Heroinë nga Shqipëria/ Goditet banda e trafikut shqiptaro -greke

December 5, 2017 13:25

Heroinë nga Shqipëria/ Goditet banda e trafikut shqiptaro -greke

Një operacion i gjerë policor me përfshirjen e policisë dreke kanë shaktërruar bandën shqiptaro- greke që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

Mediat greke raportojnë se në kuadër të këtij operacioni është sekuestruar gati 29 kg heroinë, 5 kg 180 gram përzierës, një shishe me 520 gram lëndë e paidentifikuar, 4 pako të vogla me 90.1 gram heroinë, 4600 euro.

Droga është gjetur e fshehur në murin e një taverne në Athinë. Heroina, sipas mediave greke vinte nga Turqia dhe nga Shqipëria.

Mediat bëjnë me dije gjithashtu se është arrestuar kreu i grupit, një shqiptar 32-vjeç, si dhe dy anëtarë të bandës një tjetër shqiptar 34-vjeç dhe një vajzë greke 29-vjeç.

Ndaj 32-vjecarit dhe 29-vjecares ekzistonin urdhra arresti nga Prokurori i Athinës për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge.

December 5, 2017 13:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*