Heqja e ministrave, gabim. E majta po reflekton çoroditje

March 19, 2017 02:28

Heqja e ministrave, gabim. E majta po reflekton çoroditje

“Në 2013 e majta shqiptare i fitoi zgjedhjet me 1 milion vota. Kjo përbën mazhorancën më të madhe nga tërë parlamentet në vendet e Europës. Në vend që kjo mazhorancë, që ndoshta s’do të arrihet më, të përdorej me guxim, në veprimet dhe vendimmarrjet politike të Kuvendit, qëndroi e plogët dhe jo efektive. Kurrë nuk e kam kuptuar pse ka ndodhur një gjë e tillë” – thotë në një intervistë botuar sot në DITA, akademiku Moikom Zeqo.

Zeqo mendon se heqja e ministrave ishte një gabim.

“Shikoni se ç’ndodh këto kohët e fundit. Pa asnjë arsye të dukshme, pa as ndonjë sinjal paraprak, papritur Edi Rama i ndërron 4 ministra, ndërkohë që zgjedhjet e përgjithshme parlamentare janë kaq afër, në një hapësirë kohore prej pak muajsh. Pse u bë ky ndërrim? Në një funksion më të lartë, të fuqizimit të PS-së? Nuk e besoj aspak këtë gjë. Dy nga ministrat, Saimir Tahiri dhe Ilir Beqaj qenë më të kritikuarit dhe më të sharët nga opozita. Rama bënte, kinse, i mbronte deri në fund këta dy ministra. Dhe befas i zëvendëson duke krijuar dhe një precedent që ministrin e Brendshëm të ardhshëm, Fatmir Xhafaj, i cili ka luajtur rol në reformën në drejtësi, ta bëjë një shënjestër të gatshme, krejt të panevojshme, duke cenuar dhe reputacionin e këtij deputeti. Dy ministrat e tjerë Klosi dhe Çuçi ishin normalë, gati të pakritikuar nga opozita. Po këta pse u hoqën? S’ka asnjë arsye” – komenton akademiku, anëtar i Kolegjiumit të DITA.

Ai ironizon idenë se ministrat u hoqën për të bërë koordinatorin në zgjedhje.

Arsyeja e arsyeve, siç do të thoshte Don Kishoti, është se gjoja këta ministra u hoqën për të qenë koordinatorë për zgjedhjet e ardhshme politike. Po këta koordinatorë janë me kredenciale të cenuara publikisht dhe politikisht. Ata mund të ishin koordinatorë edhe duke qenë ministra. Tani statusi i tyre është akoma më qesharak, ata nuk janë as deputetë, sepse ka qenë kusht që bërja e ministrit do të thoshte që të hiqte dorë nga mandati i deputetit (edhe këtë gjë nuk e kam kuptuar kurrë pse duhet të ndodhi!). Por ç’do të bëjnë këta koordinatorë?  Pse koordinatorët janë gjithçka për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme politike? Ç’është ky koncept pseudoteorik që gjoja në një parti politike “pakica” mobilizon shumicën? Me një fjalë “motori i vogël” ndez motorët e mëdhenj” – thotë Zeqo.

Ai shton se ndihet  “shumë i shqetësuar si qytetar, si njeri i letrave duke parë se e majta shqiptare reflekton një çoroditje midis deklaratave pompoze dhe pasigurisë së veprimit, midis fantazmagorisë dhe realitetit”.

“Heqja e ministrave të PS-së me të drejtë trumbetohet si fitore e opozitës. Kjo e ka stimuluar opozitën. E ka bërë më të motivuar. Nuk e kam menduar që mund të vinte një rezultat i tillë, që e theksoj, për mua është krejt virtual. Opozita kërkon qeveri teknike.  Unë nuk jam profet dhe as dëshiroj të jem profet. Por unë mund të bëj pyetje logjike dhe racionale. Po nëse Rama zbythet, tërhiqet dhe në një moment dobësie politike të pranojë edhe qeverinë teknike? Ç’do të ndodhë atëherë? Ky parashikim në konditat e rënduara mund të ketë shumë ithtarë. Natyrisht që një qeveri teknike do ta komplikojë më shumë situatën politike. Një qeveri teknike do krijojë pasiguri – thotë Zeqo, në intervistën që mund të lexohet sot e plotë në DITA.

Dita

 



March 19, 2017 02:28
Komento

19 Komente

  1. Merre me lang se mishi u hang. March 19, 05:04

    Gjatovillo dhe bojaxhiu i pallateve me shigjeta Edi Corapekuqi ka bere te fortin vetem ne PS se jashte saj eshte zbythur dhe denigruar nga Likja me Saliun.
    Corapekuiqi ka drejtuar Qeverine sikur te ishte ne Opozite edhe Gjin Gjonat e Voltanat kane tallur by** me te, ka drejtuar si i zene ne faj dhe i ka rruajtur b** krimineleve Sali, Lulush, Ridvan, , Imam, Medi, Ardian, Shkerdhen e cfare te permenesh me tej, mashtrim i plote i 1 milion votave.
    Edi shko hap ndonje ekspozite per zhgaravinat, hap krahun si Kryeminister se nuk je per kete pune, ka djem shume me te afte dhe burra ne PS qe dine te drejtojne dhe te vene para ligjit cdo kriminel, mjaft me batuda e parodi, me keto merret “Portokalli”.

    Reply to this comment
    • Agroni March 20, 11:23

      O Zeqo
      Shqiptar, te rrjepsha shtate lekur
      Europian s’do behesh kurre!
      Kur ha populli buke me krimba,
      Dhe drejtesia shpejt t’vej klithma!

      Reply to this comment
  2. Artan March 19, 05:58

    E more pensionin e posacem o Komi? Futja pordhes tani, bashke me ate arkitekten qr zhvati tere Durresin. Pirdh o Komi pirdh se te ka ardhur koha.

    Reply to this comment
    • Natra March 19, 14:31

      Sa turp, qe flet keshtu dhe me fjale banale. Kush te paguan? Saliu?

      Reply to this comment
      • mira March 20, 11:29

        #Natra
        E pse Saliu apo Edi?
        Kjo eshte pasoje e bukes me helme e me krimba, dhe edukata e njeriut te ri socialist, pa din e pa imom! Si Ilir Hoxha, cuni i Enverit, a nuk e degjove da fjalor te ndyre kishte, ne interviste me Keda Kacelin?

        Reply to this comment
  3. demo March 19, 06:50

    Rama eshte frikacak.Nje disfadist qe dorzohet nga britmat e armikut,merr ne qafe gjithe ushtrine,

    Reply to this comment
  4. fteri March 19, 08:53

    ****Të trembesh L.Bashës ,një kundërshtari me rekorde kriminale ,një bufoni prej kartoni që erdhi në krye të PD-së me ndihmën e Argita Berishës dhe u vu në shërbim të familes mafioze ë babajt të sajë ,pa pik kontributi , është e turpëshme dhe e pa lejueshme për EDI RAMËN !

    *****L.Basha ,një hajdut ordiner i vjedhjes 250 milon euro të rr.kombit që i shpëtoi dënimit me falsifikime raportesh mjeksore dhe ndihmën e gjyktësish në shërbim të familes mafioze Berisha !

    *****Ti friksohesh një vrasës i të 21 janarit ,një kriminel i pa ndëshkuar nga drejtësia shqiptare për shkak të falsifikimit provave nga S.Berisha ,L.Basha është fatale !

    *****Ti friksohesh një tradhëtari të shitjes së teritorit detar greqisë që i ka shpëtuar ndëshkimit ligjor ,është skandaloze e turpëshme !?

    Ti friksohesh një dembeli ordiner që fleti gjumë katër vjet në krye të bashkisë Tiranës pa dhënë asnjë kontribut për shqiprinë e Tiranën është absurde.

    L.Basha mbahet mend veç për zullume,për shkatrrimin brenda një jave të Stacionit trenit kryeqytetit ,dhe asëgjë tjetër të mirë nuk bëri përveç, rrënimit e vjedhjeve të fondeve të Bashkisë kryeqytetit.

    -Po si mor E.Rama i trembesh një dallkauku ordiner ; po të përdorim krahasimin tëndë me L.Bashës jeni si dita me natën !
    -Ti ndërtove Tiranën qytet metropol europian ,
    -Tindërtove shqiprinë e bëre ti vijë era shtet ,ekonomia po rritet ,pensionet po ngrihen ,rrugët e qytetet po ndërtohen reformat po japin rezultat të suksesëshme branda 3.5 vjetve të qeverisjes tënde .

    Qëndro ore kryeministër deri në ditën e ligjëshme të zgjedhjeve se ke votat e një miljon shqiptarve, je më i miri puntor-reformator .

    Shpartalloi surretëzezët ,egoistët, kriminelët ,çëpifsit ordiner të çadrës së krimit të S.Berishës dhe L.Bashës .
    Këta janë shkatrruesit e zjarrëvënsit e ushtrisë dhe shtetit shqiptar për 26 vjet !,
    * tradhëtarët e shitjes detit te greqia !,
    * Vrasësit e Gërdecit dhe 21 janarit !
    * Vjedhësit e 250 miljon eurove të rr/kombit. !
    Jan kriminel të pa ndëshkuar nga drejtësia shqiptare. !?

    Këta jan armiqët që ke përballë or EDI RAMA,mos u frikso se ke populklin që ju mbështet ,por jo gjithmonë ?

    Kjo mafje e S.Berishës është kundër:
    – weting-ut, reformës në drejtësi ,
    -kundër SHBA-së dhe B.E -së
    -Është mafja që ka ngritur çadrën e krimit rezistencën kundër BE-së për të mos dorzuar, edhe me forcë gjyqësorin e kriminalizuar e njollosur në krime .
    – Për ta përdorur si mburojë ligjore në krimet e tyre që kan kryer për të këqiat që i kan shkaktuar atdheut e kombit.

    Për 26 vjet S.Berisha dhe L.Basha vodhi ,vrau dhe shkatrroi atëdheun si mallë pa zot ,vunë për vete pasuri prrallore ,jan autorët e kriminalizimit dhe varfërisë së popullit ,prandaj :

    DUHEN TË VAREN NË SHTYLLËN E TURPIT TË HISTORISË KOMBIT.!

    Reply to this comment
    • Miltiadhi March 19, 14:34

      Jam shume dakort me gjithshka shkruan.Te lumte dora.

      Reply to this comment
      • Vera March 20, 12:24

        @ Natra
        E pse Saliu apo Edi, se ky i fundit e ka me superiore, fjalorin e eksrementeve!
        E kane nga helmet e krimbat qe hane, nga edukata e njeriut te ri socialist,nga mesimet e marksizem-leninzmit, pa dine e imom! Atehere nuk kishte as pornografi dhe po te degjeneruar! Kishin vetem frike, por jo rrespekt! Pse nuk e degjove fjalorin e Ilir Hoxhes, djalit te Enver Hoxhes, ne interviste me Keda Kacelin?

        Reply to this comment
  5. info analitike March 19, 09:08

    Je shprehur si militant o Moikom. Si dikush qe mendon vec per partine e nuk e kupton se cfare ndodh realisht. 1 milon votat u moren duke shkelur me kembe te vdekurit ne shesh. Pra qe ketu u ndertua dicka mbi baza shantazhesh. Tahorri ka qene nder me te kritikuarit dhe nga interpoli sepse eshte sjellur si kapobande e jo si minister drejtesie. Per Beqen nuk po shprehem se te prek drejtperdrejt. Po qe te mbrosh Xhafajn eshte hipokrizi. Si mund te pretendohet te behet reforma ne drejtesi dhe vettingu me figura te super diskredituara si Xhafaj!!!
    Rindjotet deshtuan duke treguar se jane te afte vec per vjedhje e zullume e jo per nje qeverisje te mire profesionale.

    Reply to this comment
    • korçari March 19, 10:06

      O Info aletike po mire se Xhafa qenka i deskridituar (nuk eshte permendur ne asnje pune te piste drri tani)dhe po akuzohet se eshte “agjent”i Europes dhe SHBA-se cilet nga figurat e PD-se mund te nxerresh te “Lare”:Ristanin ish avokat i denuar nga Salehu,Paloqen nje injorant qe nuk di çfare flet,Noken qe si fjale di vetem grushtat (normal per nje shpellar)apo Lulin qe do t’i duhet te justifikoje milionat “e fituara” ne burse dhe eshte e kote te flasim per Salehun,nje keshille :Mendo per femijet tuaj se 27 vjet kalove me Salehun dhe shih ku jemi nuk mund te behet shtet nga SHPELLARET dhe se fundmi nuk po shihni se po beni te njejtin diskutim kunder kapitalizmit dhe “armiqeve” te Shqiperise ku futni dhe amerikanet per te mbrojtur Salehun &Co 5(Nqs Xhafa ka qene hetues Salehu ka qene Sekretar partie dhe dihet kush viheshe sekretar)

      Reply to this comment
  6. Jetimet e 21 Janarit March 19, 09:30

    Mojkom,
    Ke shume te drejte qe arrin ne konkluzionin ‘Çoroditje e se majtes’ por nuk ke fare te drejte kur kete force politike e quan te ‘majte’!
    Sa i takon asaj qe thua qysh ne fillim se pse nuk ka bere asnje kjo ‘maxhorance’ dhe nuk arrin ta ‘kuptosh’ eshte per te ardhur keq se kete e kuptojne edhe gomeret e Peqinit:Kjo maxhoranca vuan mekatin origjinal jo te ‘kafshimit te molles’po te ‘ngrenjes se ngjales’.Per te ardhur keq por ti si shume intelektuale nuk ua nxe goja te thoni qe IOlir Meta apo me emer arti ‘Like Floriri’ jo vetem nuk perfaqeson parti e aqe me teper te majte por eshte fatkeqesi e te ashtuquajtures politike te ‘kokepalareve’!

    Reply to this comment
  7. Hamid Kryeziu March 19, 09:46

    Ky shkrim nuk eshte komentim i mendimit te Akedemikut tone te njohur,Zeqo.Shfrytzoj rastin te solidarizohem me Akademikun ne lidje me gjendjen aktuale ne Shqiperi.Nese rezultatet e “Qershorit 2013” ishin te rregullta dhe te pranuara atehere e majta apo e djathta apo ndonje tjeter e mbetur ne opozite duhet te UL BISHTIN dhe te pres QERSHORIN tjeter. Ne momentin e “luftes se rivaleve” ndryshimi e perberjes se Qeverise do te thot deshtim i politikes katervjecare te cilesdo qeveri.Sadopak,mazhoranca,Rama, eshte dashtur te veproje ne nje menyre tjeter per te pajtuar kombin e ndare ne dysh e qe i vie ere “1997”.Ndrrimi i Qeverise nuk paraqet faktorin e pajtimit kombetar.Piramidalet e kanabisi nuk mund te justifikojne trazirat si ajo e 1997.Ato sherbeijne vetem si pretekst per perfitime amorale e ne deme te kombit,qytetarit.
    Pajtimi kombetar duhet te ndodh ashtu qe qytetarit t’i sigurojme te drejten e zgjidhjes, te drejten e te qenunit majtiste apo djathtiste apo dic tjeter.
    Akademikun Zeqo e pershendes dhe i uroj nje inisiative si ajo e Anton Cettes per te zhdukur ate me te shemtueren,per te zhdukur nga fjalori tog fjalet “komuniste-balliste”,te “veriut-jugut”,te “ndershem-jo ndershem” etj.!

    Reply to this comment
  8. Kariz Matik March 19, 10:11

    Taktikat e sprapsjes para presioneve te CETES MEKATARE te ndeshkuar ne 2013-en me vote masive, dhe marrja e masave ndeshkimore, jo kunder NOMADEVE CADRISTE qe “protestojne” jashte cdo te drejte ligjore duke zaptuar ambjentet publike dhe bulevardet, por kunder qytetareve te varfer e te pafuqishem, per CETEN E FASADAVE keto deri me sot kane rezultuar thjesht si praktika pune.

    Praktika keto qe nuk filluan ashtu “pa pritur e pakujtuar”, sic kerkon te pretendoje dikush, por fill pas marrjes se mandatit 4-vjecar. Per kete jemi deshmitare te gjithe, paksa se krahas vezhguesve te vemendshem, sigurisht qe ka mjaft zvarranike, te cileve interesi do i bente te kundershtonin me kokefortesine e idioteve te dobishem kete fakt evident.

    Te besh per kater vite me radhe rolin e te verberit e tu rahesh si lajkatar krahet pushtetareve per “reformat” e propozuara aq bujshem por te mbetura vetem ne leter, kjo, pak muaj para zgjedhjeve te reja, per mendimin tim, eshte jo vetem ankese e vonuar, por per rrethanat e pasigurta dhe te paparashikuara, eshte njelloj sikur t’i heqesh dhe nje shuplake vetvetes.

    Fakti qe kane kaluar gjithe keto jave dhe CADREN TALLAVÁ te ngritur ne mes te bulevardit dhe mu perballe kryeministrise nuk guxon ta shkule dot as bashkia, as velia, dhe as mavria, kjo deshmon katercipisht, se kemi te bejme ose me nje marreveshje te heshtur midis “KOLERES dhe PESTIT”, ose me ZBYTHJE te turpshme rilindase.

    Si ka mundesi qe nje parti si PS-ja te fitoje aq besim sa te dale aq e forte pas zgjedhjeve parrlamentare ne 2013-es, dhe ne vitin e pare qe pasoi filloi ta humbe menjehere besimin e elektoratit?

    Si ka mundesi politikea pro-popullore e periudhes para votimeve, te kthehet menjehere ne politike anti-popullore?

    Si ka mundesi qe kater vite me radhe flet me elektoratin me gjuhen “kalova lumin ju dhjefsha kalin”, dhe ne prag te zgjedhjeve te ardhshme te besosh se mund ta kapercesh edhe nje here lumin me po te njejtin kal te dhjere?

    Poema dy diteve me pare e Arben Dukes dhe shkrimi i soten i Moikom Zeqos, ndonese me tone ne aparence disi te buta, ato e vene theksin ke mosguximi, mungesa e efektivitetit, plogeshtia dhe paaftesia e qeverise per te zbatuar minimumin e mundshem te asaj qe pati ne dore te beje.

    Per te dy respekt!

    Reply to this comment
  9. spata March 19, 12:47

    Nuk po kuptoni azgje dhe komentoni kot se koti .Te gjitha ndryshimet e bera e qe do te behen nga Ps, jane ne perputhje me situaten politike ne Shqiperi. Vetem ai qe nuk di lojen e demokracise e komenton kete si dobesi e leshim te Ps.
    Sot nuk diskutohen kush jane pinjollet e Pd .Ata e kane shkruar biografine e tyre tradhetare. Problemi eshte populli qe ju vjen nga pas.Mos harroni se jane shume ata qe jane te kapur nga politika kooruptive e Pd. Kane krijuar nje ekonomi te pelqyeshme por e dine shume mire se cperfaqsojne ne te vertete kreret e tyre. Keto jane leshime per fukarajne qe duhet te kuptoje se ka ardhur koha tu jepet funde politikave poshteruese. Nem qe te te jap te rrosh edhe pa e merituar .
    Duke leshuar, deri ne piken qe mban ,corba e politikes shqiptare, njerzit do te ndergjegjsohen per ate qe luftojne dhe Aleatet.Shtet ligjor ku populli e drejtuesit te rrojne me djersen e tyre .Jo duke e shitur vendin ,vjedhur e vrare popullin .Kjo eshte filozofia e Vettingut qe, nje pjese e mire e popullit, nuk po e kupton dhe u shkon nga pas bllokuesve .
    Mojkomi eshte Akademik qe duhet te vlersoje dhe ate pjese te popullit qe mbeshtet Pd. Nuk eshte hata ne madhe te zvendesosh disa Ministra.Ka plot djem te rinje e te kompletuar per te punuar e drejtuar vendin.
    Mesazhi qe jep Ps eshte shume domethenes.E pat qendrimin e Z.Merkel me Trampin.Te gjithve na ra ne sy mos perfidhja e mungesa e respektit .Por Z.Merkeli e kaperxeu me gjakftohtesi e maturi arrogancen e Presidentit me te madhe qe bota i ka syte nga SH.B.A.
    Asnje ska lindur me karrike pas su… .Vetem pinjollet e pd me Saliun ulurijne e shkaterrojne cdo gje per karike .

    Reply to this comment
  10. Qytetar March 19, 13:22

    Leshoni komentet o burra e gra te gazetes apo keni hall se i prishet oreksi Edi Rames.

    Reply to this comment
  11. Nimeti March 19, 14:46

    Lexova shkrimin e Moikomit te botuar sot ne gazeten DITA dhe jam shume i prekur per kontributin e perhershem te Moikomit.Dje ka dale nga spitali e nuk rresht se shprehuri mendimet e tij te drejta e me vlere.Isha rastesisht ne spital tek hematologjia dhe pashe kushtet ose me sakte, mungesen e kushteve,qe shteti ose pushteti i ofron ketij kolosi te mendjes e te penes.Askush nuk e ka menduar ne 1992 se Gramoz Ruci do drejtonte socialistet edhe 25 vjet te tjera.Askush nuk e ka menduar qe zeri me i forte e i drejte i Parlamentit te viteve ’92-’96, Moikom Zeqo, nuk do te perfillej nga socialistet ne vitin ’97, qe do te flakej ne rruge nga berishistet ne vitin 2005 e qe do te lihej i braktisur nga ramistet e metistet ne vitin 2013.
    O njerez zgjohuni, se ky eshte shembulli qe te ndershmin e te diturin nuk e duan ata qe jane ne krye te shtetit shqiptar.Zgjohuni e mos u rradhitni as ne rradhen e Bashes, as te Metes e as te Rames

    Reply to this comment
  12. Arben March 19, 16:39

    IK O PELLO, KE RROJTUR ME PUNEN E KETIJ POPULLI, ASGJE NUK KE NGA MERITAT E TUA, POR THJESHT NGA SPIUNLLEQET.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*