Heroinë në “Mercedesin” me targa shqiptare, arrestohet shoferi në Greqi

May 20, 2018 20:33

Heroinë në “Mercedesin” me targa shqiptare, arrestohet shoferi në Greqi

Një sasi prej 6 kg heroinë e pastër u sekuestrua të dielën në portin e Igumenicës në Greqi.

Sipas policisë greke, 14 pako të lëndës narkotike e llojit heroinë e pastër ishin fshehur në parafangon e automjetit “Mercedes” me targa shqiptare.

Automjeti drejtohej nga një shtetas spanjoll 38-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u arrestua në flagrancë.

Burime policore thanë se lënda narkotike ishte montuar në parafangon e automjetit në Fier dhe pasi kishte kaluar në tokën greke, do të imbarkohej në traget me destinacion Italinë, ku edhe do të dorëzonte lëndën narkotike.

Automjeti dhe dy telefona celulare u sekuestruan,ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e skemës së trafikut të heroinës.

s.a/dita

May 20, 2018 20:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim