Heqja e mandatit, mungon Aqif Rakipi. LSI e PS: Të shtyhet vendimi

January 3, 2018 12:54

Heqja e mandatit, mungon Aqif Rakipi. LSI e PS: Të shtyhet vendimi

KQZ shqyrtoi sot heqjen e mandateve të deputetëve Aqif Rakipi (PDIU) dhe Gledion Rehovica (LSI). Ky i fundit ishte i pranishëm në mbledhje bashkë me avokatin, ndërsa mungoi Rakipi i cili u përfaqësua vetem nga avokati. Të dy deputetët nuk deklaruan në formularin e Dekriminalizimit që janë ndaluar nga policia italiane si dhe nuk deklaruan emrat e rreme që kanë përdorur jashtë vendit.

Në nisje të mbledhjes, anëtari i LSI në KQZ, Gëzim Veleshnja tha se kërkojmë informacione shtesë nga prokuroria pasi për herë të parë ndeshemi me termin “raportim policor”. Në një stacion policie mund të shkojnë shumë raportime brenda ditës më pas vendoset nëse do të ketë procedime. Në pjesën e dytë të akuzës thuhet ‘të dhënat e përcjella nga drejtësia italiane, por nuk thotë kujt institucioni i referohet’. Sqarimi i këtyre dy momenteve është shumë me rëndësi, theksoi ai.

Kjo kërkesë u mbështet nga nënkryetari i KQZ, përfaqësuesi i PS, Denar Biba i cili tha se duhet të shtyhet mbledhja. “Ne po bëjmë procedurat, sepse nuk kemi procedura. Edhe ligji përkatës nuk parashikoi procedura, ne jemi organi vendimmarrës. Na duhet të vendosim për kërkesën e kolegut Veleshnja”.

January 3, 2018 12:54
Komento

1 Koment

  1. Gezimi January 3, 13:52

    Mire se LSI ka hak te kerkoje shtyrje vendimi per ate Rahovicen e tyre, por c’ne PS qe kerkon dhe ajo shtyrje per ate derdimenin e PDIU, Rakipi? Apo e konsideron kontigjenin e vet Qifen se nuk rri dot Rama pa deputete me precedente penale afer.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*