nga dekoratat”. Pikërisht gjëra të tilla ishin bërë shkak të atij regresi që ndodhi në BS, pikërisht pas ardhjes së Nikita Hrushovit në pushtet.

Po çështja e dytë?

Çështja e dytë ishte marrja në analizë e një ngjarje të ndodhur po në BS të atyre viteve. Ishte viti 1957, kur në Byronë Politike të PKBS u diskutua për heqjen e Nikita Hrushovit nga posti i Sekretarit të Parë dhe emërimin e tij si ministër të Bujqësisë. Në këtë furi diskutimesh, marshalli Zhukov që ishte anëtar i Byrosë Politike, por njëkohësisht kishte dhe pozicionin e ministrit të Mbrojtjes, kërcënoi hapur duke thënë: “Ose të linin Hrushovin Sekretar të Parë të Partisë, ose do të urdhëroj që tanket të futen në Kremlin”. Zhukov vërtet ishte një nga gjeneralët e famshëm të Luftës së Dytë Botërore, por nga pikëpamja politike ai kishte një nivel të ulët. Të detyruar nga ky presion, Byroja Politike e PKBS nuk mori dot vendimin për shkarkimin e Hrushovit dhe diskutimet kundër tij shkuan kot. Marshalli Zhukov me veprimin që bëri ndikoi në atë kthesë. Por, duke iu trembur një fakti të tillë, ishte vetë Hrushovi që kohë më pas e shkarkoi mareshalin Zhukov nga posti i ministrit të Mbrojtjes.

Një “grusht shteti” mund të bëhet dhe me ushtarakë pa grada?

Këtu ishte fjala për të hequr shenjat dalluese. Këto shenja krijonin idenë e supermacisë që ka një njeri në raport me të tjerët, që nuk i kanë këto shenja dalluese. Dhe kjo është e vërtetë, sepse në një farë mënyrë është si një presion psikologjik. Njerëzit sugjestionoheshin kur në një ambient hynte një oficer madhor, si majori apo koloneli. Por nuk kishin të njëjtin respekt për një toger, për më tepër për një nëntoger.

Cilët mbetën më të pakënaqur nga gradat?

Ata që e kishin më të vështirë, ishin ata ushtarakë që mbanin grada të larta dhe sidomos gjeneralët. Madje, ishin pikërisht këta të cilët u akuzuan: “I keni pranuar pa shpirt heqjen e gradave”. Më kujtohet një rast, kur në shtëpinë e oficerëve në Vlorë erdhi shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Petrit Dume e si me shaka u shpreh: “Ju jeni mirë se nga një gradë oficeri u hiqet, po ne që na hiqet gjeneralllëku si t’ia bëjmë!?”. Ai e tha me shaka dhe ne me shaka e morëm. Megjithatë, asnjëri nuk e dinte ku e kishte fundin një thënie e tillë.

Si u projektua zëvendësimi i gradave me rolet drejtuese?

Na u tha qartë: “Vërtet gradat do të hiqen, po postet drejtuese do kenë të njëjtën hierarki. Pra komandanti do të ishte komandant. Nga këto asgjë s’ndryshonte”. Në këtë mënyrë, vërtet një oficer nuk do të njihej si gradë, por do të njihej si komandant dhe në këto kushte ata që e njihnin do t’i bindeshin e do t’i zbatonin urdhrin. Gjithë problemi ishte që këta komandues të mos i njihnin të tjerët dhe t’i hiqnin kapelën vetëm e vetëm se kishte grada. Sepse mendohej se prej këtej fillonin dhe abuzimet.

Përveç “grushtit të shtetit”, çfarë lloj abuzimesh të tjerash ndodhnin?

Përgjithësisht gjeneralët ishin bërë tekanjozë. Kërkonin kudo që shkonin, t’ua shtronin me dreka e darka e t’u mbushnin bagazhin e makinës. Disa prej tyre s’mendonin më se mund të hanin po aty ku hanin dhe ushtarët, apo të merrnin nga i njëjti vend ku ishte gatuar për ushtarët. Pretendimet ishin rritur së tepërmi.

 

Motivi i ri:

“Gjithë populli ushtar”

Revolucionarizimi i jetës në ushtri kishte një klauzolë, e cila bënte të mundur mosmarrjen e pushtetit në mënyrën bonapartiste. Hetem Halili thotë: “Ajo që ndodhi në BS me Hrushovin e Zhukovin, tregoi qartazi se akte të tilla ndodhnin. Prandaj dhe u mendua që të zëvendësohej ushtria e kazermës, me armatosjen e popullit. Dhe, në këtë situatë pastaj u krijuan shkollat e lira. U shpërndanë armatimet në shkollat e lira dhe atje ku ishte qendra, batalioni, kompania apo grupi, të armatosej dhe populli. Ishte një gjë konkrete ajo që ndodhi për të pasur një popull të armatosur. Natyrisht që do të mbahej një strukturë e përhershme, por që do ta plotësonin forcat e lira që ishin jashtë ushtrisë. Siç ishin: Strukturat e Forcave Vullnetare, rezervistëve, si dhe të Mbrojtjes Civile. Por, gjithmonë qëllimi ishte që të shmangej mundësia e ndërhyrjes së ushtrisë për të rrëzuar një pushtet e për të ngritur një pushtet të ri”.

 

 Ushtria pa grada

Ushtarakët në garë për grada e rroga të larta

Gjatë karrierës ushtarake të gjithë kërkonin gradë sa më të lartë. Bashkë me to rritej autoritet e rroga dhe shtoheshin privilegje të tjera. Por jo gjithkush kishte të drejtë të gradohej. Duke parë përmasat e mëdha të marrjes së gradave, u pa e arsyeshme të vendoseshin rregulla të reja. I pyetur rreth kësaj teme, Hetem Halili thotë: “Aso kohe ndodhën ca gjëra të tjera. Fjala vjen: po të mos mbaroje Akademinë Ushtarake, s’mund të kaloje nga Kapiteni i Parë në Majori. Kështu pati hezitime, madje dhe kundërveprime. Ishin të shumta letrat ankuese, si në MM e KQ, se përse duhet të ndodhi një gjë e tillë dhe se ç’rëndësi kishte, nëse e mbaroje apo jo Akademinë. Sidomos, një pjesë ushtarakësh që kishin bërë Luftën, pretendonin se Akademia e tyre ishte vetë lufta dhe pjesëmarrja në të. Sipas tyre, përderisa kishin sakrifikuar në Luftë, u takonte të kalonin gradat e ulta për t’u futur tek oficerët madhorë. Ishte e vërtetë që ata e bënë luftën, e më pas filluan të merrnin dhe grada. Por një pjesë e tyre nuk e justifikonin, pasi nga ana e dijeve linin shumë për të dëshiruar dhe nuk kishin arsimin e mjaftueshëm. Sidoqoftë ushtria shqiptare qëndroi 25 vjet me radhë pa grada, pra kjo u realizua për një kohë të gjatë. E megjithatë ishte një ushtri e mobilizuar mjaft mirë. Natyrisht që gradat ndikojnë shumë tek një ushtarak dhe në karrierën e tij. Por sot, ka abuzime të mëdha, pasi edhe shumë të tjerë që s’kanë qenë gjeneralë, po cilësohen si të tillë. Them se është çështje propagandistike. Ka pasur oficerë me detyra shumë të larta në ushtri, që po të ishin gradat, do të titulloheshin gjeneralë. Por fakti është që nuk u morën këto tituj. Ndërsa sot kjo propagandohet: “U është ngrënë një e drejtë”.

 

Masat

Enveri, ja pse nuk kishte frikë nga gjeneralët

Mundësia e një grushti shteti ndodhi në Bashkimin Sovjetik. Një gjë e tillë mund të ndodhte dhe në Shqipëri. Kjo ishte një nga arsyet e forta se pse udhëheqja komuniste shqiptare kishte filluar të merrte masa ndaj ushtarakëve të lartë, të cilët mbanin mbi supe spaletat e gjeneralit dhe mbi gjokse dekoratat e Luftës dhe të Punës. Duke folur për këtë temë, Hetem Halili ish-komisari i Korpusit të 7-të thotë: “Duheshin marrë masat kundër pikëpamjeve e qëndrimeve bonopartiste në ushtri. Por unë mendoj se Enver Hoxha nuk kishte frikë nga gjeneralët e tij në ushtri. Ai kishte autoritet të plotë e të padiskutueshëm. Ndërkohë, masat kishin të bënin jo vetëm sa ai të ishte gjallë, por që të funksiononin edhe pas vdekjes së tij. Në këto kushte, Partia e Punës e Shqipërisë që t’i paraprinte një mundësie të tillë, ku ushtria të vendoste mbi politikën, mori një seri masash. Dhe një nga këto masa kishte të bënte me revolucionarizimin e përgjithshëm të ushtrisë, ku një nga klauzolat kryesore ishte dhe heqja e gradave. Në këtë kuadër, Partia e Punës dhe Enver Hoxha menduan të krijonin një ushtri krejt të re. Ndryshe nga ajo që ishte në Kinë dhe në Bashkimin Sovjetik dhe kudo nga vendet e demokracive popullore. Atë ushtri që siguronte garancinë që të mos ndodhnin akte, që ushtria të vendoste mbi shtetin. Pra, të mos lihej në dorë të ushtrisë që të vendoste se kush duhej të vinte në pushtet dhe kush nuk duhej të vinte. Thënë shkurt, të mos lejohej që ushtria të organizonte grushte shteti për të përmbysur pushtetin legjitim që ekzistonte në bazë të ligjeve e të Kushtetutës së asaj kohe. Por, për atë që u fol më tepër, ishte dhe shkëputja apo një farë distancimi i ushtarakëve të lartë. Ky distancim ishte ai që shqetësonte më shumë partinë dhe Enver Hoxhën. Madje, ky gjykohej që të ishte dhe rreziku më i madh. Konkretisht u diskutua që në ushtri oficerët trajtoheshin më mirë, qoftë dhe me ushqime. Pra, merreshin ushqime dhe llogaritej që oficeri të hante 5-6 herë mish në javë. Ndërsa, kur ngriti problemet, Enveri iu drejtua oficerëve: “Ju hani 5-6 herë mish në javë. Po vëllai juaj që është në fshat apo diku gjetkë, sa herë mish ha në javë? Mund të mos hajë asnjëherë. Prandaj të përpjesëtohet që të hanë dhe të tjerët”. Kështu dhe për probleme të tjera u diskutua gjerësisht”.

 

Leonard Veizi/ DITA

October 18, 2018 21:08
Komento

23 Komente

  1. KORABI October 18, 22:03

    Amon o gazeta DITA mos na i nxjerrni keto foto te kelyshve bolshevik ,sepse kjo uniforme ushtarake eshte Ruso-sovjetike se nuk ka gje te perbashket me shqiperine . Uniforma e vertet shqiptare me simbolin kastriotjan ka qene ne kohen e Lartmadheris se tij Ahmet Zogu i Pare keto te tjerat jane te huaja

    Reply to this comment
    • Dajti October 19, 10:16

      U be shume mire qe u hoqen ato mut grada.

      Ata qe mbanin Grada

      ishin kthyer ne mendjemedhenj e Fudulle

      qe nuk mendonin me

      as per vellezerit e tyre bark thare.

      Gradat e tyre ishin per tu dukur

      si Gjeli ne Maje te Plehut.

      Reply to this comment
    • Feniks October 19, 14:26

      Amon more Korab,pse ha kaq shume mut,more i shkrete!
      Po sot cfare uniforme ka ne ushtri,o kelysh kurve qe na tregoke ti se cfare uniforme ishte ajo!
      Heqja e gradave ne ushtri ishte nje veprim mjaft i zgjuar dhe i drejte qe mori Enver Hoxha!
      Kam qene ushtarak i larte atehere dhe e mbeshteta plotesisht kete mase!
      Se pas heqjes se gradave u moren masa te tjera qe bene te mundur qe ushtria te mos arrinte dot te bente grusht shteti!
      Fakti qe edhe pas ndryshimeve demokratike ne 90-ten ushtria nuk kreu asnje veprim destabilizues,verteton madheshtine e ideve te Enver Hoxhes ne kete drejtim!

      Reply to this comment
    • N October 21, 03:18

      Ahmet Zogu qe kelysh serb per aneksuar Shqiperine ndaj Serbise .

      Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku October 18, 22:04

    Shikoni gjenialitetin e ketij enveristi te thare ne tym:

    “Ushtria kineze gjithashtu i kishte hequr gradat. Por unë nuk mendoj se ushtria shqiptare kopjoi modelin kinez për faktin se, kur kinezët në vitet ‘80-të i rivendosën gradat, ushtria shqiptare nuk i futi ato”

    A eshte mire ky rob zoti, apo i ka leviz pafillja prej veni. Dmth kur i hoqem gradat nuk dmth se ndoqem modelin kinez, se kur ata i vendosen me vitet 80 ne nuk i vendosem. E para, ne vitet 80 ishim prish me kohe me kinezet, pra as qe mund te mendohej qe te benim si ata. Eshte njelloj si te thuash qe flete rrufete nuk ishin model kinez, se kur kinezet hoqen dore nga dazibaot ne palluqet shqiptare vazhduam t’i mbushim muret.

    Zoti na ruajte mendjen. Kjo do te thote qe ne nuk kemi bere gjithmone si kane bere kinezet, por jo qe ne nuk kemi bere asnjehere si kane bere kinezet.

    Reply to this comment
  3. Oficeri pa grada..OFICER, October 18, 22:41

    Hetem Halili te lumte goja/
    Leonard Veizi ia ben FORRA !

    Leonardh Veizi te lumte Pena;
    Het’em Halili ato kujtime sjelle,
    Sjelle kutime te kohes APONGJE
    Kohe te cilen,poshteruar “derrat”.
    Po “derrat”dihet derra mbeten
    Ceshtia eshte,mos futen ata,ne”ferra”.
    Dihet “ferrat” si ato perhapen,
    Ndaj “ferrat”priten e ngordhin”derrat”.
    Pa tjeter njeriut shikoi PUNEN
    Jo ! GUNEN !
    Dhe dihet kur mbahet GUNA
    Keshtu qe per kohen..
    Mire u hoqen GRADAT.

    Oficeri pa grada po -OFICER !

    Reply to this comment
  4. Oficeri pa grada..OFICER, October 18, 22:46

    Hetem Halili te lumte goja/
    Leonard Veizi ia ben FORRA !

    Leonardh Veizi te lumte Pena;
    Het’em Halili ato kujtime sjelle,
    Sjelle kutime te kohes APONGJE
    Kohe te cilen,poshteruar “derrat”.
    Po “derrat”dihet derra mbeten
    Ceshtia eshte,mos futen ata,ne”ferra”.
    Dihet “ferrat” si ato perhapen,
    Ndaj “ferrat”priten e ngordhin”derrat”.
    Pa tjeter njeriut shikoi PUNEN
    Jo ! GUNEN !
    Dhe dihet kur mbahet GUNA
    Keshtu qe per kohen..
    Mire u hoqen GRADAT.
    Ushteria Garanci e vendit
    Ate mire duhet ta shohe “kuvendi”.
    Pa tjeter teorie “Gjithe populli ushtar”
    Pa pa tjeter,krye saj- ka KOMANDANTE…!

    Oficeri pa grada po -OFICER !

    Reply to this comment
  5. ShkoDrani October 18, 23:19

    Pershendetje Zeri i Popullit,
    Nje mik me kerkoi tju pyes se kur do te rikthehet zyra e propogandes ne KQ ne seline tradicionale?
    Te fala o bolshevike te mjere

    Reply to this comment
  6. The truth (of fake) October 19, 00:07

    Wow! This is a sensation…

    Vë bast me cilindo prej ditarëve hoxhistë, se ke njëra prej fotove përkrah Dullës ka dalë “THE TRUTH-i”, pionieri i xhaxhit, i njohur në forum si mjeshtri i përdorimit të kyçit të dorës (copy & paste).

    Pse do pyesë dikush?

    Shumë e thjeshtë… Po ta shikoni me vëmendje foton e dytë nga poshtë, Dulla mban të shtrënguara në krahun e majtë buqetën që ia pati bërë dhuratë “the truth-i”. Mos e besoni po deshët, po këtë historinë e buqetës me lule e ka treguar vetë në këtë forum.

    Eh truth, truth… Kqyre pak veten sa lezet të kishte aso kohe xhamadani dhe qeleshja. Një fytyrë foshnjore kaq të lumturuar sot edhe Kim Young-u do ta kishte zili. Edhe ai, njëlloj si komandari “inë” leqendar, i ka tejmase “për zemër” fëmijët. Gojët e Liga thonë se diktatorët i përdorin fëmijët për propagandë… Enveritët kurrë s’do e pranonin një “fake” të tillë. “Hipotezat” e të bërit propagandë me fëmijë janë po aq dubioze sa dhe fletërrufetë e tua extra-large. 😉

    Reply to this comment
  7. Sazani October 19, 02:08

    Bo bo , more ç’është ky debil komisar që akoma na flet si komisar pasi ka varrosur socializmin dhe ushtrinë popullore ?!
    Me ato idiotizma që bëri udhëheqja tradhëtare shqipëtare , grushtshteti duhet të kishte bërë ç’do njeri normal në Shqipëri , e jo më ushtria .
    Ushtria kishte në radhët e saj pjesën më të shendoshë , më të sinqertë në dashurinë për atdheun , më trime të shoqërisë . Kjo e trembte udhëheqjen tradhëtare dhe prandaj e degjeneroi ushtrinë , e bëri të paaftë dhe pastaj iu thoshte oficerëve ku po e çoni ushtrinë . Kjo ushtri e shpartalluar , e trembur nga komisarë trutharë si ky që dërdëllis këtu , zbathi brekët në 1997 dhe bëri hatanë duke braktisur depot e armatimit .
    Treshja tradhëtare- Enver – Mehmet – Hysni që me metoda mafioze u ngjitën në krye , nuk mendonte për Shqipërinë por , si të ruante pushtetin personal .
    Ajo nuk mendonte , as për luftë , as për paqe .
    Nuk mendonte për paqe se u shpalli luftë të gjithëve , nuk mendonte për luftë sepse e shpartalloi , e paralizoi , e nxori jashtë luftimit pa hyrë në luftë , ushtrinë . Pasi diskretitoi dhe pushkatoi kokën e ushtrisë , s’kishte më oficerë , kishte vetëm pula të lagura , krenaria e oficerit kishte përfunduar në WC e KQ . Tashti tradhëtarët e bënin gjumin rehat .
    Unë nuk po futem në polemikë me idiotizmat që këput pa droje ky komisar- fosile . Për këta tipa asgjë s’ka ndodhur , këta patën një ushtri që s’e kish asnjë . E ç’faj kanë këta , sipas truve edhe detyra: je i ditur -je i rrezikshëm- detyrë të ulët , je rryp- me ty e bëjmë gjumin të qetë – ngjiteni lart .
    Ky komisar , që edhe tashti s’e mban vendi , por , rri-rri dhe periodikisht na bën të ditur se ka qenë jo dosido , por, komisar i Korpusit 7-të , inspektor I përgjithshëm në Drejtorinë Politike etj etj në vënd që t’i vijë turp nga vetja që e shpartalloi ushtrinë pa hyrë në luftë dhe duke iu servilosur udhëheqjes tradhëtoi fitoret e Luftës , dërdëllis kodra mbas bregut .Akoma ky mbron heqjen e gradave dhe Letrën e Hapur , që i bëri varrin Shqipërisë !
    Gradat i duhen ushtrisë , jo personit , ndryshe ushtria është një kope , ashtu siç i duhej shokut Enver për t’a bërë gjumin të qetë .
    Beqir Balluku , Petrit Dume, Hito Çako , Vaskë Gjino , Abas Fejzo etj etj etj…..ishin njerëz të ndershëm e besnikë . Ata ishin trima , ishin fshatarë të sinqertë, s’kishin në mëndjen e tyre as një çikë bonapartizem dhe shumë keq që s’i ngjan një çikë Bonapartit .
    Intrigantët e politikës , gjithmonë u kanë ngrënë kokën ushtarakëve . Kështu ia bëri edhe Hrushovi , Zhukovit por, nuk e vrau si ky yni që , jo vetëm I vriste pasi i torturonte çnjerëzisht , por , iu zhdukte edhe varrin .
    Turp e jazëk u qoftë , që s’i bënë grusht shteti !

    Reply to this comment
  8. Adih October 19, 03:15

    E tmershme ,e pa besueshme ,kur shikoj kete fotografine qe ka dale diktatori civil ..Si ka mundesi cfare kafshe ,Ky diktator frkacak ,per” te ruajtur bythen e vet” ,nga endrat qe shikonte 90 % te ketyre burrave ,ky i sharroi ,i vrau ,pa permendur edhe grate dhe femijet ,vdiqen burgjeve ,vetevrasje dhe internime .Ishin edhe shoke .Sigurisht ka faj e shoqja Nexhmija ,se mund ta ndalonte diktatorin ,dhe Rama i rriti pensionin ?????
    Sinqerisht kam dhimbje te thelle , kur shikojme, qe ka akoma njerez qe e lavderojne ,Si ka mundesi te kete aq injorante ne kete shekull ta admirojne . Ose jemi rrace e poshter e budallenj ne Shqiptaret .Ah o Zot i madh na meshiro.,te pakten ne qe e hame pyken .

    Reply to this comment
  9. kris 1 October 19, 06:35

    Analize kafensh.Ndryshimet erdhem se ekoniomia me prishjen me ruset ra ,traktati I Kish mderprere ndihmar udhe I duhej here qejfi kines.Ushtria kontrollohej nga partia dhe ishte nen surcejimin e rrepie Te sigurimit

    Reply to this comment
  10. demo October 19, 09:55

    Nuk ka ne bote ushtri pa grada<Qekur njerezit e shpellave sulmuan njeri tjetrin me gure,me i zoti vendosi nje kurore me dhembet e trofese,qe ishin gradat e gjeneralit.Tani dhembe mamuthi nuk vendoste dot se vinin 80 kg,por dhembe derri vene edhe sot.Enveri i beri te gjithe njesoj.U hoqi dhe uniformen.I beri lecke,nuk dihej kush komandonte repartin:Komandanti,Komisari,Sekretari i Partise apo Shefi i Sigurimit?Gjeneralet dhe kolonelet u zhgrryen tek tasi groshes,me ushtaret dhe kapterrat e magazinave qe te shkriheshin me Masat,Drejtuesit jau pushkatoi,denoi,denigroi,Ushtria dhe popull jane nje.Jo ate armatim qe kishte,po te kishte edhe bomben atomike ushtria shqiptare qe do te luftonte me superfuqite,nuk luftonte dot me mizat.Fakti e tregoi qe Sali Berisha me urdhra administrative i detyronte te dorzonin repartet dhe depot e armatimit rrugaceve plackites ne 97 dhe nje cope shkerdhen,pa asnje funksion ne ushtri, i detyronte te dorzonin municionin e Ushtrise ne barrakat e Delijorgjit,ne 2008.
    Vajhalli sikur te kishin hapur lufte me Greqine,me Jugosllavine,me SUPERFUQITE, keta!!!
    Ushtrine e shkaterroi klika enver-mehmet,ashtu si shkaterruan Ekonomine.

    Reply to this comment
  11. ari October 19, 15:46

    Heqja e gradave ka qene vendimi shume i drejte per kohen. Do ishte shume veshtire dhe e pamundur qe te mund te sistemohesjin oficeret ne baze te gradave dhe karieres. Ashtu si sot qe me gradat ekzistuese largohet oficeri edhe 35 vjec se nuk mer dot graden e rradhes. Ajo menyre pa grada krijoi barazi dhe drejtesi ne rradhet e oficerave. Hetem Halili ka qen nje ofice shume ndershem dhe intelektual e njoh personalisht pasi kam punuar me te.

    Reply to this comment
  12. demo October 19, 16:32

    Foto e dyte. Nga e majta ne te djathte Foto:Gjeneral Prodani,Spiro Moisiu,Kadri Hasbiu,Beqir Balluku ,Enver Hoxha,Mehmet Shehu,Petrit Dume,Hito Cako,Aranit Cela..

    Reply to this comment
    • Sazani October 19, 19:14

      Demo !
      Prano një korigjim :
      Dy gjeneralë i ngatërron – nuk është Muhamet Prodani , por është Sadik Bekteshi , nuk është Hito Çako , por Mihallaq Ziçishti !

      Reply to this comment
  13. Guri Naimit D. October 19, 18:02

    Ajo ishte KOHA e MBRODHESISE shqiptare….
    P e r j e t e s i !
    .
    Nese mundei ju atje ne Arkiv te fotografive te vitit Ri 1952 nxirni fotot se kemi gjene jo pake po 100 femijen nxenes te dalluar te mbare vendit, ne ate Feste te 8 vjetorit te clirimit dhe Ne, femije dhe “Heronj te Veprave te Para te ndertimit si Sali Vata me shoke.
    VO.Me 25 Tetor eshte fsta e DRITAVE,c’faqni c’ka media per ate dite feste ne mbare shqiperine…
    Nostalgji.. nje nder te 100ntet- Ndjese atyre qe si kemi midis nesh. Jete te gjate te mbijetuarve,si shoqia ime dhe shoket ne ate feste te madhe;Haxhire Eshia,nxenese e shkolle “10 Korriku”,sot Doktoreshe ne pesion sa Kadri Gjata e te katertin ta thote vete,artisti skenes sa penes.Joro Papingji, ne mos gabohem.
    Gezuar festa e NENDOREVE Mbare shqiptare!

    Pasues Veteran 83 vjecari;

    Toronto18-10-2018 Dhimiter M.Xhoga(Guri Naimit D)

    Reply to this comment
  14. demo October 19, 20:10

    Sazan flm.per verejtjen,ke te drejte.Emrat nuk i shenova se jam expert,por t`i kujtoj redaksise kete sherbim te vogel me rendesi te madhe.

    Reply to this comment
  15. patriot me kembe ne toke October 19, 20:12

    Analize e shkelqyer enveristo-marksist-leniniste, per tu patur zili nga maoistet e mbetur ne bote.

    Reply to this comment
  16. Guri Naimit D(Dh Xhoga) October 20, 20:05

    Une-urime pleqerie po ju jap-O “Plaku Xhuxhumaku”
    Une..urim pleqerie po te jap-0 “Plaku Xhuxhumaku”!

    Faleminderit per “sygjerimin”o “Plaku Xhuxhumaku”.!

    Se kush na beri te marim keto rruge..pa tjeter provizore,dihet ….
    Te tjerat qe thuaj per mua dihet, jane TUAJAT…..
    I gezofsh e, pleqerine mira ta kalosh.
    Guri Naimit D

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku October 20, 22:40

      O Guri, na trego pak cfare do ne Toronto? Ku kullot, apo ha wellfaren e shtetit kapitalist kanadez? Sa per pleqerine, urime ke edhe nga ana ime, u plaksh sa me shume e te rencin dhembet, po s’te kane rene akoma.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim