Heroinë dhe doza metadoni, pranga 46-vjeçarit në Tiranë

June 23, 2020 16:17

Heroinë dhe doza metadoni, pranga 46-vjeçarit në Tiranë

Një person është vënë në prangat e policisë së Tiranës i kapur me heroinë dhe doza metadoni.

Bzuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, efektivët e policisë vunë në pranga të dyshuarin.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, e hënë, u arrestua A. K., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, të dyshuarit policia i gjeti dhe i sekuestroi në cilësinë e provës materiale 17 doza me lëndë narkotike heroinë dhe 15 tableta metadon.

46-vjeçari dyshohet se prej kohësh merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, ndërkohë që hetimet ndaj tij janë në vijim.

 

 

L.H/ DITA

June 23, 2020 16:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim