Heqje licensash për spitalet private që nuk akreditohen brenda 6 muajsh

April 15, 2019 16:38

Heqje licensash për spitalet private që nuk akreditohen brenda 6 muajsh

Spitaleve private apo edhe klinikave do tu hiqet licensa nëse nuk akreditohen brenda 6 muajve nga marrja e lejes për ushtrim aktiviteti dhe në rastet kur nuk plotësojnë standartet.

Ky ndryshim është pjesë e projektligjit për kujdesin shëndetësor, i cili u prezantua nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Spitalet apo klinikat private që nuk akreditohen brenda 6 muajsh pas marrjes së licencës, do të pezullohen.

Ministrja Ogerta Manastirliu prezantoi në Komisionin e Shëndetësisë një projektligj të ri për kujdesin shëndetësor, i cili nuk ka ndryshuar që prej vitit 2015.

Duke vendosur për akreditimin dy momente të rëndësishme, momenti i plotësimit të standardeve bazë dhe pas një periudhe kohore dhe akreditimi për standardet optimale”

Manastirliu ka alokuar një fond prej 3% të buxhetit të saj për edukimin e profesionistëve e shëndetit, duke nënkuptuar këtu edhe trajnimet e bluzave të bardha

Në rastet që nuk realizohet dhe që nuk plotësojnë kreditet, përgjegjësia do të bjerë mbi Drejtorin e institucionin, i cili do të gjobitet.

“Përgjegjësi shumëfishe, edhe të drejtuesve të institucionit që do të kenë sanksione nëse nuk ndjekin të gjithë profesionistët. Por gjithashtu edhe të profesionistit”.

Ndryshime të tjera të parashikuara në projektligjin për Kujdesin Shëndetësor lidhen edhe me ndërtimin e një sistemi elektronik, ku do të hidhen të gjitha të dhënat për pacientët, duke ruajtur edhe konfidencialietin e tyre.

Ministria me anë të këtij drafti synon edhe krijimin së shpejti të Këshillit Kombëtar të Pacientëve dhe të Shëndetësisë.

 

b.b/dita

April 15, 2019 16:38
Komento

1 Koment

  1. Lili April 15, 20:48

    Ma ne gund pak rend?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*