HERËN TJETËR

June 8, 2019 12:10

HERËN TJETËR

Nga Viktor Malaj

Para disa kohësh, zoti Aldo Bumçi tha në një studio televizive se nuk duhej marrë me opozitën pasi, sipas tij, vendit nuk i vjen asgjë e keqe nga opozita, por nga qeverisja. Pohimi i tij nuk i përgjigjet aspak të vërtetës. Në mënyrë figurative, opozita është vajza që pretendon të bëhet nuse dhe zonjë shtëpie dhe verifikimi i sjelljeve të saj, analiza e tyre janë po aq të rëndësishme sa edhe të qeverisjes. Kjo rëndësi  bëhet akoma më e madhe kur kemi të bëjmë me një opozitë që ka nusëruar disa herë dhe po aq herë është treguar e padenjë dhe për këtë shkak është ndarë nga “burri” popull, herë me marrëveshje dhe herë me dhunë. Dhe, tani dëshiron dhe mëton të kthehet tek “burri i parë” me dhunë dhe me alibinë se herën tjetër e ndau nga “burri popull” ajo (shumica e sotme) që u martua me popullin duke e shformuar vullnetin e tij, sepse ai vullnet, “i përkiste” asaj, pra Partisë së Aldos.

Qysh kur vendosën të organizojnë protestat e dhunshme dhe imponuese, figurat e konsumuara opozitare nuk pushojnë asnjëherë së thëni se, gjasme, populli del në protesta sepse është i zemëruar me Qeverinë dhe jo pse e nxjerrin ata dhe se, ata vetë thjesht shkojnë pas popullit. Që populli shqiptar, si çdo popull në botë, ka shumë arsye të jetë i pakënaqur me këtë qeverisje dhe të protestojë për shumë probleme të jetesës individuale dhe kolektive kjo nuk vihet në dyshim. Lulzim Basha tha para pak ditëve se herën tjetër: “Në protestën e ardhëshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani, vetëm ju”. E përkthyer në jetën e përditëshme dhe në perspektivë, kjo do të thotë se për dhunën e ardhëshme Basha dhe skuadra e tij qesharake e “udhëheqësve të roitur” nuk do të mbajnë asnjë përgjegjësi dhe se deri tani kanë qenë ata që e kanë përmbajtur “zemërimin popullor” por tani e mbrapa nuk do ia bëjnë më këtë nder qeverisjes.

Nëse është vërtetë kështu siç përrallisin Basha dhe gjithë të rënët nga pushteti, të dëshpëruarit nga kjo rënie dhe të pamerituarit për pushtet, atëherë këta nuk duhet as të caktojnë datë, orë dhe vend protestash, as të bëjnë thirrje për protesta dhe, aq më pak, të organizojnë autobuzë e makina anekënd Shqipërisë për të mbledhur në protestë “të revoltuarit” me Qeverinë. Le t’i lënë ata të dalin vetë në rrugë e sheshe dhe, kur të shohin se çfarë po iu bën “diktatura”, të vrapojnë për t’iu dalë zot. Në fund të fundit, le të ndodhë vetëm një herë që të mos i shohim në shesh këto fytyra hipokritësh dhe sharlatanësh, le të shohim vetëm zemërimin e popullit me qeverisjen dhe jo lajthitjen, egërsinë dhe pafytyrësinë e të eturve për qeverisje dhe sundim.

Larg hipokrizisë, demagogjisë dhe mashtrimit, për mendimin tim, simboli i këtyre protestave mbetet ai qytetari protestues me gjuhën e nxjerrë jashtë një pëllëmbë që na tallte përballë kamerave. Fotografia e tij, e botuar nga disa gazeta, nuk më hiqet nga kujtesa si përqeshje e gjithë shqiptarëve, pa dallime politike apo krahinore. Gjuhëjashti, si viktimë e padijes, vegël e manipulimit politik dhe pasqyrë e mjerimit tonë moral, duke na nxjerrë gjuhën përpara kamerave, ndërsa ishte pjesë e një proteste të dhunshme, duket sikur na thotë: Unë kam tridhjetë vjet që tallem me ju; iu shkoj mbrapa atyre që ju kanë dhunuar, mashtruar keqtrajtuar dhe nëpërkëmbur; unë iu kam shërbyer atyre shumë herë për fasadë nëpër mitingje, kam marrë pjesë në djegie e shkatërrime të vendit dhe pronës së përbashkët, iu kam zënë rrugën kundërshtarëve politikë të këtyre që më kanë thirrur sot në protestë; kam marrë pjesë në dhunimet e shumëhershme të proceseve zgjedhore dhe në mbushjen e kutive të votimit me fletëvotime të rreme; jam entuziazmuar dhe i kam përkrahur drejtuesit e protestës së sotme kur ju kanë rrahur, burgosur dhe vrarë; unë nuk kam lënë gjë pa bërë që këta të vijnë ose qendrojnë në pushtet me pahir dhe në kundërshtim me vullnetin e shumicës dhe, tani që janë pakicë morale dhe politike, unë po iu shërbej nëpërmjet dhunës të bëhen shumicë e rreme qeverisëse; edhe nëse nuk e arrij këtë, të paktën do të jap ndihmesën time në pengimin e progresit të vendit drejt Evropës; mua nuk më nevoitet Evropa pasi më mjafton kasollja në fshat, pylli pas saj dhe  pijetorja e katundit ku unë bëj qejfin tim falë demokracisë që më sollën zotërit e mi; ju mund të jeni shumica, por ligjin e bëjmë ne bartësit dhe ushtruesit e dhunës dhe të mosarësyes, si dje në pushtet ashtu edhe sot pa pushtet; ne kemi pushtetin e rrugës; a ka thënë dikur udhëheqësi ynë legjendar Sali Berisha se: “Pa pushtetin e rrugës PD-ja zor se do të kishte ardhur ndonjëherë në pushtet”?.

Ne nuk duhet ta fajësojmë Gjuhëjashtin, por ta lëmë në mjerimin e tij kulturor e moral pasi ai, fatkeqësisht, bën pjesë në atë masën e shqiptarëve që, ose s’ka mbaruar asnjë klasë shkollë ose pas mbarimit të fillores nuk ka lexuar kurrfarë libri në jetën e tij (sipas Eurostat). Ne duhet të merremi me demagogët politikë, keqpërdoruesit e Gjuhëjashtit dhe megafonët e tyre të medias të cilët t’i sjellin zorrët në grykë me demagogjinë, hipokrizinë dhe mashtrimet e tyre, me vajtimet e rreme për situatën aktuale politike dhe me predikimet e tyre antidemokratike, antihumanitare dhe antishqiptare. Përveç “Skuadrës së Shpëtimtarëve Politikë”, të kryesuar nga Basha, një numër jo i vogël analistësh inatçorë dhe anarkistësh të papërgjegjshëm, studiuesish të fushave të tjera dhe figurinash politike pa asnjë vlerë bombardojnë çdo ditë veshët e shqiptarëve me rrezikun që i kanoset vendit nga qeverisja aktuale dhe fatin e madh që po na troket tek dera me shfaqjen e shumëpërsëritur si shpëtimtarë të atyre që s’kanë lënë gjë pa i bërë këtij vendi përgjatë tridhjetë vjetëve.

Goditjen asgjësuese ua dha hipokrizisë, shumëfytyrësisë dhe mungesës së parimeve të tyre pohimi i zonjës  Odri Glaver (Audry Glover), Drejtuese e Delegacionit të OSBE/ODIHR në zgjedhjet e 30 qershorit. Zyrtarja e lartë e organizmit evropian që kujdeset dhe vëzhgon proceset zgjedhore prej shumë dekadash, deklaroi: “Nuk kam marrë kurrë pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve ku opozita nuk ka marrë pjesë në ato zgjedhje… Ne nuk i kemi njohur vetëm një palë zgjedhje dhe ato kanë qenë të vitit 1996”.

Për turpin e mëtuesve të “luftës për zgjedhje të lira” dhe të avokatëve të tyre të paskrupullt, të vetmet zgjedhje politike të kontestuara dhe të papranuara kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht kanë qenë zgjedhjet e organizuara, të administruara dhe të dhunuara nga “partia e lirisë”, partia e Lulzim Bashës dhe tutorit të tij politik, Sali Berishës. Zgjedhjet e para pluraliste, të organizuara dhe të administruara nga komunistët në vitin 1991 u pranuan ndërkombëtarisht si të lira dhe të drejta (free and fair) dhe Sali Berisha e Lulzim Basha, që na japin përditë leksione antikomuniste, nuk iu arrijnë as tek thembra e këmbës organizatorëve komunistë të zgjedhjeve të 1991. Nga ana tjetër, pohimi i zonjës Glaver tregon edhe ironinë e madhe historike, politike dhe morale të braktisjes së procesit zgjedhor, të paragjykuar si të padrejtë, pikërisht nga dhunuesit e çertifikuar botërisht të të vetmit proces zgjedhor të papranuar e panjohur nga OSBE.

Tani, përpiquni të gjeni qendrimet e analistëve, publicistëve, studiuesve dhe anarkistëve të sotëm ndaj procesit zgjedhor të dhunuar të vitit 1996. Atëhere ata heshtnin ose e miratonin dhunimin, ndërsa sot “shqetësohen” dhe çirren kundër një procesi zgjedhor të çertifikuar ndërkombëtarisht dhe të firmosuar (pra, të pranuar) nga të gjithë përfaqsuesit e “opozitës së rrugës”, në të gjithë nivelet e komisioneve zgjedhore. Atëherë heshtnin ose e përkrahnin një proces zgjedhor antidemokratik dhe kriminal sepse iu mbante në pushtet zotat dhe idhujt e tyre pa krena kurse sot çirren ndaj një procesi zgjedhor të ligjshëm. Këtu dalin hapur dhe qartë morali, parimësia dhe ndërgjegjja e tyre.

Aksioni i dhunshëm dhe imponues i opozitës së kaosit nuk duhet refuzuar për hir të Edi Ramës, por për tre shkaqe madhor: sepse mbështetet plotësisht mbi një alibi dhe keqpërdorim të disa informacioneve sporadike të paverifikuara ligjërisht; sepse pranimi i dorëzimit të mandateve dhe braktisjes së zgjedhjeve mbi këtë alibi krijon precedentë të rrezikshëm dhe të dëmshëm për stabilitetin afatgjatë të Shqipërisë dhe sepse nënshtrimi ndaj këtij truku politik mund t’i sjellë vendit jo vetëm dëme të mëdha ekonomike, por edhe konflikte dhe ndasi të gjata kombëtare e shoqërore. Alibisë dhe ekstremizmit të sotëm opozitar i duhet vënë “kufiri tek thana” në mënyrë që as e ardhmja të mos i nënshtrohet orekseve dhe lojërave politike të opozitave të ardhshme. Vetëm njerëzit pa parime, pa skrupuj, pa moral qytetar dhe pa ndërgjegje shoqërore mund të mos përfillin të vërtetën dhe tre shkaqet e sipërpërmendur, vetëm e vetëm që të ndenjurat e Ramës t’i zëvendësojë me ato të Bashës në kolltukun qeveritar. Autorët dhe avokatët e abuzimeve berishiste dhe të zgjedhjeve të papranuara të 1996 nuk mund të na shiten sot si luftëtarë të zgjedhjeve të drejta e të ndershme dhe as si gjykatës suprem të zgjedhjeve të çertifikuara të vitit 2017.

Ata që janë sot në pushtet nuk i dorëzuan mandatet parlamentare as kur iu dhunuan hapur zgjedhjet e 1996, as kur i rrahën publikisht në Sheshin “Skënderbej” pse protestonin kundër dhunimit të zgjedhjeve, as kur partia e Lulzim Bashës kishte mbushur kutitë e votimit me fletë-votime të rreme në 2009 dhe nuk pranonte hapjen e kutive për të verifikuar pretendimet e opozitës, as kur Lulzim Basha humbi zgjedhjet lokale për kryetar bashkie në kryeqytet dhe e përmbysi rezultatin duke marrë fletë-votimi paligjshmërisht nga kutitë e tjera, as kur ndodhi tragjedia e Gërdecit (e pranuar edhe nga S. Berisha si “krim shtetëror”), as kur nënkryetari i qeverisë së atyre që protestojnë sot u kap me figurë dhe zë duke bërë plane për korrupsin, as kur ” përfaqsuesi i vlerave evropiane ” me emrin Lulzim Basha u vrau katër protestues të pafajshëm në bulevard as… as.

Ky Lulzim Bashë, që përfaqson me krenari shpirtërisht, moralisht dhe politikisht berishizmin, e cila mbetet forma më e vrazhdë, arkaike, banale, e dështuar dhe antidemokratike e politikës shqiptare të këtyre 30 viteve, pretendon se “Unë jam brezi i ri. Do apo nuk do zoti Rama apo lakenjtë e tij, unë jam brezi i ri. Unë kam ardhur si pjesë e brezit të ri dhe përfaqsoj vlerat evropiane të besimit tek demokracia, tek zgjedhjet e lira e të ndershme. Jam njeri që kurrë nuk kam bërë kompromis me krimin…”. Lulzim Basha nuk përfaqson “brezin e ri” as si moshë por, mbi të gjitha, ai nuk përfaqson asnjë mentalitet, moral apo sjellje të re. Mjafton marrja përsipër prej tij në vijimsi të politikës kriminale berishiste, pjesëmarrja e tij në krimet elektorale të 2009 dhe 2011 dhe përfitimi prej tyre për ta bërë atë jo vetëm pjesë e “gardës së vjetër politike”, por edhe një individ politik i dalë tërësisht jashtë mode dhe madje i dëmshëm. Lulëzim Basha që iu ka borxh shqiptarëve 230 milion euro të korrupsionit në Rrugën e Kombit, që ka nxjerrë nga burgu me leje dy javore kriminelë të dënuar me mbi 20 vjet burg për ta ndihmuar në zgjedhjet e 2009 (shih korespondencën diplomatike amerikane të kohës) nuk mund të hiqet sot si luftëtar për drejtësi, dekriminalizim apo zgjedhje të lira.

Në një intervistë pë radion Dojçe Velle ai pohonte se: “Në shumicën e vendeve të BE-së predominon mendimi se nuk do të ketë vendim pozitiv për hapjen e negociatave pa u tejkaluar kriza politike…”. Moshapja e negociatave ishte edhe njëri nga synimet e tij dhe njëri nga shkaqet pse “kriza politike” u krijua artificialisht prej tij dhe grupit të politikanëve pa dinjitet që e shoqërojnë në aventurën regresive politike. Jo më kot Ministri Gjerman për Evropen, z. Michael Roth deklaronte para dy javësh: “Dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga Parlamenti janë absolutisht të papranueshme. Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë drejt BE-së. Opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese. Dyshoj se ajo nuk ka interes që Shqipëria të hyjë në BE”. Tani, le t’i japim përgjigje: a mund të “përfaqsojë vlerat evropiane” një njeri politika e të cilit konsiderohet “absolutisht e papranueshme” nga autoritetet më të larta politike evropiane?!

Propagandës mashtruese të Bashës dhe taborrit të tij se, gjasme, me aventurën e tyre po i shërbejnë Shqipërisë dhe shqiptarëve si dhe demokratizimit të vendit, iu jep goditje të pashërueshme Kryetari aktual i OSBE-së, zoti Miroslav Lajçak kur thotë: ” Ajo që shohim tani ulë besueshmërinë e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe rrezikon mundësinë e integrimit të mëtejshëm. Këto lloj taktikash politike penguese po e kthejnë vendin në vitet ’90 dhe nuk i shërbejnë askujt përveç se interesave politike të atyre që i praktikojnë ato “.

Lulzim Bashën dhe çetën e tij politike nuk mund t’i shpëtojë dhe as ndihmojë në aventurën e tyre vetëvrasëse as aleanca e një pjese të drejtësisë së vjetër e të korruptuar me politikën e vjetër e të dështuar dhe disa gazetarë militantë që po bëjnë çmos që disa materiale hetimore me përgjime të prokurorisë shqiptare po i përkthejnë dhe botojnë në gazeta të huaja me synimin për të ndikuar moshapjen e negociatave për pranim në BE dhe për të mashtruar popullin shqiptar sikur ato janë “përgjime gjermane”, siç tha njëri nga petritët më të padinjitet të politikës shqiptare. Këto përgjime nuk sjellin asnjë provë për përdorim parashë kundrejt votave, por thjesht përmbajnë biseda rreth votimeve dhe angazhime në propagandën zgjedhore të disa individëve pa integritet moral por, gjithësesi, që qendrojnë shumë më lart se vrasësit e liruar nga Lulzim Basha për zgjedhjet e 2009, se tutorët e prostitutave që i erdhën në ndihmë Bashës gjatë “Epopesë së Çadrës” në 2017.

Vetëvrasjes së Bashës nuk mund t’i bëjë derman as pohimi i turpshëm dhe tërësisht i kundërt me të gjitha vlerësimet e kancelarive politike euroatlantike i ndonjë studiuesi që pohon se “Opozita ka bërë një veprim në mbrojtje të demokracisë dhe në rrethana demokratike”.

Diagnozës opozitare nuk i shërben as teorizimi filozofik anarkist dhe antipopullor i ndonjë pedagogo-analisti, i cili, pasi ka dalë i ngazëllyer nga takimi në zyrë dhe fotografimi me kryebanditin politik të Shqipërisë Sali Berisha, pohonte se “Kryeministri po na ofron dy perspektiva, pa lënë shumë zgjidhje të ndërmjetme, diktaturën ose përplasjen civile… 30 qershori po shfaqet në horizont si apokalips”. E ndërsa dikatura nuk ka kurrfarë gjasash të vendoset, “apokalipsin” po përpiqet ta sjellë medoemos opozita e dhunshme e rrugës dhe ndihmësit e saj si autori i pohimit të mësipërm. Diktaturë është atëherë kur, me ose pa ligj, nuk lejohen organizimet politike, mitingjet dhe protestat politike si dhe  konkurimi politik në procese zgjedhore dhe jo kur dikush që s’ka lënë të keqe pa i bërë Shqipërisë në të kaluarën, është diskredituar mu për këtë arësye dhe, rrjedhimisht, nuk gëzon përkrahjen e shumicë së popullit, largohet nga Parlamenti, dorëzon mandatet dhe përpiqet të imponohet nëpërmjet dhunës së rrugës. Nëse ka një përpjekje për diktaturë (pra, për diktat) kjo përpjekje po bëhet nga idhujt e analistit në fjalë. Dhe jo për të parën herë në historinë tonë të re. Është tallje me popullin shqiptar t’i paraqesësh si diktaturë qeverisjen e sotme kur këtë “diktaturë” as e sheh dhe as e pranon asnjë nga shtetet perëndimore. Nëse diktaturë konsiderohet mospërfillja e atyre që largohen vullnetarisht nga Parlamenti dhe moslejimi i tyre për të ardhur në pushtet nëpërmjet presionit të rrugës “si rrugë e shkurtër për të ardhur në pushtet” (sipas OSBE-së), atëherë unë jam dakord me këtë lloj “diktature”.

Duke pasur parasysh sa më sipër, mbetet që “herën tjetër”, pra në 8 qershor, Lulzim Basha dhe çeta e tij, ose të rrinë në shtëpi dhe ta ndjekin nga TV “zemërimin popullor” kundër Qeverisë, ose të vihen në krye të protestave të dhunshme, të thirrura, organizuara dhe nxitura prej tyre dhe, në rast dhune dhe krimesh të shkojnë në burg si përgjegjësit kryesorë të prishjes së rendit dhe normalitetit demokratik të Shqipërisë. Të tjerat janë përralla.

***

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

June 8, 2019 12:10
Komento

14 Komente

  1. BLACK SWAN June 8, 12:37

    pikësëpari doja ti thoja DITËS që nuk jua merr njeri trapllëqet e ktij, vetëm ju keni ngelur keq dhe e botoni, rrini pa merak

    Tore, një shKRIMtari si ti, unë i lexoj vetëm paragrafin e fundit, (kur përbëhet nga 4 rreshta).
    1-çeta nuk ka Basha, çeta kishin vetëm partizanët, ata që luftuan kundër gjermanit për të pushtuar shqiptarin.
    2- ti nuk ke qeveri, ti ke vetëm kryekokministër -udhëheqës. e di mirë këtë, gjithë jetën tënde të mjerë, duke duartrokitur për ta e kalove. ke kryeministrin e Shukriut, Habilajve, Avdulajve, tepsisë, kazanit, ah autobuzi, të kujtohet autobuzi me dajre për në Prizren?! çingije pra shoku Malaj, çingije esapi, morracak dembabadem, brez pas brezi mut i biri mut i jati, më mut ai që bëri t’anë!!
    Qeverisje quhet ajo pjesa ku populli nuk e di emrin e qeveritarëve, kryekokëministrit tuaj ja mësuan emrat e Avdulajve dhe gjermanët .
    Plehrë demagogjike, mos e zer shumë në gojë burgun, se ëndrra janë dhe realizohen nganjëher…
    (kujto FatosNanon, nexhmijen, Zhevqetin e di unë më sa rrospo ka pjellë barku shterpë i çingijeve)

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit June 9, 00:00

      Po ti c’pate zogu? Te erdhi vapa pa mendje apo me konsensus?

      Reply to this comment
    • Samiu June 10, 13:14

      Black Swan…..vetem per saktesi ( pa te keq dhe pa ju paragjykuar, pa ofenduar dhe pa ngjyrosje politike), kerkoj mirekuptimin tuaj per kete koment.
      1. Ceta politike, ketu nga nje shkrimtar, sic e quani edhe ju… eshte ne kuptimin figurativ dhe me ironi (e drjeta e autorit)… ceta ka edhe ne fusha e vende te tjera dhe jo vetem cetat partizane per te luftuar kunder gjermanve dhe per te CLIRUAR Shqiperine (Clirimin e Shqiperise e ka pohuar edhe koalicioni antifashist i Luftes se Dyte Boterore dhe e ka pranuar tere bota.)
      Per me teper kjo nuk gjendet ne 4 rreshtat fundit qe ju keni lexuar… Kalofshi mire….
      2. Ne se pranon se nuk kemi qeveri por vetem Kryeminister…atehere shembujt e Habilajve, Avdylajve, etj nuk kane lidhje direkt me kryeministrin por me anetare te tjere te qeverise…aq me pak Shukriu i zgjedhur direkt nga populli dhe qe nuk ka lidhje as me qeverine por me pushtetin vendor ( ju kujtoj se nuk e fajesoi askush Saliun kur Ministri i tij i kerkoi favore seksuale vajzes…as kur Meziu i dergonte mesazhe seksuale shamikuqes…. edhe pse vazhdoi te qendroje kryetar bashkie , ndersa Shukriu e mori ate qe i takonte me ligj….

      Reply to this comment
  2. Jimi June 8, 12:44

    Perfekt !

    Reply to this comment
  3. kasem gahinji June 8, 12:53

    analize e plote.vetem nje bravo te forte dhe solidaritet.si gjithenje,i sakte

    Reply to this comment
  4. syri June 8, 13:42

    A ja vlen te shkruash per Zoti Bumci,dhender brenda i Saliut! Apo me Lulen! Saliu eshte ai qe duhet te dale para drejtesise i pari!

    Reply to this comment
  5. Claus June 8, 14:07

    Eshte kthyer ne nje qeverisje sa qesharake aq edhe te eger. Po merr format e nje junte banditesh qe dhe kur e kap me presh ne duar thote, qe i kam lule dhe jo cilindra prasi ne dore.

    Del neper Shqiperi me poture dhe jeleke antiplumbi, shperndan andej ketej kontrata koncensionare fallco pa firma dhe pu vula neper kamariere a sporteliste spitalesh a hanesh shqiptare, jep koncsione rrugesh qe per 1 km. kushtojne me dhjetera miliona Eurosh si ne rruget e Rriles dhe Balldrenit, vendos ministra bedele dhe te panjohur te mbledhur nga zyra te kota organizatash qeveritare dhe joqeveritare, te cilet edhe kur flasin flasin rroma per toma si „do mbjellesh ate qe do korresh“ apo si ai bedeli kosovar qe nuk pelqeu foton me „shakehands“ dhe thote „ a nuk kom nonji shakehand mo t` mire“!!!!!
    Dhe ja, pamja e piktorit me diplome por te panjohur qe e ka katandisur Shqiperine si nje ciflig te lene trashegim nga Kristaqi a Aneta.

    Kryebedeli i kapur fund e krye ne korrupsion dhe gangsterizem, me shitje dhe blerje votash me Avdylin, Nicen, „Hegelin“, „Kafken“ a
    „Fojerbachun“, qe kur i degjon mendon se kjo tufe eshte kthyer nga ndonje shtegtim qe ka bere me vite me radhe ne ndonje kopesht te tipit Safari ku komunikimi u eshte kthyer tashme ne percime zanore si ne mes kafshesh, apo me mire si perdorues te mire te rases thirrore ku me tek tuk u del ndonje folje e deformuar te tipit „car je tu bo?“, merr guximin dhe del neper ekrane duke akuzuar tere boten qe me ate e kane me te padrejte dhe se te gjithe na qenkan paguar nga opozita e Lulit!!!

    Dhe ky kontigjent te ardhur nga „Safaret“ e Shqiperise u hap dyert e bashkive Gjushit, Qamushit, Termetit, Qametit, Lalit nga Tirana dhe Lelit nga Vlora!!!!
    Ne vend te doreheqjes pa nje dhe pa dy, mbajtesi i potureve dhe jelekeve antiplumb hidhet dhe thote qe „Bild“ eshte kazan, „Zeri Amerikes“ eshte legen, kjo eshte fuci dhe ajo eshte container.
    Pa le pastaj nxjerr Gjylameter dhe Gjylahedhes te thone qe ai gazetar eshte i blere dhe i paguar dhe se puna jone shkelqen dhe ndricon ne tere boten.
    Nuk e dine Gjylet, Prelat, Artat, Bedrinjte dhe Merot qe „Bild“ ka hedhur ne ere kancelare, presidente dhe ministra te Republikes Federale Gjermane te kapur me presh ne duar dhe nuk pyet per nje derdimen injorant dhe arrogant si Edi Rama qe tashme nuk mund te shkele jo vetem ne Gjermani por as ne Sudan?
    Me kete qeverisje te tipit banditesk i beri nje dem te madh Partise Socialiste qe tashme ka perfunduar ne koshin e plehrave se bashku me Bracen, Majkon dhe disa te tjere, se tashme ajo parti eshte kapur nga Lleshet, Preshet, Belindat, Sulfidat, Artat, Prelet, Alketet dhe Ulsijte emra katolikesh dhe arinjsh qe vetem nje sinonim kane:

    Vjedhjen dhe Grabitjen!

    Largimi i tij eshte detyrim qytetar.

    Reply to this comment
    • @ June 8, 17:05

      Clais =rrot K…,komplet.mendje e indoktrinuar nga plaku Sali

      Reply to this comment
    • Labi June 9, 01:47

      Jam dakort me ty o Claus. Të zhduket kjo “rilindje”. Ky kryeministër që s’ka burg që i lanë mëkatet, por ti Claus je aq pa moral që të dalësh krah Bashës dhe Monës? Jam i pari që s’dua ta shikoj me sy Ramën por ama kam të njëjtën urrejtje për Bashën e Monën. Është hipokrizi të gjykosh Ramën për mëkatet që i ka Berisha, Basha dhe Mona. Ndaj boll me këto kritika boshe por propozoni zgjidhje si të zhdukim këto figura nga politika shqiptare.

      Reply to this comment
  6. Vjola June 8, 18:12

    Te lumte , si gjithnje analize e perkryer .

    Reply to this comment
  7. katarakti June 8, 18:21

    Po sikur ta lejme militantizmin menjane dhe te shqyrtojme me mendje te kthjellet çfare ka bere per mire dhe per keq per kete vend Berisha me PD-ne dhe Rama me Rilindjen?
    Po e filloj une i pari me çfare me vjen ndermend, por te tjeret ne komentet e tyre, nese duan, mund te shtojne edhe pika te tjera.
    Rama: 1) Reforma në energjinë elektrike. 2) Reforma administrative. 3) Ajo e pensioneve 4) Ajo kundër universiteteve qe fabrikonin diploma false. 5) Reforma kundër bixhozit dhe lojerave te fatit. 6) Ngritja dhe forcimi i arsimit profesional 7) Kadastra dhe reforma për rilindjen urbane – Tirana metropol dhe rinovimi dhe zbukurimi i te gjitha qendrave kryesore të vendit. 8) Ndërtimi i stadiumit të Elbasanit dhe të Shkodrës dhe në përfundim Stadiumi Qemal Stafa në Tiranë. 9) Suksesi në legalizimet e zonave informale. 10) Pagesa e 700 milione eurove te lena peng nga qeverisja e meparshme më 2013. Rritja e ekonomike mbi 4.2%,rritja e pagave e pensioneve me mbi 3%, 12). Investimet në kanalizimet dhe ujitjen në bujqësi, mbrojtja e mjedisit dhe biodiversitetit. 13) Anullimi i çentraleve mbi lumenj etj etj. Pa folur ketu per reformen e reformave : – vazhdimi me sukses i reformës në drejtësi. Te cilen e luftuan me aq egersi Meta, Berisha dhe Basha.
    Berisha: Lejoi piramidat e fajdeve dhe pastaj hapi depot e armeve per te mposhtur « jugun ». Mijera te vrare gjate atij viti. Dhe erdhi bota per te rivene rendin dhe rregullin. I biri shkakton katastrofen e Gerdecit, vetem e vetem qe te behej supermilioner. Shkaterrimi dhe rrenimi i mbi 400 fabrikave, uzinave, kombinateve dhe ndermarrjeve, me nje vlere mbi 100 miliarde eurosh qe vajten per dhjame qeni! 21 janari Shitja e detit, Vjedhja nga Basha e 250 milioneve ne Rrugen e Kombit, Kesh-i dhe çekët etj etj.
    Vijon…

    Reply to this comment
  8. ALBAN DEGA June 8, 22:42

    PAK E SAK

    A MUND TE QEVERISIN KETA HORA QE :

    1- NUK JANE NE GJENDJE TE ZGJEDHIN DEPUTETET E KESHILLTARET E VET !?

    2- VJEDHIN ME ZE E ME FIGURE VOTAT E FAMILJES SE VET POLITIKE !?

    3-MOREN TITUJT ME TE TURPSHEM BOTEROR “ BANDA E GANGSTEREVE” DHE “… KJO MAFIA QE KA DALE KREJT JASHTE KONTROLLIT !?

    4- PER 13 VJET EKZEKUTUAN DYFISHIN E VIKTIMAVE TE ISH- DIKTATURES KOMUNISTE PER 46 VJET !?

    5- QE VODHEN 25 MILIARDE EURO DJERSEN E FJAK TE PASTER SHQIPTARESH BRENDA E JASHTE SHQIPERISE PER 10 VJET !?

    6- NE EMER TE KOMBIT VODHEN E PLACKITEN 600 MILIONE EURO TE AUTOSTRADES SE KUSARISE SE KOMBIT, 650 MILIONE EURO TE CEZ-IT E 700 MILIONE EURO TE ARMO-S, 850 MILIONE EURO BORXHE TE BIZNESMEVE KRYESISHT TE RRUGEVE QE I LANE NE MES TE RRUGES E PA PAGUAR FARE, 250 MILIONE TE RAPISCANIT….E I BENE RRUSH KUMBULLA, BOTIKA, SARAJE E DUGAJA, LALEZA E FARKA, KUNE E RAZMA…DUBAI E MALIBU ….!!!

    7- ZHBENE MBI 15 HERE NE 13 VJET SALIKEKRACI SHTETIN SHQIPTAR SI ASNJE BARBAR E PUSHTUES I SHQIPERISE …. !!!???

    Reply to this comment
  9. Alban June 8, 22:51

    Kujtese

    A MUND TA LUFTOJNE KRIMIN KRYEKRIMINELET E SHQIPERISE APO …

    … KUR KRYEKRIMINELET E KRYEHAJDUTET E SALI BABES CIRREN “KAPENI HAJDUTIN APO…APO…

    A MUND TE KRIJOJE QEVERI ANTIMAFIA KJO MAFIA QE VJEDH VOTAT EDHE SHTEPINr E VET POLITIKE !?

    From: Alban Dega
    Date: July 25, 2017 at 12:47:46 PM EDT

    – Vjedhja mbi e nen tavoline e PDSH-se

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kam vetem nje pyetje logjike per shqiptaret kudo ne Bote:
    1 – A mund te krijoje nje qeveri Anti-Mafia kjo “Bande Gangsteresh”e “kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “, sipas “The Times” e “Independent”te Londres ne shkurt 1997 dhe “The New York Times” te 15 marsit 2008, epitete qe nuk i kane perdore as per Kim Jong Unin e Enver Hoxhen…, me Sali Berishen ne krye, qe e rrenoi te pakten 13 here, qe e zhberi e beri Gerdec e Otranto shtetin shqiptar, qe i plackiti dhe vodhi , genjeu e vrau ne 13 vjet Salikraci me shume shqiptare se ish- diktatura komuniste ne 46 vjet !?

    2 – A mund ti vihen melcite ne qafe per ti ruajtur ketyre ujqerve e kucedrave krimi e korrupsioni qe na bene gazi i Botes me kusarine e vrastarine e tyre perbindeshe me Kryeprokuhora me diploma te falsifikuara e kryegjyqtare qe shesin blejne drejtesi si te ishte prona e tyre !?

    3- A mund tu besohet kenges se Sirenave dhe vajtimeve te kukumjackave ala Monika Kryemadhi e Like Floriri, ala Lulezim Basha e Sali Berisha qe qajne e vajtojne per rreth 100 mije shqiptare qe kane marre rrugen e kurbetit ne 4 vjetet te qeverisjes Rama- Meta- Vasili…kur jo 100 mije por 1.6 milione shqiptare , gati gjysma e popullsise totale te Shqiperise u detyruan te emigronin ne 13 vjetet e qeverisjes Berisha per shkak te Kuotes, Zero, Cekut te Bardhe e Ligjit 24 te Sali Kadafit qe i ndante shqiptaret ne te nenes dhe ne te njerkes … !?

    4- A mund tu besohet ketyre kryebanditeve e kryemafiozeve qe me sundimin e tyre, me politiken e tyre antishqiptare e antipopullore ia bene Shqiperise ate qe nuka ia ka bere asnje pushtues i huaj qe nga Roma e Greqia e Lashte, qe nga Bizanti e zaptimi otoman, qe nga barbaria e copetimi serb e grek i trojeve shqiptare, qe nga pushtimi nazifashist e deri tek terroristet e Aleksander Rankovicit e Sllobodan Milloshevicit, Venizellosve e Zerves. Ia kane bere Shqiperise hyjnore nga bukuirite, perrallore nga pasurite, fantastike nga klima e hijeshia njerezore shqiptare ate qe as hordhite barbara te Cincizkhanit nuk do tia kishin bere ! Lanet!

    A mund te drejtoje qeveri antimafia kjo Mafia qehajai i se ciles Lulezim Basha vodhen me ze e me figure votat e votuesve te vet qe votuan 4- 5 here per kryetarin de jure te kryetarit de facto te PDSH-se Sali Berisha me 23 korrik 2017 dhe perjashtoi nga konkurimi e ndoshta edhe nga jeta Sokol Olldashin ne 2013- en !
    Cfare nuk ben Mafia !?
    A mund ti besohet qeverisja e nje shteti nje hajduti me cizme te 600 milione eurove te Autostrades se Kusarise se Kombit qe vodhen edhe familjen e shtepine e vet politike PDSH- ne, qe ua vodhi Sali Berisha me koburen e Azem Hajdarit mbi tavoline dhe ndihmen e Milloshevic Rajersonit nen tavoline ne janarin e vitit 1991 !?
    Mendoni pergjigjet e ketyre pyetjeve para se te ndiqni kete “Bande Gangsteresh” e “kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” ne theqafjen e cmendurine, ne panikun dhe lemerine nga Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi qe do tua konfiskoje jo vetem pasurite e vjedhura por edhe lirine e abuzuar ne kurriz e ne dem te shqiptareve e shtetit shqiptar! Sipas burimeve teper konfidenciale kjo bande eshte duke u instruktuar nga operative te RIA-s, DIA-s… etj.
    Vigjilence!
    Syceltesi shqiptare kudo jeni !

    Reply to this comment
  10. Tritani June 9, 08:32

    Perifrazimi i fundit z.Malaj nuk qendron plotesisht sepse ata vertet do shkojne ne burg por jo per prishje te zgjedhjeve por per bemat qe i kane bere ketij vendi qe as pushtuesi nuk ka mundur tua beje dot!Ata do shkojne ne burg sepse eshte familja e tyre sepse e kane vjedhur,perdhunuar,plaçkitur e shitur kete vend ndaj shtepia e tyre deri ne ngordhje duhet te jete qelia e burgut duke filluar nga kryekrimineli Berishe e deri tek Monika Sihanuku e cila pretendon se nuk mund te lere jashte toto Liken ndaj dhe e çoi dje ne ate marrezine e radhes per tu prangosur bashke me te!ne te semes te shkojne te kater!PD tia lene Qim Pekes majmunit qe mendon se bishtin ia ka hequr Berisha e jo evolucioni!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*