Heroi i katërt i Kodrës së Kuqe

October 11, 2018 13:19

Heroi i katërt i Kodrës së Kuqe

Nga Duro Mustafai                                                                 

Edhe pse ishte një nga komunistët dhe partizanët e orëve të para, edhe pse kish luftuar në krah të Vojo Kushit e shokëve të tjerë, në atë betejën e famshme, që tundi Tiranën e hyri në histori si ‘’Beteja e kodrës së Kuqe’’. Edhe pse kish marrë plagë të rënda në trup, e ish dënuar nga gjyqi fashist me ‘’Vdekje –Varje në litar’’, emri dhe bëmat e tij, nuk do të përmendeshin për afro 4O vjet. Vetëm ata që e njihnin nga afër do të pëshpërisnin për të se ‘’Ai,Muharrem Llanaj, nga Vranishti i Vlorës, ka luftuar kundër fashistëve me Vojo Kushin e shokët e tjerë,në ‘’Kodrën e Kuqe’’, e se për popullin ai ishte një Hero, që nuk u shpallë kurrë’’ .. Pse të ketë ndodhur kjo padrejtësi në historinë e një luftëtari antifashist, kur historia e tij i bënte nderë historisë së vërtetë të popullit ?  

E kisha takuar vetëm njëherë Muharrem Llanajn, aty nga vitet 70-të , dhe kisha dëgjuar diçka interesante dhe heroike për të. Po nuk ishte gjithçka për të, për jetën dhe luftën e tij. Unë desha të vërtetoja atë që kisha dëgjuar nën zë. Mirë ato që dimë ne për Muharrem Qamilin po armiku, çfarë thotë ? E këtë mund ta bëja nëpërmjet dokumenteve arkivale. Dhe disa vite më parë, iu drejtova mikut tim të hershëm, ish drejtorit të Arkivit të Shtetit Shaban Sinani, Se për atë që mund të flitej si i katërti hero i Kodrës së kuqe kish dyshime … Dhe ne, gazetarëve të atyre viteve (është fjala për vitet 70-të të shekullit që shkoi), na ish dhënë porosia të bënim kujdes në trajtimin e figurave që i quanim historike. Kështu edhe për Muharrem Qamilin, se dikush kish thënë nga lartë‘’ që, ai iu ‘’dorëzua fashistëve’’ , se ‘’ngriti duart lart’, ( po a mund të ketë fuqi të ngrejë duart lartë një i plagosur rëndë e në gjendje kome, siç u gjet nga fashistët ai ?) Ndërsa për të vazhdonte të thuhej që ‘’komunistët vdesin e nuk i dorëzohen armikut’’.Dhe Se, ‘’po të ishte vrarë, edhe Muharremi do të shpallej, si shokët, ‘’Hero i Popullit”… Dhe më në fund i ish vënë vula që Muharremi në torturat e fashistëve mund të ketë tradhtuar, gjë që nuk ndodhi, përkundrazi u provua edhe nga dokumentet fashiste e kundërta.. Megjithëatë, ai, njëri nga protagonistët e Kodrës së Kuqe, vazhdonte të ishte njeri i dyshuar. E, për të sa ishte gjallë, nuk u dha asnjë titull i lartë Nderi, veç atyre që i ishin dhënë pas çlirimit, Medaljen e Trimërisë e të Kujtimit dhe  titullin e Veteranit të Luftës Antifashiste, ndere këto minimale që nuk u mohoheshin as partizanëve të thjeshtë… Muharrem Llanaj, që kish mbaruar në Kavajë Teknikumin për Bujqësi. Pas çlirimit u çua në Berat të punonte si agronom në bujqësi, për dekada të tëra. Dhe këtu, i mbuluar nga heshtja u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare.

Po ç’farë kish ndodhur me të, cila ishte e vërteta ??

Në foto: Muharrem Llanaj – I katërti i “Kodrës së Kuqe

Të vërtetat e dokumenteve arkivore

Nisur nga dyshimet për figurën e Muharrem Llanajt, që përcillnin te të tjerët edhe thëniet kontradiktore për të, nisa të kërkoja nëpër dokumentat e Arkivit të Shtetit, se cila ishte e vërteta . Dhe , aty doli e qartë cili ishte Muharrem Qamili dhe Lufta e tij, bashkë me shokët e tjerë, jo vetëm në ‘’Kodrën e Kuqe’, por edhe në drejtime të tjera, që me pjesëmarrjen në Njësitin Gueril të Tiranës, në Pezë, në Batalionin Krujë-Ishëm,gjer në Prishtinë. Ndërsa për betejën në ‘’Kodrën e Kuqe’’, edhe në dokumentet e armikut thuhet se ..

…’’Katër djelmosha antifashistë Vojo Kushi nga Shkodra, Xhorxhi Martini nga Tirana, Sadik Stavaleci nga Gjakova e Kosovës dhe Muharrem Llanaj nga Vranishti i Vlorës, më i riu në moshë (ai ishte 21 vjeç dhe më i madhi ishte 27), në mbrëmjen e 7 tetorit 1942 u gjendën të rrethuar në një shtëpi përdhese tiranase. Zjarri i armëve të 200-300 milicëve shoqëruar edhe me 6 tanke dhe autoblinda vërshoi në drejtim të tyre. Luftuan si heronj, vranë edhe një numër fashistësh dhe tre të parët ranë për të mos vdekur kurrë. I katërti, i plagosur rëndë u kap i gjallë nën rrënojat e një shtëpie. Ai ishte Muharrem Qamil Llanaj. Kjo është e vërteta.

Ajo konfirmonte edhe në letrën sekrete, që gjendet në Arkivin e Shtetit. Është letra, që kuestori L. Papalilo i dërgon prefekturës mbretërore të Tiranës më 16 tetor 1942, ku, ndërmjet të tjerash, thuhet: “Në mbrëmjen e 7 tetorit 1942 në lagjen “Ismail effendi” (Kodra e Kuqe) forca tona të milicisë fashiste u bënë thirrje një grupi të armatosur komunistësh terroriste, që të dorëzohen. Por ata na u përgjigjën me bomba dore. Vramë tre prej terroristëve (dhe përmenden emrat e tre heronjve-shënimi është i imi). Ndërsa i katërti u gjet nën rrënojat e një shtëpie. Ky është Muharrem Qamil Llanaj nga Vranishti i Vlorës. Është personi, që ka qenë i kërkuar për shkak të pjesëmarrjes në një organizatë terroriste komuniste, i cili më pas është denoncuar në autoritet gjyqësore ushtarake me raportin Nr. 11564/2 datë 10 gusht të këtij viti”.

Nga ky burim arkival mësohet se në “Kodrën e Kuqe” kanë luftuar katër të rinj antifashistë. Kurse në një letër tjetër të gjyqit të posaçëm të shtetit, që mban datën 16.06.1943 thuhet se “Muharrem Qamil Llanaj, i biri i Qamilit dhe Validesë, lindur në Vranisht të Vlorës…. Është dënuar me ndëshkim me vdekje në litar, për faje: Propagandë subversive e akte terroriste…”

Pra, kjo është e vërteta. Dhe historia shkruhet ashtu si ka ndodhur ngjarja, me të gjitha faktet dhe të gjithë protagonistët e saj

 

Si u krijua piktura ‘’Vojo Kushi mbi tank’’?

“Piktorin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh”, Sali Shijakun e takuam në oborrin e shtëpisë së tij, në “Kodrën e Kuqe”. Fare afër shtëpisë së rrethuar nga fashistët ku u dëgjuan edhe krismat e para të armëve. Është po ai oborr ku Vojo Kushi me automatik në dorë kishte hyrë vetëtimthi në atë ditën e njohur të 7 tetorit 1942. Dhe piktori tregon:

“Unë isha atëherë 10 vjeç dhe ngjarja më kujtohet nga një mitraloz i rëndë që gjuante pa pushim. Po edhe nga krismat e pushkëve dhe bombat e dorës që pëlcisnin hera-herës me një zhurmë të madhe. Pastaj dëgjoja uturimin e tankeve që shkallmonin muret e një shtëpie pranë nesh. Vetëm kaq se prindërit më kishin thënë qe të mos dilja në oborr. Po nëna ime më ka treguar se përmes krismave të asaj dite kish hyrë në oborrin e shtëpisë sonë një djalë truplartë i bëshëm dhe i bukur. Ishte i nervozuar. Nënë, i tha, a ka ndonjë shteg këtu, që të dalim? Të keqen nëna, po këtej do të të vrasin se ja milicët i ke afër, ata po thërrasin… Ai kish kapërcyer gardhin, midis hastrave u gjend në oborrin e fqinjit. Aty lart mbi një pemë që ishte mbushur me kokrra ishte edhe një djalë tjetër. Ai qëlloi disa herë në drejtim të milicëve dhe zbriti shpejt nga pema. Duhej të ishte shoku i atij djali truplartë që kapërceu gardhin e shtëpisë tonë.

Vetëm pas çlirimit nëna ime nëpërmjet fotografive të botuara në gazetë njohu Vojo Kushin. Sa për atë djalin tjetër, që qëllonte nga pema nuk e dinte se kush ishte, nëse shpëtoi apo u vra. Po të ishte gjallë, ndoshta do të ishte i fundit që kish shpëtuar, sepse nga brima e çelësit të derës nëna kish parë vetëm tre të vrarë, që milicët i mbuluan me hastra e po i vendosnin në një karro. Krismat kishin ndonjë orë që kishin pushuar…

Këto fjalë Sali Shijaku i ka dëgjuar shpesh nga nëna e tij edhe pas shumë vjetëve të ngjarjes. Dhe ato fjalë dhe ngjarja që përjetoi në vegjëli u bënë për piktorin frymëzim i pikturës së tij aq të njohur “Vojo Kushi mbi tankun armik”.

Pastaj Sali Shijaku do më tregonte se si fare rastësisht ishte njohur me të katërtin e “Kodrës së Kuqe”.

Isha në Divjakë. Dikush më tha se “ai burri atje, që po pi kafe është agronom, po është edhe shoku i Vojos”. S’mund të rrija pa e takuar. I thashë emrin dhe e pyeta nëse mund të bënim një bisedë bashkë. “Ulu, ulu se ti qenke piktori i Vojos mbi tank”, më tha, “Të lumtë se e ke qarë. Vojua i tillë ka qenë, kaluar heroit. Ai ngeli mbi tank, siç thoni ju, përmendore…” (Kam përpara fletoren e kujtimeve të Muharrem Qamilit për “Kodrën e Kuqe”.

Muharremi shkruan: Vojua iu hodh tankut mbi shpinë se deshte të çante rrethimin. Por një tank tjetër e qëlloi. Dhe ai ngeli ngrirë atje si statujë…’’).

Janë pikërisht këto fjalë që Muharremi ia kish përsëritur piktorit në atë takimin e tij të rastësishëm. E pyeta Muharremin, shtoi Sali Shijaku: Po ai njeri që ishte ngjitur në pemë e qëllonte, cili ishte se më ka treguar nëna… “Ai njeriu? E ç’rëndësi ka nëse jeshë unë apo ndonjë tjetër”?

(Prapë në fletoren e kujtimeve për “Kodrën e Kuqe” Muharremi ka shkruar: “Në ato çaste, kur Xhorxhi e Sadiku ishin vrarë e kishim mbetur Vojua e unë, Vojua më urdhëroi të ngjitesha shpejt në një pemë për të parë ku ishin milicët. Unë iu ngjita pemës gjer në majë. Pashë se milicë kishte shumë dhe së na ishin afruar shumë. Zbrita shpejt se jesh diktuar. E ata po qëllonin drejt meje …”)

Atë ditë për herë të parë më thotë Sali Shijaku, unë kisha takuar të katërtin e Kodrës së Kuqe, ai ishte gjallë e gjendej përpara meje. Në qafë i dukej një plagë e vjetër dhe njëra dorë i dridhej. Po ai nuk më tregoi se ishin plagët e luftës…

Atëherë në Berat, sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së rrethit ishte Gogo Nushi. Më kujtohet që kur u ndava nga Muharremi një nga miqtë e mi beratas më tha: E piktor, sot ke pirë kafe me një nga miqtë e afërt të Gogo Nushit. E kemi parë shpesh shokun Gogo të pijë kafe me të. Ndoshta se ata të dy i kish bërë miq lufta e përbashkët kundër fashizmit dhe ai takimi në shtëpinë e Ije Farkës, kur ishin përqafuar e ndarë, përpara se të fillonte beteja…

 

 

October 11, 2018 13:19
Komento

5 Komente

  1. demo October 11, 16:23

    Po mire,ketyre kaqolave si nuk i vajti mendja njehere te pyesnin:More shokun enver si nuk e rrethuan njehere?
    ky agronomi qe paska vuajtur gjithe jeten opinionin e keq te partise,qe qenka shpallur tradhetar pa tradhetuar,,pse nuk e pyeti shokun Gogo:-Cfare ka partia me mua,qe me ka marre me sy te keq?
    Duket se edhe Gogo Nushi,qe iku 10 vjet para Hysni Kapos nga kjo bote,e paska ditur te verteten,por ka mbyllur gojen,sepse Gogo Nushi ishte Drejtues i Qarkorit te Tiranes dhe organizatori i njesiteve gueerilje te Tiranes.Nga letrat e arkivave del hapur qe enver hoxha per te gjithe atentatet qe porosiste ne Tirane,i drejtohej Gogo Nushit.Edhe porosine per eleminimin e Bahri Omarit ja dha Gogo Nushit. Faji i vetem i ketij Muharrem Qamil Llanaj eshte se nuk duhet te kishte mbetur gjalle si deshmitar.Kete e ka kuptuar fare mire,perderisa ka jetuar si i vdekur,ka mbyllur gojen,nuk ka treguar qe ka qene me Vojo Kushin tre luane edhe Muharremi bejne kater.Edhe tani shoku Duro qe po zbulon sekretin e partise ruhu,se shoku enver ka veshe edhe atje..
    Jane tre leter porosi te enverit drejtuar Gogo Nushit,Nako Spirut dhe Nexhmije Xhuglinit per atentatet e deshtuar ndaj Bahri Omarit,Kole Tromares dhe Abas Hoxhes,,:-Te mos te dridhet dora tija se eshte burri i Farijes etj.etj..
    Une habitem si mbeti gjalle Gogo Nushi aq gjate,se ja permendi keto porosi krimesh ne Plenumin e Beratit,
    Te gjithe zbatuesit edhe deshtuesit e atentateve qe porosiste enver hoxha u eleminuan nga karabinieret Italiane me adresa te sakta,ose u eleminuan gjate luftes ose Aksidenti ne Fushe te Arresit.
    Misto Mame,Vojo Kushi,Sadik Stavbeleci,Xhorxhi Martini,Perlat Rexhepi,Vasil Shanto,Vaso Kadia,Kozma Naska,Kajo Karafili dhe ne fund fare kryeatentatori me i suksesshem i Evropes,Lym Keta,aksidenti ne fushe te Arresit.Po te marresh dhe atentatoret qe u eleminuan neper rrethe,numri vete gjate.Keta duhet te eleminoheshin.Gjate luftes se Tiranes dy skuadra pushkatimi te brigades se pare me nje liste ne dore me 97 emra, te hartuar nga Enver Hoxha dhe nje serb enigmatik,qe enver hoxha nuk e permend kurre,hyjne ne shtepite e tiranasve dhe terheqin personat per “Nje sqarim te vogel”Jane punonjes te administrates mbretnore,ish oficera te zogut,tregetare te zakonshem,njerez qe nuk ishin ngaterruar me luften nga asnjera pale.Po edhe egzekutoret u eleminuan nje nga nje.Asnje nuk mbeti gjalle te deshmoje.

    Reply to this comment
  2. 0355 4240918 October 11, 19:24

    Demı sa mıre qe ı mbake mend,kur kane kaluar mbı 73 vjet,Te pakten tıpermendje para 10 apo 20 vıte me pare, Per ceshtjen e Lym Ketes ja ke futur kot,Sı eshte e mujtur qe makına te lıhet me dıfekt ne rroten e pare ne Tırane dhe aksıdentı te ndoll para se te futet ne Fush Aresı,Me pare Lymın e kemı pare ne nje lokal ne Puke ku pıu rakı me meze,Largoı thken dhe pırunun duke thene se mıshı dhe fenra hahen me dore Ne tımon ka qene Lymı dhe mjekımın e pare ja ka dhene Alfred Serecı sı doktor ne Fush Aresı,

    Reply to this comment
  3. Krist October 11, 20:25

    Kur shikoj emerin e Dure Mustafait,une ngrihem ne kembe (instiktivisht),dhe nuk me vjen “.turp”.Po ne kete gazete te nderuar,shikoj shpesh edhe emerin e Bedri Islamit,edhe ai gazetar ne te njenjten gazete,por tipa krejtesisht te ndryshem.Ky i fundit,nen emerin e gazetarit,ben edhe analistin,prokurorin ,gjygjtarin,sekretarin e partise (se vet-natyrisht),ideologun per gjithcka (por ne fakt nuk thote asgje),qe fut hundet,per cdo teme qe diskutohet,qofte politike,ekonomike,historike,gjeografike,shkencore,sociologjike,i ka mbetur vetem roli i gjinekologut,qe nuk e kam ndeshur.Ndersa,ish kolegu tjeter,Zoti Duro,njeri i nderuar,nga cdo njeri qe njoh dhe e njohin,ne cdo kohe,atehere dhe tani,sepse jo vetem si gazetar exelent (jo vetem se ishte shef i zyres me disa te tjere),por edhe si njueri i shkelqyer,qe perpiqej te zgjidhte cdo problem,ose te nderhynte deri ne instanca te larta,dhe te mos e linte zvarre,pa arritur ne perfundim.Dhe probleme ka patur mjaft edhe ne ate kohe dhe duhej te kishe kurajo te madhe te nderhyje.Por zoti Duro,kur e shikonte se problemi ishte thjesht per “gabim njerezor”,por demi ishte real,nuk kishte frike,tra thonte te verteten/.Dhe veprimet nuk i bente,ne syte e “ankuesit”,por ketij,i njoftonte vetem rrugen qe duhet te ndiqte dhe ta njoftonin,perfundimin.Ne fakt,une iu drejtova ,dhe ja shpjegova problemin,nje kolegut te tij (ne ate kohe),por ai,ngriti supet dhe iu drejtuar zotit Duro,i cili duke u ndodhur ne te njenjten zyre,na kish degjuar dhe me tha shkurt:Degjo djale,halli yt do zgjidhet se s,ben-ke shume te drejte,vetem na ler kohe dhe eja neser,perseri.Sa me pa te nesermen,me foli:Mos hyre,por shko direkt ne presidiumin e Kuvendit Popullor (tek protieri) dhe thuaj se kush je.Pastaj,vepro sic te thone atje.Ashtu veprova,dhe vertet u habita qe mbasi gjithe atij kalvari qe kisha kaluar,ne sportelin e Kuvendit,me thane:Shko direkt ne zyrat e Pasurise se Shtetit te marresh,parate,qe nuk t’i kane dhene,per fajin e tyre.Cudija tjeter me priste tek ato zyra.Deri dje as nuk me pranonin,qe te ankohesha,ate dite,me priten,bile me shume “temenara”,me dhane parate dhe me kerkuan edhe falje.Ky eshte Zoti Duro ,bile edhe kur shkova ta falenderoja,kish porositur portierin,qe te me uronte per zgjidhjen e hallit (t’i haja me shendet djersen time)por nuk mund ta takosh,sepse eshte ne nje analize qe zgjat.Pra ,te mbaronte pune,dhe nuk priste falenderime.Perfitoj nga rasti,tja jap sot ne kete komet.

    Reply to this comment
  4. demo October 12, 00:15

    z.Krist,Po krahason Duro Mustafain me Bedri Islamin?
    Kur Duro Mustafai ishte drejtues i shtypit kishte gazetare pendat me te forta te gazetarise dhe letersise shqipe,Dritero Agollin,Ismail Kadarene dhe ka ditur tu terheqe veshin kur e meritonin.Bedri Islami,Nikolle Lesi,Ylli Rakipi mund te kene kontribuar ne ate kohe ne ndonje gazete lokale te rretheve.
    E ke degjuar ndonjehere Duro Mustafain te thote kam kaq heronj ne familje,kam ndihmuar kaq e aq gazetare dhe letrare te rinj?.U kam dhene mend ketyre dhe atyre.Keta jane heronj,keta jane veterane,keta jane spiuna,keta jane sabotatore,keta jane tradhetare.Pse?
    Sepse nuk ka arsye te flase per Belulin.
    Hapje gazeten Drita te Duro Mustafait doje gjys dite ta lexoje.Jo ta lexoje,por ta perpije.Hap shtypin e sotem:Babale,bababale,banale. Gizela,gizele,gizela,Ciljeta ka zvogluar gjoksin,;Enisa ka zmadhuar gjoksin,,Dafina ka nderhyre tek te pasmet,Rovena u nda nga futbollisti,per Elvanen behet masaker ne bllok.

    Reply to this comment
  5. demo October 12, 10:14

    Prape e paske nderruar shifren o censure?Dreqi ju merr vesh ju te shtepise me gjethe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*