Heshtja e pafalshme për Akademikun Rexhep Qosja

June 22, 2016 10:44

Heshtja e pafalshme për Akademikun Rexhep Qosja

 

Nga Zenepe Luka

 

Këtë 25 qershor, Akademiku i madh shqiptar Rexhep Qose, shënon 80 vjetorin e lindjes, por ndërsa jemi në javën e këtij jubileu, për një kolos të letrave shqipe, nuk është parë asnjë veprimtari, në nderim të kësaj figure të madhe.

Duke e vlerësuar në nivelin e duhur këtë figurë, por edhe si një mik i Ambasadores së Kombit, mbesës së Ismail Qemalit, Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”, kërkoi të bashkëpunonte me institucionet e shkencore të Prishtinës, për të organizuar veprimtari në kryeqytetin e Kosovës. Ndërsa Akademia e Shkencave na u përgjigj në mënyrën më të çuditshme. Instituti Albanologjisë, heshti.

Pas një pauze të shkurtër, bëra telefonatë me Akademikun, që, sidoqë ishte e zakonshme, la pas dhimbjen që nuk shlyhet: Le ta kalojmë në heshtje ditëlindjen, takohemi në shtator në Prishtinë ose Vlorë.

Kërkesa drejtuar Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Artit të Kosovës

Akademik  Hivzi  Islamit, Prishtinë

I nderuar z. Kryetar. E nderuara Kryesi. Me shpresën se do të arrijmë bashkëpunimin, Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”,  me rastin e 80 vjetorit të lindjes së Akademikut Prof. Rexhep Qosjes,  dëshiron të organizojmë një veprimtari të përbashkët në Selinë e Akademisë në Prishtinë. Kjo veprimtari përkon edhe me 95 vjetorin e lindjes së Ambasadores së Kombit, mbesës  së Ismail Qemalit, Nermin Vlora.

Gjykojmë, që të mbahet një ligjëratë, për lidhjet e Akademikut Rexhep Qosja, Anëtar Nderi i Akademisë “Iliria” në Romë me Nermin Vlorën, si dhe lidhjet dhe meraku që kish Nermin Vlora për Kulturën dhe shkencën në Kosovë. Me këtë rast, Fondacioni ynë, dëshiron t’i dhurojë Akademisë  bustin e Akademikut Rexhep Qosja, punuar nga skulptori vlonjat Skënder Tena, për ta vendosur në një nga ambientet e këtij institucioni, apo diku tjetër, ku Ju gjykoni se është vendi i duhur.

Jemi në pritje të përgjigjes nga ana Juaj.

Me respekt

P/Fondacionin Kulturor Mbarëkombëtar

“Nermin Vlora Falaschi”

Presidente, Zenepe Luka

 

Ja përgjigjja:

 

Të nderuar,

Ju falënderojmë për shkresën tuaj.

Ju njoftojmë se Akademik Rexhep Qosja ka 15 vjet që nuk vjen në Akademinë e Shkencave dhe Arteve te Kosovës. Ju lutemi që t’i drejtoheni Institutit Albanologjik për të marrë informata lidhur me nismën tuaj.

 

Me respekt

Shërbimi Administrativ i Akademisë

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës – ASHAK
Kosova Academy of Sciences and Arts – KASA
Rr. “Agim Ramadani”, 305….

 

Telefonata, që la pas brengën e Prof. Rexhep Qoses

Nuk ishte një telefonatë e zakonshme, për ta uruar Akademikun e shquar për shëndetin e gjithçka tjetër, por për t’i komunikuar aktivitetin e planifikuar nga Fondacioni, bustin që kemi bërë dhe do të dëshironim të vendosej në një nga institucionet e shkencës në Prishtinë.

I komunikova se kishim kërkuar bashkëpunimin me Akademinë e Shkencave në Kosovë dhe përgjigjen që morëm, si dhe heshtjen e Institutit Albanologjik.

Por ne do ta bëjmë si Fondacion me gruan intelektuale mbarëkombëtare, madje pikërisht në ditën e lindjes Tuaj, më 25 qershor..

 

Ja përgjigjja e Profesor Qoses:

“Dëgjo, Zejnep. Të falenderoj shumë, ashtu edhe Fondacionin, që ka emrin e shqiptares së shquar, mikeshës sime të ndjerë, Nermin Vlorës, por të lutem, më mirëkupto: Dua ta kaloj në heshtje 80 vjetorin e lindjes sime”.

– Përse, Profesor, është jubilare, duhet të bëhen shumë veprimtari shkencore, letrare…, – i thashë.

Këto janë marrëdhëniet e mia me politikën…Takohemi në shtator në Prishtinë, ose në Vlorë, ku të doni…

Zëri i tij heshti, por pas la brengën.

 

E pafalshme për Ministritë dhe Akademitë

Jam interesuar nëse Ministritë e Kulturës e Shkencës në Prishtinë e Tiranë, kanë planifikuar ndonjë veprimtari me rastin e 80 vjetorit të lindjes, por përgjigjja ka qenë heshtja.

Çdo njeri i ndershëm shtron pyetjen:

Cili është motivi dhe përse kjo papërgjegjshmëri e këtyre institucioneve, që të mos nderojnë Akademikun e mbarë shqiptarisë, kolosin e letrave shqipe, Nderin e Kombit, Akademikun Rexhep Qosja?

Përse Qeveria e Prishtinës dhe e Tiranës kanë “harruar” datën jubilare të Akademikut dhe cila është përgjegjësia e tyre përpara shqiptarëve dhe a është ky një ndëshkim për njerëzit  e shkencës dhe të artit. Jeta dhe veprimtaria shkencore dhe artistike e Akademikut Rexhep Qosja dhe akademikëve e personaliteteve të tjerë, qenkërka në dorë të politikës, që fatkeqësisht nuk ndesh me ndonjë person me gradë shkencore, jo pastaj të jetë Akademik. E dhimbshme, e tmerrshme të politizohen institucionet shkencore, e pafalshme për Ministritë e Kulturës apo të Shkencës, të veprojnë, ndoshta në mënyrën më ekstreme, që një personalitet e vlerësojnë dhe tjetrin, po të atij niveli, e “harrojnë”. Kjo ndodh vetëm në politikën shqiptare këtej dhe andej kufirit.

Polemikat e Akademikut Qosja me qeverinë e Prishtinës dhe me politikën në tërësi, kanë në thelb mendimet e tij universale, por, që nuk kanë të bëjnë me interesat e tij, por të shoqërisë. E kundërta ndodh me Qeverinë në Prishtinë, që zbraz mllefin e saj, por kurrsesi, nuk mund të zbehë personalitetin dhe kontributin e Akademikut, Prof. Rexhep Qosjes, që jetën e tij, e vuri në shërbim të shqiptarisë, duke qëndruar përjetësisht në themelin e shkencës dhe kulturës shqiptare.

Nermin Vlora Falaschi në Konferencën e parë të Akademisë Iliria në Romë, duke i dhënë vlerësimin Akademikun Rexhep Qosja, e cilësoi as më pak e as më shumë por “një xhevahir të Kombit shqiptar”.

 

June 22, 2016 10:44
Komento

14 Komente

  1. vasili June 22, 11:35

    Zenepes,si gazetare,nuk i falen tonet patetike,qe bubullojne nga fillimi ne fund per z.Qose,por duhet te zhbironte arsyen,perse heshtin gjithe institucionet dhe qeverite ne te dy anet e kufirit,per te festuar nje eveniment jetesor sic eshte 80 vjetori,
    Aty dhe miku i tij Rama.Ta do mendja,qe dicka ka,mendoj me te kaluaren e tij.
    Megjithate nuk dua te hyj ne gjynah,por theksoj se po te ish ne pozicionin e Qoses,do te ndjehesha i lumter,qe kopeja e ´´akademikeve´´ dhe ´´politikaneve´´ arnautas do te heshtnin per te me kremtuar ditelindjen ,pasi eshte e njejta kope qe ka heshtur per tere kohen per figurat tona te permasave historike boterore si Gjergj Kastiotin, Nene Terezen etj.
    Nuk e di si ndihet Kadareja,qe po ja festojne me pompe 80 vjetorin,kjo lloj specie e mesjetes aziatike:
    Si Ismail apo si Kadare?

    Reply to this comment
  2. Euro Maloku June 22, 11:43

    Nje xhevahir ne balten skiptare…!
    Ne se do te ishte Euro apo Dollar…edhe mund te behej diçka nga OJQ-nenat

    Reply to this comment
    • skifteri June 22, 16:25

      *****Akademiku Rexhep Qosja mbetet një nga figurat më brilante të KOMBIT Shqiptar i urojmë nga zemra e dhjetë milion shqiptarve të ndershëm kudo ku jetojnë të rrojë profesori jonë i dashur edhe 100 vjet të tjera. Përgjigjja e akademisë shkencave të kosovës ,qeverisë së kosovës ,por edhe heshtja e qeverisë së shqipërisë dhe akademisë shkencave shqiptare na qënka BETERR,na la një shije të keqe si peshkë i qelbur .Midisë njerzve të tokës matanë dhe këtej kufirit shqipfolës më kokëtrashë se sa këta politikanë tradhëtar dhe këta të akademisë të shkencave matanë dhe këtej kufirit , mercenarë ,spiunë,servila shpifarak s,ka më dilengjijë dhe pa skrupullt se këta ,!!! S,po merret veshë sot se kushë duhet nderuar dhe e ka vendin në peidestal të nderit ,apo në koshin e plehrave të historisë qoftë këtu në shqipëri dhe në Kosovë : ATDHETARËT apo TRADHËTARËT !?..,SI ka mundësi të lihet në hije 80 vjetori i akademikut më të madhë të kombit GJIGANDIT të letërsisë shqipe Z.Rexhep Qosja ?! kur emri i tijë i bënë nderë kombit shqiptar ,kur këta politikan të sotëm nuk dijnë të shkruajnë edhe një letër.Jetojm në kohë tradhëtarësh kur,
      hajdutët ,spiunët ,mercenarët dhe tradhtarët e kombit janë në pushtet dhe u ngrejnë lapidare deri shtatore kriminelve me damkë si TRADHËTARIT A.Zogu etj,etj,bashkëpuntorve të serbit ,grekut apo të pushtuesit të luftës dytë botrore kjo është skandal !.Por figura dhe Busti i kllosit të letrave shqipe u zë sytë ,nuk u intereson këtyre zgjebarakve që moralishtë kurrë nuk krahasohen me Akademik R.Qosen.Këta intrigantë katila që janë në fuqi që nuk ngihen duke vjedhur dhe në kurriz të popullit varfër ,dhe moralisht kanë frikë të përballen me gjigandë të shkencës dhe letërsisë shqiptare një figurë brilante si R.Qosja.Dëshiroi ti them ministrisë arsimit dhe të kulturës ,akademive të shkencave ,dhe të dy qeverive matanë dhe këtej kufirit se vepra dhe figura e Rexhep Qoses është e pa vdekshme për kombin ,kurse vepra juaj është vetëm hajnija,tradhëtia që arrini të mohoni herojtë ,dëshmorët ,dhe kontributin madhor të akademik R.Qoses një figurë madhështore për kombin shqiptar.Ju shkatrruart shtetin e shitët dhe vodhët më keqë se pushtuesi me në krye kryekriminelin S.Berisha.Kur nuk pranoni bustin e R.Qoses që është nderit kombit ç,far ju ka ngelur më ti bëni më keq këtij kombi? ,por puna juaj e zezë është ti zëvendësoni herojtë me emra kriminelësh dhe tradhëtarësh që kanë lyer duart me gjak shqiptarësh në vitn 1997-98 ,në gërdec,dhe 21 janar.E nderuara Z.Luka ! Me lojënë e tyre ndyrë të heshtjes ndaj kremtimit 80 vjetorit të lindjes të A
      kademik R.Qoses këta katila rreken të fyejnë intelektin e një populli të tërë ta quajnë atë me memore të fshirë ,ti mbushin mendjen vetes se për ta nuk ka ndëshkim ,dhe nuk do ti zbresin kalit pushtetit kurrë ,shqipërinë e quajnë pronë të tyre ,figurat historike dhe personalitetet mundë ti ngrenë dhe ulin si të duan ,ti shesin në serbi,greqi apo diku tjetër ?!!!. Z . !Zenepe mos u mërzit se popullin e ke me vete ,harami do tu plasë këtyre bukshkalve .Janë të pa përkulur në kafshërinë e tyre kur “harrojnë ” dhe krenarinë e kombit akademik R.Qosen pa festuar 80 vjetorin ,por njerëzia shumë shpejtë do ti vërë përpara këta arkitekt të errësirës mesjetar shqiptar.Respekte z.Zenepe LUKA ,të urojmë vullnet dhe suksese të mëtejshme për të mirën e kombit.NJË FALANDERIM të madhë G.DITA.!!!!!!!!!!!1***************

      Reply to this comment
  3. Plaku Xhuxhumaku June 22, 13:18

    Une kujtoja se kjo Zenepe Luka ishte vrare ne vitin 1997 dhe ishte shpallur deshmore e kombit. Kjo na qeka gjalle akoma dhe boka edhe blla blla blla akoma. O Zenepe rriji byhtes siper, he me te lumte.

    Reply to this comment
  4. shqipe June 22, 14:11

    BACA

    Ball’ i burrave te rende,
    Mencuri e kuvendimit,
    S’luan kurr’ nga fjal’ e dhene,
    Ti,o bese e Kostandinit!

    S’ke vec pamjen e De Rades,
    O bardhosh i ketij kombi,
    Ti je grure nga gruri fares,
    Qe mbin dhe ne fund te honit.

    Nga do jane shqiptaret
    Vecan ty te kane per zemer,
    Sado larg te ngrihen dallget
    S’te harrijne dot as ne thember.

    Fole, o bace te qofshim fale,
    (Ti do rrosh ne mijra vjet)
    Selam Kadares dy fjale:
    “Guri i rende ne vend te vet…”

    Se po del Esat Toptani
    Patriot denbabadeni,
    Prite neser kur te dale:
    ” Avni Rustem krimineli…”

    Vlore,me 1993

    Reply to this comment
  5. Ganiu June 22, 16:42

    Znj. Zenepe, mendoj se duhet te behesh pak me e mprehte. Me vonese por se fundmi u arrit te kuptohej qe Rexhep Qosja e vendosi me vetedije veten ne anen e Lindjes otomane islamiste. Pra perfundimisht u be perfaqesues i islamiszmit otoman shqiptar. E kunderta ndodhi me Ismail Kadarene te cilit iu dha medalja nga presidenti francez me motivacionin: Mbrojtes i kultures Europiane. Arrin ti te kuptosh sesa te ndryshme jane keto gjera?? Edhe Edi rama me sa duket e ka kuptuar perfundimisht Mire kete ndryshim, prandaj ka heshtje.Habia dhe shqetesimi juaj permban naivitet ne te kuptuarit e vlerave historike.

    Reply to this comment
  6. Alben June 22, 17:42

    Marr dreqi politiken e ktyre pleherrave!!!! BRAVO Rexhep Qosja!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  7. DASHAMIRESI June 22, 17:45

    Lenia ne hije e akademikut te nderuar , mendoj se ka te beje me faktin , qe sot, te gjitha trevat shqiptare te Ballkanit , qeverisen nga Beogradi . Ujku me i terbuar ne sherbim te tyre eshte kanibali Sali Berisha , pas tij vijne Isa Mustafa e Lul Basha , qe pasohen nga disa taborre jeniceresh,qe mbushin te gjitha shkallet e instancat partiake e shteterore te dirigjuara prej tyre. Nuk mund te lihen pas dore edhe mjaft politikane “shqiptare” te devotshem ne Maqedoni , qe quhen te tille,vetem se flasin gjuhen shqip.
    Edi Rama,qe duket si i pa perlyer , eshte vene ne pozite te veshtire per te mos u perballur me autoritetet kosovare , por edhe me hipokrizite e nderkombetareve e forca te tjera,te pa dukeshme per syrin e publikut .

    Reply to this comment
  8. normali June 22, 19:18

    çfare bagetie jane pseudoshqiptaret e felliqur! Te tjeret edhe kur s’kane ato merita qe ka Qosja, e ngrene me pahir ne piedestal. Festojne pervjetorin e Ismahilit , nje cop punonjes letrash, i ndertojne shtepi miljona euro dhe lene nje akademik universal qe ka ngulur vlera te pazevendesushme per kombin. Poshtersia shqiptare po merr permasa drastike. Le te mburremi me futbollin se jeten dhe historine ja u kemi lene gjitoneve

    Reply to this comment
  9. Mark uk June 22, 20:30

    Si akademik duhet hequr kapela.Ate e nderon UDB Jugosllave qe u sherbeu me devotshmeri.Po ashtu si islamik i thekur mund ta cmoni.Kemngulja per tu lidh me vendet islamike u prish edhe me Berishen.Ne vendlindjen e tij ne Vuthaj te gjith e perbuzin.Kurr nuk e ka kaluar 2% ne sontazhin qe i eshte bere.Vetem Edi Rama e perkrahi,ma teper si kundershtar te Berishes se sa per vlerat e tij.

    Reply to this comment
  10. edhe 100 te tjera per profesorin e kombit June 22, 21:24

    eshte pambarimisht trishtuese te lexosh keto rrjeshta te shkruara nga zonja Luka..

    ku qendron sekreti i heshtjes ??

    pothuaj tere hordhia e akdemikeve dhe intelektualeve ne Shqiperine e Tiranes,Prishtines,Shkupit etj u va para nje ballafaqimi me te kalueren dhe me konkretisht
    ——duhet te shkelnin me kembe te kaluaren e “zeze” kamuniste
    —–duhet ti hanin jo vetem mishin por ti bluanin dhe kockat enver hoxhes
    —-duhet te vrisnin heronjte e tyre te rromaneve qe moren lavdine ne kohen e Enveri dhe ne kete piken e fundit u shqua kadareja qe shqiponjat i ktheu ne sorra dhe korba..kurse Dritero Agolli pushkatoi me doren e tij personazhin e tij me te gdhendur Memon te I TRETI NE BRONX dhe ja dha peshqesh sali protopapes ( lexo lul bash serbit)…Biles Kadareja mbahet qe kanibali me i madh i Gjergj Fishtes dhe te njejten dje po bejne me Qosen
    Me sakte akoma.

    Ne shume drejtime nuk ka ndonje ndryshim koha e fashizmit nga koha e sotme biles ne vitet 40′ fashistet e atehershem ishin me te ndershem se te vrisnin me plumba …kurse sot te vrasin me heshtje..te vrasin duke te thene “komunist” vete ata qe kane qene ose muti i Enverit ose kaka e Titos
    …………..
    Sidoqofte ne kohen e sotme njerzit e ndershem po behen nje rrace ne zhdukje dhe UNESKO duhet te nderhyje ne shqiperi per mbrojtjen e tyre nga ujqerit berishiste,edirametiste,xhaferdeviste,rugoviste,lulbashiste,isamustafiste,elezbiberste zogiste dhe titiste..

    Thone qe NDONJEHERE.. HESHTJA flet me shume se mijra fjale dhe ky rasti i Profesor Qoses flet vete.
    Respekt per nje nga burrat e kombit me te spikatur ne trevat shqiptare per te gjithe kohrat Rexhep Qosja.

    Reply to this comment
  11. padrino June 22, 21:38

    Rexhep Qosja , patriot, njeri i madh. smajl kandarea , servil, ne kohen e monizmit, superservil, tani ne kohen shkerdhatokracisé, alla berishjane, apo te piktorit, megalloman, qe si ve dot pikat mbi I.

    Reply to this comment
  12. A.GRAMSH June 22, 23:22

    Ish Shqiperija ka 25 vjet koloni me shume kolonizatore ku eshte restauruar sistemi ‘SKLLAVOPRONAR’!
    Akademiku REXHEP QOSE-Ne shekullin e 21-te ne kete vend pa shtet apo ‘shprehje gjeografike’ mund te konsiderohet si GALILEO GALILEO(babai i shkences moderne)ne kohen e inkujzicionit! LAVDI!

    Reply to this comment
  13. Miza nen kapuq June 24, 03:23

    Qosja e ka pērkrah paditurin deri kur bëri Lekun, mendoj që do i mbante nen thunder paditurit e ata ishin të “ditur” deri sa kapen atë që deshten, gjithë trurin e Kosovēs i bëri tradhetar sidomos ata Gjakovarë,u bë zoti Qosja profesori i Shkollës speciale dhe e pësoj shumë keq, Kjo është heshtja që vret zotin Qosja. Tash eshte shume vonë por fati i Popullit që politiken po e mbron USA, se ne jemi të humbur nga politika.sikurse e tha kryeministri serb citoj:”Ne nuk jemi në luftë politike me Shqipetaret e Kosoves, por jemi luftë me politiken Amerikane”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*