“Heroi im”, Veliaj zgjedh shprehjen e Martin Luther King për të vlerësuar aktin qytetar të këtij burri

September 11, 2019 12:07

“Heroi im”, Veliaj zgjedh shprehjen e Martin Luther King për të vlerësuar aktin qytetar të këtij burri

“Heroi im”. Kështu ka zgjedhur ta quajë kryebashkiaku Erion Veliaj një qytetar të Tiranës, i cili krejt normal, pa u shqetësuar nga askush, pastron rrugën duke treguar kujdes të veçantë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, burri shfaqet me një fshesë në dorë, duke pastruar ambientin dhe duke treguar një akt qytetarie, që ia vlen për t’u marrë shembull.

Dhe pikërisht kujdesi dhe përkushtimi që ky qytetar tregon ndaj një veprimi kaq të zakonshëm, i ka sjellë ndërmend kryebashkiakut Veliaj një shprehje të Martin Luther King, të cilën e ka ndarë në rrjetet sociale:

“Nëse një njeri ka për detyrë të fshijë rrugët, ai duhet t’i fshijë ato njësoj siç pikturonte Mikelanxhelo, siç Beethoveni kompozonte muzikë, apo Shekspiri shkruante poezi. Ai duhet t’i fshijë aq mirë ato rrugë, saqë edhe hyjnitë qiellore do të ndaleshin për të thënë: “Këtu ka jetuar një pastrues i madh rrugësh”.

o.j/dita

September 11, 2019 12:07
Komento

4 Komente

  1. Qylafi September 11, 18:10

    Nuk kuptohet asnje gje me kete vidio, ? ky qytetar fshin trotuarin dhe i hedh ne rruge, pra zero pune ?

    Reply to this comment
  2. info analitike September 11, 19:27

    Hahaha na vdiq qy heroi i mamit te vet pensioniste. Ore cfare eparametrash te edukimit qytetar ka qy terponsi? Ketij edhe kur genjen e mashtron nuk ia bens yri terr

    Reply to this comment
  3. Peza September 11, 19:59

    Nje kryebashkiak,qe na reklamon nje “Lei Fen” te kapitalizmit!
    Dhe kete e miklon si “Heroi im”,por ne vet vete thote :”Cfare budallai!
    Une marr miliona ne xhep nga firmat e pastrimit qe bejne sikur pastrojne dhe une sikur nuk i shoh dhe dal i fus nje pordhe me “Lei Fene”!
    Por shihet qe ky “heroi” po pastron rrugen NATEN,ndersa pastruesit me rroge te bashkise pastrojne vetem DITEN,duke ta hedhur pluhurin ne fytyre!

    Reply to this comment
  4. Bredhi September 11, 20:05

    O “heroi im Veliaj”!
    Sa mire qe e ke kapur kete fukara,por si nuk ka nje njeri ne te gjithe Bashkine tende,qe te vere re,se ka rreth 6 muaj,qe ne mbikalimin e Teknologjikes,larte e poshte nuk ka asnje LLAMPE ELEKTRIKE TE NDEZUR?!
    Apo kjo eshte ne vazhden e Rilindjes Urbane dhe tek 100 fshatrat turistike?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*