Heronjtë e Topanasë

October 22, 2020 19:13

Heronjtë e Topanasë

Skënder SPAHIU*

Natë tetori e vitit 1942. Qyteti i Vlorës ishte zhytur në errësirën e thellë. Nëpër rrugët e shkreta patrullonin karabinierët dhe hapat e tyre të rënda prishnin heshtjen e plotë. Dukej sikur Vlora ishte kredhur në një gjumë të thellë, por jo! Në bodrumet e shtëpive të thjeshta të popullit nuk kishte natë, nuk kishte gjumë. Diku bëhej një mbledhje ilegale apo njësiti gueril përgatiste planin e aksionit të ri. Përcilleshin plumba dhe armë, lufta përditë mori hov. Në një shtëpi të thjeshtë të lagjes “Topana”, strehë e luftëtarëve të lirisë mblidheshin katër shokë, katër të rinj me zemër zjarr e barot: Hajredin Bylyshi, Mumin Selami, Hiqmet Buzi dhe Bajram Tushi. Mblidheshin të kuvendonin për detyrën e re, të nesërmen duhej të niseshin për në Myzeqe. Njiheshin mirë me njëri-tjetrin se kishin qenë nxënës në shkollën Tregtare. Dhe do të shtegtonin larg, do të trokisnin në dyert e shtëpive të fshatarëve të Myzeqesë që t’u bënin thirrje për të luftuar pushtuesit.

***

Kur ecën nëpër rrugën automobilistike, që gjarpëron fshatrave të luginës së Lumit të Vlorës, provon diçka  te përbashkët me ndjenjën që të lind, kur kapërcen pragun e një muzeu të Historisë dhe Natyrës.

E gjithë kjo zone e gjere , ngritur midis grykave te maleve e shpateve, është nje muze i madh, brenda te cilit janë shkruar dhjetëra ngjarje  dhe episode interesante te pa harruara . Çdo qafë mali, çdo shpat , çdo gryke e rrëpirë, flet për nje histori te lavdishme, per një beteje legjendare, për nje hero qe ra duke luftuar me trimëri kundër pushtuesve . I tille është dhe Terbaçi, i shtrirë thelle ne luginën e Lumit te Vlorës. Prej ketej, ngado qe hedh veshtrimin , sheh male te larte , qe per muaj me radhe mbajne ne kreshtat e tyre qeleshet e bardha te bores.

Malet rrinë pranë njeri –tjetrit, sup me sup, si në një valle. Male të larta, ku krisma pushkësh dhe kënga labe i kanë mbajtur iso njëra-tjetrës. I vendosur  aty kundruall Çikes hijerëndë, Terbaçi ngjason me një kala . Dhe kjo kala ka qëndruar ne shekuj e patundur. Shume male, shume shkembinj , e  pak toke. Por historia e ketij vendi njeh shume heroizma , te shkruara ne çdo shkëmb e ne çdo gur. Ky eshte Terbaçi malor , djepi i gurtë që  përkundi Halim Xhelon e dhjetëra luftëtarë te tjerë të lirisë. Ne kete vend qe nuk pushoi kurrë jehona e pushkës per liri, ku ne pranverë të josh gjelbërimi i barit dhe ë trëndelinës , ku  buçasin vazhdimisht këngët labe dhe fyelli I embel I bariut , ne kete vend me natyre te ashpër , por te bukur, në një shtepi te thjeshte, u lind dhe u përkund Hajredin Bylyshi. Mbi gurët dhe shpatet e maleve kundruall Çikës kryelarte rrodhi fëminia e tij. Hyri ne shkollën Tregtare dhe lexonte me etje te madhe. Por,  ishte i detyruar te punonte gjithë diten dhe per mësime i mbetej fare pak kohe. Shpesh ndodhte qe te lexonte edhe ne këmbë. Ashtu si jeta e çdo shërbëtori, edhe ajo  e Hajredinit ishte e vështirë . Megjithatë, vullneti i tij ne te tilla kushte kalitej me tej  dhe Hajredini dallohej përsëri si nje nga nxensit me te mire . Çdo dite, banoret e shikonin këtë djalosh me trup te gjate, flokëzi e me tipare te forta labi qe, kalonte me kova te mëdha ne duar neper rrugicat e ngushta te lagjes. Shkonte ne Aplem per te mbushur uje atje rreze kodrave qe harkojnë qytetin e Vlorës, ku ndodhej nje burim. Ishte koha, kur njerëzit nuk shuanin dot as etjen e nuk arrinin te ngopeshin as me bukë thatë. Pasi i mbaronte punët, ai rrëmbente librat dhe strukej ne ndonje cep te shtepise per te lexuar . Fëmijëria i rrodhi ashtu e varfër, këmbëzbathur, duke vrapuar pas bagëtive. Ne ditët e vështira te prillit 1939, ai mori pjesë në demonstrata për te kërkuar arme e per te goditur pushtuesit fashistë. Ne këtë kohe Hajredini vazhdonte vitin e fundit te ciklit te ulët te shkollës Tregtare . Ditet e para te prillit ai shkoi ne fshat, me kërkesën e babait. Edhe atje ne stan, gjithë ato dite flitej per pushtimin e Shqipërisë qe po përgatitej. Dy vëllezërit me te mëdhenj e dinin se babai i tyre kishte dy pushke qe I mbante te fshehura ne nje vend te sigurt. Kete gje e dinte edhe Hajredini.

Klasën e pare te kursit te lart te shkollës Hajredini e mbaroi me nota shume te mira. Ky djalë energjik dhe i shkathet qe kishte hyre ne shkollë dy vjet me vone nga moshataret e tij, u be dalëngadalë i njohur te nxënësit e shkollës. Ishte njeri i shoqërueshëm me shoket. Nuk i pëlqenin ata qe  qëndronin larg shoqerise , te mbyllur ne vetvete. Për te tille njerëz, siç tregonte nje moshatar i tij, ai kishte antipati dhe I kritikonte hapur, bile edhe ata qe ishin më të mëdhenjë se ai . Keshtu, ai e rriti shpejte rethin e shokeve . Ne klasen e dyte te kursit te larte, Hajredini ishte sebashku me Kastriot Muçon,  kurse Barjam Tushi, te cilin nuk e ndante per asnje çast nga vetja, ishte nje vit me pas.

***

Mumini Selami, u lind më 25 dhjetor 1923 ne Kallarat ne nje shtëpi përdhese, rrëzë malit te Bogonicës. Ashtu, si në shumicen e familjeve fshatare, ashtu edhe ne shtëpinë e Muminit kishte pllakosur varferia. Jeta e njerzve ne kete vend malor, ku kishte fare pak tokë të punuar, ishte shume e veshtire. Jeta  zvarritej e zymte, por kurre keta banorë nuk u përkulen nga hallet e vështirësitë. Nënë Duzja u përpoq shume që, ta rriste Muminin e vogel sepse, kur ai nuk I kishte mbushur te tre vjetet, asaj i vdiq i shoqi , duke e lene ate të ve dhe djalin jetim. Gruaja e re e treti ne pikëllim këtë dhimbje dhe  u dha  pas femijës. I rritur ne nje familje me te kaluar patriotike, Mumini burrërohet para kohe. Natyrisht, ai nuk ishte ne gjendje te kuptonte e te shpjegonte shkaqet . Por, e rëndësishme  ishte se, kjo jete me padrejtësi, ngjallte tek ai revoltë. Ambienti që e rrethonte, bisedat  me njerëzit  përparimtarë, ushtronin tek ai  ndikimin e vet. Nga natyra e karakterit të tij, ai ishte teper i hedhur dhe rrinte gjithmonë mes shokeve . Per te mos humbur mundësinë per te ndjekur mësimet, ai detyrohet që, njëkohësisht, të nxjerre pak të ardhura me punën e krahëve të tij të njomë . Kështu,  fëmija qe i donte aq shume librat e qe e zinte gjumi mbi to, sherben si hyzmeqar per te nxjer buken e gojes.

Ne këtë kohë, ne Vlore, si ne shume qytete te Shqipërisë, levizja antifashiste po zgjerohej çdo dite, duke marr pjesë në greva e demonstrata të kohës. Te alarmuar nga kjo situatë, fashistet morën masa edhe me te rrepta. Vendosën shtetrrethimin ne qytet dhe filluan arrestimet masive. Si rrjedhojë e tyre, Mumini ndodhet ne burgun e Tiranes. Kjo ishte hera e trete qe ai arrestohej.

* *   *

Midis Cipinit te larte dhe Këndrevicës, ngrihet fshati Vermik, Ne kete fshat, mes malesh, ku dielli kufizohet mes kreshtave te larta, kane lindur njerez qe dallojnë për ndjenja të fuqishme atdhedashurie. Ne kete vend, ne maj te vitit 1924, u lindi Bajram Tushi, familja e të cilit u shvendos, fillimisht, ne lagjen “Karabash” në Vlore. Bajrami ishte një i ri që e donte shumë shkollimin. Edhe ai, krahas punës për të nxjerr bukën e gojës e për të ndihmuar familjen, në vjeshtën e vitit 1936, filloi mësimet ne shkollen Tregetare. Në këtë kohë kjo shkollë ishte kthyer në një vatër të zjarrtë nga kanë dalë shumë luftëtarë antifashistë. Nxenesit e kesaj shkolle u përfshinë ne qëndresën antifashiste dhe ne radhët e tyre vlonte urrejtja dhe rezistenca, e cila detyroi drejtorinë e shkollës te marre masa ndaj tyre dhe te beje përjashtime te elementeve “turbullues”. Keto masa e rriten edhe me shume ndjenjën dhe krenarinë kombëtare te rinisë vlonjate duke I organizuar ne qëndrese të fuqishme antifashiste. Bajrami qëndronte vazhdimisht me Hajredinin i cili ishte nje klase me lartë. Lexonin së bashku libra jashtëshkollorë dhe diskutonin për jetën shoqërore e gjendjen e vendit.

                                                      *  *  *

Hiqmet Buzi u lind më 16 shkurt 1927 në lagjen Tophana në një familje me origjinë nga Tepelena dhe u vra në kodrat e kësaj lagjeje më 1942, kur sapo kish mbushur 15 vjeç. Familja e tij ishte vendosur në Vlorë për arsye ekonomike, por kjo nuk pengonte dëshirën e fëmijëve të saj për arsimim. Edhe Hiqmeti si gjithë moshatarët e tij të kohës, krahas punës, vazhdonte edhe shkollën.  Pas mbarimit te shkollës fillore, vazhdoi me bursë Normalen e Elbasanit, por që, gjatë konkurrimit, u skualifikua dy herë. Në konkurrimin e tretë fitoi të drejtën e një burse dhe, ne verën e vitit 1939, për djalin nga Tophanaja e Vlorës, nisi një jete tjetër ne nje ambient mes normalistëve. Një fëmijë që, i burrëruar nga problemet dhe fukarallëku i  kohës, pas njohjes me Hajredinin, Bajramin dhe Muminin, filloi aktivitetin kundër robërisë dhe pushtuesit, luftës per liri.

Në natën e 18  tetorit te vitit 1942, gjithë familja kishte rënë për të fjetur. Atë natë, te rinjtë antifashistë, mes tyre katër djemtë e lagjes Tophana, punonin per te realizuar qëndresën antifashiste. Ishte afër mesnata, kur te dera e shtëpisë u dëgjuan trokitje të forta. Hajredini, më i rrituri prej tyre, urdhëroi që të bënin gati armët për të reaguar. E kuptuan se ishin të rrethuar. I kishin spiunuar. Errësirën e natës, po e grisnin flaket e armeve. Plumbat vinin nga të gjitha anët. Ishte një përleshje e pabarabartë. Të rrethuar nga nje numër i madh ushtaresh, të kater djelmoshat, ranë heroikisht aty, në atë shtëpi, në të cilën ishin mbledhur shumë herë dhe që, nuk u ndanë deri ne vdekje.

Duke u gdhirë mëngjesi, banorët e lagjes, të grumbulluar te vendi i ngjarjes, panë pasojën e asaj beteje, pasojën e tradhtisë e të shtazërisë së pushtuesve.

Kështu e mbyllen jetën katër djem  te rinj, shokë të një ideali që, për këtë akt sublim, populli nuk i harron kurrë.

***

Koha ka kujtesën e vet historike. Ka ca gjera që edhe mund të harrohen apo falen për shkak të kohës që ka kaluar. Por ajo që nuk mund të harrohet është kujtimi i aktit të madh heroik të të gjithë Heronjve dhe Dëshmorëve të lavdishëm të LANÇ-it, e cila mbetet në histori. Ndaj dhe sa më shumë koha kalon, akti heroik i Heronjve e Dëshmorëve nuk zbehet, përkundrazi lartësohet dhe merr vlera. Ka nga ata që duan sot t’i harrojnë, por të jenë të sigurt se një ditë do të harrohen ata vetë, kurse Heronjtë e Dëshmorët e LANÇ, pjesë e të cilës janë dhe 4 Heronjtë e Topanasë, do të ndrijnë në historinë e kombit tonë. Vendin e tyre askush nuk e zë në histori apo nuk e sposton dot, sepse aktet e tyre janë nga momentet më kyçe të historisë dhe të heroizmit të popullit tonë për liri e pavarësi. Asnjë rëndësi nuk ka për Heronjtë e Dëshmorët se kush e udhëhoqi LANÇ-in. Atë e udhëhoqën ata që ishin më trima, më nacionalistë, më antifashistë dhe që u dolën zot fateve të Atdheut në momentet më të vështira. Koha bën të vetën. Mundet që edhe vlerësimet historike për aktet e tyre të pësojnë devijime historike anormale si po ndodh edhe sot, nga përpjekjet e sforcuara për të zbehur sado pak lavdinë dhe heroizmin e tyre dhe të Luftës Nacionalçlirimtare. Heronjtë dhe Dëshmorët e Luftës, pjesë e rëndësishme e të cilës janë edhe 4 Heronjtë e Topanasë, e kanë shkruar me gjak dhe lavdinë e tyre të merituar nuk ka burrë që e cenon. Vlora ka pasur gjithmonë sensin e orientimit pozitiv në të gjitha kohërat. Në këtë pikëpamje, të gjithë ata që e dinë mirë historinë, janë krenarë për atë që bënë, jo thjesht atë “që donin” por atë që duhej “në kohën dhe vendin e duhur”, duke na lënë pas një vepër që nuk do të shlyhet nga kujtesa e historisë dhe nuk do të harrohet nga brezat. Pavarësisht zigzageve të historisë dhe disa historianëve të sotëm, e njerëzve të reaksionit, vepra e Heronjve dhe Dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare është e pacenuar, e plotë, integrale dhe e nderuar deri në fund.

*Drejtor i Muzeut Historik, Vlorë

October 22, 2020 19:13
Komento

3 Komente

  1. mirel October 22, 22:51

    Lavdi Heronjve te Topanase!
    Poshte tradhetaret qe po permbysin gjakun e bijve te Shqiperise.
    Vdekje tradhetareve!
    Te mos harrojme gjakune te pareve tane. Te mos shkoje dem lufta e tyre duhet te luftojme dhe ne qe ta mbajme kete vend, sic na e lane, dhe jo si te na e leri Dule Ramuti
    Poshte Ramuti.
    VF-LP

    Reply to this comment
    • Katiu October 23, 12:57

      Më preke shumë more Skënder Spahiu !
      E si të mos prekem, more Skënder , kur mbesa dhe nipi im që më duken kalamaj, janë më të mëdhenj në moshë se këta heronj .
      Kam edhe unë timin një hero populli që u vra 20 vjeç !
      E tmerrshme të jetojmë sot gëlbazat që hedhin mbi atë luftë Çelo Hoxhët dhe Edvin Kristaq Ramet !
      Tradhëtarët jemi ne që , nuk ju thyejmë hundët Çelove dhe Edvinëve , por , i lëmë të birbilosin .
      Lavdi heronjve , turp për ne !

      Reply to this comment
  2. Smrt fašizmu, sloboda narodu! October 23, 11:05

    o sKENDER, PO BEJINI NJE PERKUJTIMORE A NJE BUST ATY NE TOPANA QE MOS TI HARROJNE NJEREZIT. APO BARET DHE SUPERMARKETET KANE PERPARESI
    pOSHTE rAMUTI
    СФ – СН

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim