“Heshtje e rëndë në këtë 70-vjetor të Çlirimit!”

Arben Puto November 9, 2014 14:16

“Heshtje e rëndë në këtë 70-vjetor të Çlirimit!”

Kremtimi i 70-vjetorit është një festë e madhe kombëtare, pasi është festa e epopesë së Luftës Nacional-Çlirimtare, që përbën një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë tonë kombëtare. Nuk ka vend për paragjykime, e nuk qëndrojnë orvatjet e shpeshta, për ta mohuar luftën për shkak të vendosjes të regjimit komunist. Kur jemi në luftë, le të gjykojmë luftën, por kur vjen puna të gjykojmë për pas çlirimit, atëherë le ta gjykojmë Regjimin Komunist. Duhet përmendur se në 50 vjet të diktaturës që përkojnë me kohë-jetesën e një populli të tërë, që edhe pse në ato kushte i bëri mjaft të këqija, nuk duhet thënë apriori se regjimi i kaluar e la vendin shkretëtirë.

Për mendimin tim, nuk është e tepërt të vihen në vendin e tyre veprat kryesore të rezistencës. Ne media ka pasur shpesh referime sesi janë prishur e dhunuar me dhjetëra përmendore të Luftës Nacional-Çlirimtare gjithandej nëpër qytete dhe sesi janë prishur edhe shumë e shumë monumente nëpër vend. Varrezat e Dëshmorëve janë lënë në gjendje të rëndë, një vërejtje që u duhet bërë njësoj të dy anëve të politikës, qoftë të Djathta apo edhe të Majta. Është e domosdoshme të vihet dorë, pasi kjo është shumë zhgënjyese dhe të ngjall trishtim. Është në nder të kombit, që t’i kthehemi nderimit të atyre qindra-mijëra të rinjve që dhanë jetën për vendin dhe që na rreshtuan me të drejtë në vendet e koalicionit botëror Antifashist.

Por, në këtë kohë ka edhe paradokse nga më të jashtëzakonshmet: dëgjohen gati edhe zëra që thonë se gjaku i dëshmorëve nuk shkoi në favor të shqiptarëve. Po të kujt? A mos vallë do të duhej që ai gjak të shkonte në favor të kolaboracionistëve?!

Në këtë përvjetor, e përsërisim, duhet ët vihen në vend veprat kryesore të rezistencës. Pasi janë prishur e dhunuar me dhjetëra përmendore gjithandej. Varrezat e Dëshmorëve, kudo nëpër Shqipëri, kanë nevojë për një kujdes më të madh sesa ai që është treguar deri më tani, sidomos në dekadat e fundit. Po ashtu, rehabilitimi i dëshmive të luftës është pjesë e pandarë e kremtimit të Çlirimit dhe që na duhet të marrë të gjithë vëmendjen e nevojshme.

Më në fund, po na vjen edhe një lajm i gëzueshëm. Njoftohet në media se Monumenti i “5 Heronjve të Vigut”, që ishte zhvendosur nga qendra e qytetit në periferi, do të rikthehet në një nga lagjet e qytetit të Shkodrës. Edhe pse është një veprim i mirë, nuk mjafton.

Nga publiku, pritet që autoritetet e çdo niveli qendror dhe lokal të angazhohen seriozisht dhe të bëjnë të gjitha përpjekjet për organizimin me të gjithë rëndësinë e vet të festës së 70-vjetorit të Çlirimit të atdheut.

Për fat të keq, po vihet re një heshtje e zgjatur nga të gjitha strukturat qeverisëse. Jeta publike po vazhdon që të dominohet nga antagonizmi i vrazhdë politik, nga ngjarjet e rënda kriminale që marrin deri jetë njerëzish.

Mjerisht, 70-vjetori kërkonte një vëmendje të veçantë. Festa nuk duhet vetëm të zhvillohet në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë që nga veriu dhe deri në jug. Të gjithë qytetet e presin këtë festë për ta kremtuar, pasi lufta e rroku të gjithë vendin tonë. Kremtimi i 70-vjetorit në masën sesi duhet të nderohet dhe sesi i ka hije duhet të ishte në qendër të veprimtarisë së qeverisë dhe në një dimension të lartë përgjatë të gjithë muajit Nëntor me aktivitete nga më të ndryshmet. Nuk duhej të pritej thjesht 29 Nëntori, që të bëjmë festën e 70-vjetorit.

***

“Kemi detyrën si qeveri të nderojmë ata që dhanë jetën!”

Prononcimi i zv/kryeministrit shqiptar Niko Peleshi pyetur për aktivitetet që Lidhen me 70-vjetorin e Çlirimit të atdheut

Pas VKM-së dhe miratimit të logos për festimet, duket sikur ka pasur një fashitje të jehonës për festimet e 70 vjetorit. A është i vërtetë ky konstatim, sipas jush?

“29 Nëntori është një moment shumë i rëndësishëm i historisë moderne të Shqipërisë, që e meriton të përkujtohet me seriozitetin dhe dinjitetin maksimal, aq më tepër në një vit jubilar si ky. Ka pasur natyrisht edhe një tjetër ‘jehonë’ që lidhet me punën e Komisionit për Përkujtimin e Ngjarjeve Jubilare. Por edhe në këtë rast mendoj se konstatimi juaj nuk qëndron. Madje, do të thosha që gjatë javëve të fundit festimi i 70 Vjetorit të çlirimit ka marrë mjaft vëmendje për shkak të disa aktiviteteve që janë zhvilluar ndërkaq, ku do të përmendja përkujtimin e Konferencës së Pezës, apo përkujtimin e çlirimit të Gjirokastrës, Beratit si dhe disa aktivitete të tjera lokale. Në fakt, me përjashtim të përkujtimit të Konferencës së Pezës aktivitetet e parashikuara në listën e miratuar nga Komisioni ende nuk kanë filluar të zhvillohen. Kjo për faktin e thjeshtë sepse ato lidhen pothuajse në tërësinë e tyre me datën 29 Nëntor. Pra, po punohet për një sërë aktivitetesh, ku ndër më interesantet do të veçoja Festivalin e Dritave që do të zhvillohet në Tiranë në mbrëmjen e 29 Nëntorit, hapjen për publikun e të ashtuquajturit Bunker Anti-Atomik të Linzës dhe organizimin aty të një ekspozite, çka besoj së do të jetë një ngjarje mjaft interesante, apo një sërë ekspozitash të tjera që do të zhvillohen në Tiranë. Dhe padyshim për të gjitha këto aktivitete do të ketë njoftime e publicitet sepse në fund të fundit suksesi i një organizimi si ky varet nga pjesëmarrja dhe reagimi i publikut. Vlen po ashtu për t’u përmendur që përveç asaj pjese të aktiviteteve që po organizohen në nivelin qendror, një rol mjaft aktiv në përkujtimin e 70 Vjetorit ka Luajtur e po Luan edhe pushteti vendor. Madje në javët që vinë në bashkitë kryesore të vendit do të kenë një kalendar mjaft intensiv aktivitetesh teksa qytete të ndryshme përkujtojnë 70 vjetorin e çlirimit të tyre”.

***

70-vjetori, detyrim apo nderim?

Duket më shumë si detyrim sesa një nderim, zvarritja dhe mungesa e mjedisit festiv për 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut. Pasi edhe pse po afrohet 29 Nëntori, momenti i përkujtimit të madh, në Shqipëri ka fare pak mjedis festiv të dedikuar për të. “Mjerisht, 70-vjetori kërkonte një mjedis të veçantë. Festa nuk duhet të zhvillohet vetëm në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë që nga veriu dhe deri në jug. Të gjithë qytetet e presin këtë festë për ta kremtuar, pasi lufta e rroku të gjithë vendin tonë. Kremtimi i 70-vjetorit në masën sesi duhet të nderohet dhe sesi i ka hije duhet të ishte në qendër të veprimtarisë qeverisë dhe në një dimension të lartë përgjatë gjithë muajit nëntor me aktivitete nga më të ndryshmet. Nuk duhej të pritej 29 Nëntori, që të bëjmë festën e 29 Nëntorit”, thotë studiuesi Arben Puto. Edhe pse qeveritarët e mohojnë dhe mëtojnë se po bëhet çmos për të respektuar rëndësinë, pak aktivitete lokale nuk e mbushin dot rëndësinë e datës. Nga ana tjetër, pushtetet e dy niveleve, e kanë lënë për në fund. Në fakt, referuar z.Peleshi, njërit prej figurave përgjegjëse të këtij evenimenti, kulmimi i festimeve do të jetë më 29 Nëntor. Në programin e qeverisë aktivitetet më të rëndësishme janë precizuar të jenë Festivali i Dritave që do të zhvillohet në Tiranë në mbrëmjen e kësaj date; hapja për publikun e të ashtuquajturit Bunker Anti-Atomik të Linzës; organizimin aty i një ekspozite, çka besoj se do të jetë një ngjarje mjaft interesante, apo një sërë ekspozitash të tjera që do të zhvillohen në Tiranë, thoshte zëvendëskryeministri pak kohë më parë. Në festime mëtohet se do të ketë edhe një dekoratë të re me rastin e 70-vjetorit; dekorimin e një sërë luftëtarësh që janë gjallë; emetimin e një serie pullash; një koleksion monedhash të Bankës dhe ekspozita fotografike; përveç dhe një ceremoniali ushtarak dhe pritjeve të zakonshme. E megjithatë, edhe pse duken të planifikuara shumë aktivitete, pjesa më e madhe e tyre është lënë për ditën e fundit, gjë që do të thotë se atmosfera festive do të mbetet në fund.

Deri më tani, si për çdo vit, është përkujtuar Konferenca e Pezës dhe është bërë një aktivitet në Berat, një tjetër i është shtuar pak ditë më parë, por duket se pritshmëria është ende tejet larg, normalitetit të një feste të tillë.

Gjithsesi, një lajm që e justifikon disi këtë avashtësi organizuese është riardhja në qytet e “5 Heronjve të Vigut”. Zyrtarisht “ndodhemi në një periudhë të ndërmjetme ku ka mbaruar faza e planifikimit në tërësinë e saj dhe pritet të fillojë organizimi i aktiviteteve përkujtimore e festive… debati ka kaluar në një fazë tjetër, ku opinioni publik, por edhe media, presin zhvillimin e aktiviteteve të cilat në fakt sapo kanë filluar dhe do të intensifikohen më tej teksa i afrohemi 29 Nëntorit”, shprehej javë më parë zëvendëskryeministri Peleshi, kur u pyet për kremtimet. Por, me gjithë afishimin e një sërë aktivitetesh, që më shumë ngjajnë si spektakël sesa përkujtimore, jemi larg atij nderimi, që ua kemi detyrim të rënëve të shumtë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore./Ben Andoni-Java

 

Arben Puto November 9, 2014 14:16
Komento

14 Komente

  1. Keqardhje, si per Luize Xhuvanin November 9, 15:12

    Zoti Puto…

    duhet te bini ne gjunje dhe t’i faleni Sali Berishes, “Pal Mlyshit te Demokracise”, sic e ka mbiquajtur fieraku i humorit shqiptar Pellumb Kulla.
    Pranoi Saliu ta merrte ne dorezim pluralizmin dhe pas tij kudo u vendosen komuniztet.
    Zotrote pranove te beheshe I Te Drejtave te Njeriut, me qender ne Helsink.

    Po te ishin se mbari gjerat, ti zoti Puto do duhet ta kishe nisur me nje ndjese te ish-kamunisteve qe nuk kishin firmosur Helsinkin ne kohen e duhur, dhe qe te drejtat e shqiptareve ishin shkelur e neperkembur…

    Ju nuk u shfaqet kurre ne emrin e shqiptareve qe kishin vuajtur e sakatuar nen komunizem, por u bete mbrojtes te te drejtave te komunisteve, te atyre qe sapo kishin dorezuar me procesverbal pushtetin tek komunistet e rinj…

    Po mire e Puto, se je burre i kenduar, si te kendon goja akoma kur edhe pranon qe historia nen komunistet duhet ndare ne dy pjese (1941-1944 dhe 1945-1991), edhe vazhdon te flasesh per rol te clirimtareve?! Eshte sikur te flasim per sot: sikur te dale nje parti dhe te premtoj tere gjerat e mira per popullin, dhe fill pasi te vij ne pushtet, jo vetem t’e mos i ofroj gje prej premtimeve, por t’ja marre edhe ato qe ka pasur!
    Komunistet (per shkak te lidhjes me jugot dhe pastaj north=sllavistet e komunizmes) e lane shqiptarin pa prone e pa dinjitet e pa te drejte fjale dhe me te mjerin e europes e lane, secilin prej shqiptareve e lane te tille, ore gjer edhe Ismail kadarene qe e linin te dilte jashte shtetit por me frike ne zemer, ia botonin veprat por pa e ditur se ai kishte ndermend dicka tjeter, librat qe po rishkruan sot kishte ne mend, si edhe Kujtim Cashkun e shkrete qe doli e hyri serish ne Bunker, dhe tere ata komuniste, duke ju perfshire juve, zoti Puto, qe sot e kesaj dite nuk keni bere nje deklarate: Pse sali berisha nuk ua ktheu pronat shqiptareve?
    Po lere te mos flasim per te djathtet, te flasim per te Majtet: pse u vra apo u vete-vra mehmet Shehu (se njelloj ishte vrasja me doren tende dhe vrasja me doren e tij ne doren tende!), si nuk bet nje prononcim per liberalet e viteve ’70, o zoti Puto?

    Po ce o, a e mori apo e humbi dhe a ia kthyen prape Kujtom Cashkut “Kinostudion Shqiperia Sot”, eshte lufta juaj per te drejtat e Njeriut?!

    Dhe mos luani me sentimentin e njerezve qe duan sinqerisht te nderojne ata qe luftuan per Liri Sociale e Politike dhe per Atdhe te Lire. Te Majte e te Djathte, ata jane kunder jush, zoti Puto, thjesht pse ju jeni te pasinqerte, ju luani kumar me pastertine e tyre.
    Ata u genjyen ne emer te komunizmit si utopi te panjohur, dhe po ashtu u fenjyen ne emer te pluralizmit, si utopi po aq e panjohur, per shkak te njejte: verberise qe solli ai komunizem, qe ju jeni ende ne dileme ta zhvishni e t’ja rrfeni s dordolec shqiptareve, qe nuk ua kane borxh te talleni me ta.
    Harroni ju qe shqiptaret tashme e kane pare Boten?!

    Reply to this comment
  2. mirel November 9, 17:10

    Ke te drejte Zoti Puto, po kur nje hale pshur ne Varrin e Komandatit te Luftes,,dhe eshte shtetas I lire, kjo do te thote qe qeveria dhe shteti I eshte nenkembur vandalitetit dhe percundnimit te historise.
    Mori vesh ndonje c;u be me ballistin trim shurrak?
    Do doja te pakten ta shikoja ne burg, per hir te dinjitetit te shtetit, pa folur per cfare meritojne vertet ballistet qe e dine vete ata cfare kane marre per 40 vjet.

    Reply to this comment
  3. Grida Sum-duma November 9, 17:57

    Kete vend e nxjerr nga sherri vetem Sevo Tarifa. Ai e din historine e Enverit dhe te Nexhmijes.

    Reply to this comment
  4. Gjaton Toroveci November 9, 19:33

    Thuhet qe do te nderohen te gjallet e mbetur.Po per te vdekurit çdo te behet. Para disa ditesh gazeta shqiptare botoi emrat e pjesemarresve te demonstrates te 8 nentorit 1941 Ne Korçe, demonstrate kjo qe ishte e para e organizuar prej Partise Komuniste Shqiptare. Ne te pati te plagosur, te vrare, te arrestuar, te perjashtuar nga shkolla etj. Ne emrat e permendur nuk gjeje Koçi Xoxen, Pandi Kriston, Pilo Peristerin, Nesti Kerenxhin, Vaske Kolecin e nje sere emrash te tjere qe ushtruan pushtetin e dhunen e pashoqe mbas vitit 1944, duke pervetesuar merritat e te tjereve e duke i persekutuar keta. Shume prej tyre nuk e kishin shkrepur asnjehere, por kjo nuk i pengoi te merrnin mbi vete te gjitha meritat e pamerituara te Luftes. Do te kete ndonje vleresim per pjesemarresit e vertete e shume te tjere kontribues te Luftes? Sot neper komisione ka pjesemarres qe nuk kane pasur asnje lidhje me Luften osae kane pasur nje kontribut minimal. Rishikimi i historise persa i perket periudhes se luftes sidomos persa i perket pjesemarresve te vertete duhet bere pa tjeter sepse historia e shkruar deri me sot eshte e manipuluar. Quhen veterane edhe ata qe kane qene dhjetevjeçare ne mbarim ter Luftes.

    Reply to this comment
  5. persekutuar-denuar November 9, 19:38

    29 NENTORI I ZI I ENVER HOXHES NDERTOI MURIN E BERLINIT O ARBEN PUTO.

    Diten kur Evropa e Bashkuar feston renien e Murit te Berlinit, Arben Puto qe u vetshpall ballist tek OPINIONI i Fevziut kur ne pushtet ishte Sali Berisha, tani u rikthye ne origjine tek Partia e Punes kur Edi Rama po “rilind” Kohen e Qepes te Enverit. Prandaj edhe eshte krejt normale t’i bashkohet KORIT te Qyqeve dhe Kukumjackave qe vajtojne LANC-in kriminal te Enver Hoxhes qe Gjykata e Hages e shpalli si nje organizate terroriste sepse vrau dhe masakroi ushtaret angleze ne Kanalin e Korfuzit. Si atehere Historiani Famoz Arben Puto qe ka shkruar per 50 vjet me radhe historine e vendit tone ka harruar dhe nuk i vjen zeri fare per faktin qe Shqypnia u denua dhe u sanksionua nga vendet Aleate te Luftes se Dyte Boterore me konfiskimin e Floririt te Ahmet Zogut qe u gjet i fshehur ne malet e Bavarise nga po keta aleate? Si u rreshtua atehere Shqypnia me LANC-in e saj perkrah Aleateve angleze dhe amerikane kur Enver Hoxha i vrau ushtaret anglezet ne Korfuz me urdher nga Moska dhe vasalet e saj nga Beogradi?

    si mund te rreshtohej Shqypnia e LANC-it komunist perkrah Koalicionit Antifashist kur Komandanti i Pergjithshem Enver Hoxha gjate gjithe Luftes nga 1941 deri ne 1944 jetonte si nje sulltan Arabie ne vilen lluksoze te kunatit te vet Bahri Omari ngjitur me vilen e Qazim Mulletit, kur Bahri Omari ishte minister i jashtem i qeverise kuislinge fashiste? Nga kjo vile Enveri spiunoi tek fashistet Qemal Stafen dhe shume shoke te tjere komuniste idealiste, te cilet ishin genjyer nga emisaret e Titos te Jugosllavise me mashtrime bolshevike per nje Bote Internacionale te Re. Pse e beri kete pabesi makaber Enveri? Askush nga historianet, analistet apo nga politika jone kombetare nuk ka marre mundimin deri me sot ta hulumtoje dhe t’i investigoje keto fakte te pamohueshme, kur te gjitha arkivat permbajne mjaft materiale demaskuese ne kete drejtim. Ne vend qe te filloje te studioje sot kete periudhe te erret te historise, kalemxhiu i Enverit Arben Puto fillon te genjeje dhe te mashtroje shqyptaret njesoj sic ka bere 70 vjet me radhe duke i thurrur hymne 29 nenetorit te ZI dhe LANC-it kriminal te Enver Hoxhes qe mbollen MURTAJEN bolshevike ne vendin tone. Prandaj edhe duhet t’i themi ketij kameleoni te vertete:

    29 NENTORI I ZI I ENVER HOXHES NDERTOI MURIN E BERLINIT O ARBEN PUTO.

    Reply to this comment
  6. Arben November 9, 19:48

    ORE MIK, JE NJE MASHTRUES ORDINER QE PARTIA TE CAKTOI TE MERRESHE ME FALSIFIKIMIN E HISTORISE.

    TE KAM NDJEKUR NE NJE EMISION KU PRANOJE ME GOJEN TENDE SI FALSIFIKOVE NE HISTORINE SHQIPETARE TE LUFTES ARKIVEN QE KISHIN ANGLEZET PER ENVER HOXHEN, CFARE DO ME ORE B…..???

    HESHTJA E RENDE ESHTE SEPSE NUK MUND SHQIPETARET TE FESTOJNE ME ZEMER 70 VJETORIN E PUSHTIMIT TE TYRE NGA SLLAVO-KOMUNISTET, NE SHERBIM TE TE CILEVE TI JE EDHE SOT ORE M…..

    Reply to this comment
  7. Lleshi November 9, 20:39

    Ne fakt zoti Arben ka lajthitur ! Nje pervjetor origjinal si ky ka festuar populli shqiptar ne 1942-shin Festen e Pavaresise se Shqiperise ! Jane tamam si dy pika uji !

    A e kupton or ztni Pujto Pujtaku ? Nen pushtim nuk mund te festohet as pavaresia dhe as Clirimi dhe , prandaj dhe kur i organizon pushteti i pushtuesit , ngjajne tamam si Dite Zie ! Ha…ha…ha.. Lexo shtypin e kohes per pervjetorin e Pavaresise 28 nendor 1942 ! Ha…ha…ha… Nuk permenden partizanit ne sofren e pushtuesit Zoti Puto ! Eshte njelloj sikur te permendesh litarin ne shtepine e te varurit ! Ha…ha…ha… obobobooo

    Reply to this comment
  8. Shpati November 9, 21:14

    A ka ndonje dokument, trakt, deklarate te PKSH gjate L2B qe denonte dhe shprehte shqetesim dhe kerkonte ndihme tek PKJ per t’i penguar masakrat e sllaveve çetnike kunder populsise shqiptare ne Jugosllavi? PKSH, kelyshe dhe vegel e jugosllaveve, ishte kolaboracionistja me e madhe dhe me e keqe gjate luftes dhe pas lufte.

    Reply to this comment
    • Arben November 9, 23:15

      ENVER MUTI & CO I KANE NDIHMUAR SLLAVET NE GENOCIDIN NDAJ SHQIPETAREVE TE KOSOVES, PASI KANE QENE VASALE TE TITOS.

      MEGJITHEATE SHQIPETARET KANE LUFTUAR KUNDER PUSHTUESIT, POR NUK ESHTE SAKTESUAR SA LUFTE ESHTE BERE NE SHQIPERI, PASI KETA FALSIFIKATORE TE HISTORISE, SI PUNA E KETIJ QE SHKRUAN, NUK E KANE LEJUAR KETE SAKTESIM.

      NUK ESHTE NJERI PER TE FYER KONTRIBUTIN E LUFTETAREVE SHQIPETARE GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE, POR KY ARTIKULL I KETIJ ESHTE PER KRIMINELET E ASAJ LUFTE QE E KTHYEN NE LUFTE CIVILE PER INTERESAT E TYRE DHE E MANIPULUAN HISTORINE KETO 70 VITE.

      Reply to this comment
  9. labinot November 9, 22:56

    Sllaveve ju iku Kosova,kjo ishte lufta nac-cl.sllavet derguan dy kriminele ordinere, per te gjetur ca shule si Koci Xoxe,vllehe si Koco Tashko,Rita Marko,Vrakacorr si Vasil Shantic,kaqol si Qemal Stafa dhe kopil si Enver Halil efendiu ,Bashibozuke me pagese te Pashicit si Myslym Baben dhe Haxhi Lleshin i kishin ne listen e vjeter

    Reply to this comment
  10. Tartufi November 9, 23:22

    Une nuk do ta besoj kurre,qe rilindija ta haje perseri nga shpellarija mashtrimin???
    Rilindija nuk eshte per te mare kete vit me badanjene e reckosur e te pluhurosur te 70 vjeteve te gjoja te clirimit.Rilindija do ta kaloi kete radhe me mjeshteri dhe reflekt kete
    dite kujtimore sikur te mos te jete gje. Ketu do te jete perfundimi qesharak i shpellarit qe
    me zi pret nga ky gabim. Ky eshte gjykimi tim.

    Reply to this comment
  11. paci November 9, 23:39

    Festa e çlirimit , 29 nentori , 70 vjetori , pritet te festohet me madheshtine e ligjëshme nga shumica apsulute e popullit shqiptar , se ishin shumica qe mbeshteten me te gjitha forcat djemte dhe vajzat e tyre qe lane bankat e shkollave , familjet e tyre dhe dolen ne mal te organizuar ne luften e lavdishme NÇ , Sot jane shumfishuar pasardhesit e atije brezi qe me sakrificat e Tyre çliruan vendin dhe radhiten Shqiprine me shtetet fituese me te fuqishme te botes duke siguruar pamvarsine dhe te drejtat e shqiptarve .
    Nuk duhet te degjohen pinjollet e brezit bashkepuntor me pushuesit qe kane punuar gjitnje per te turperuar vendin e tyre ,
    Qeveria qe ka mbeshtetjen e fituesve duhet te punoje per festim dinjitoz te 70 vjetorit te çlirimit .
    Duhet te restarohen monomentet dhe lapidaret e lanç shenja te pazevendsushem te patriotizmit . dhe krenarise kombtare duhet te rikthehen 5 heronjte e vigut ne mesin e shkodres , jo jashte qytetit , por aty ku ishin dhe ku nderojne çdo qytetar shkodran qe don vendin e vet .

    Reply to this comment
    • kujtesa November 10, 01:46

      – Me perpara dergoni nje tufe me lule tek varri i Komandantit te Brigates se pare sulmuese,ish luftetarit te Spanjes ,Mehmet Shehu pastaj kini fytyre te perkujtoni luften.
      – Luften e bene njerez konkret,kush mund te publikoje nje liste te Komandanteve e Komisareve te formacioneve partizane dhe si perfunduan ata,duke filluar nga Ceta Plake e Vlores………..

      Reply to this comment
  12. Flori November 10, 08:28

    Pershendetje Dita, me vjen shume mire qe percillet dhe nga ju ky shkrim i gazetarit Ben Andoni.Politika ne Shqiperi, si majtas dhe djathtas kerkon ta lere ne hije Luften Nacional Clirimtare, turp.Edi Rama dhe e majta duhet te jet me e vemendshme e jo ti kushtoj me shume rendesi nates se hallouinit sesa kesaj feste kaq te rendesishme per vendin tone.
    Njerezit duhen gjykuar per kohen dhe rrethanat e veshtira qe kane vepruar ne ate kohe, kush eshte koha e luftes duhet te nderohet dhe te ket perkushtim dhe qeveria duhet te jet ajo qe ta jap kete shembull per te gjithe njerezit, ne te kundert keshtu sic e kane nisur ndonje dite do te duhet ta nxjerrim dhe Heroin tone Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu tek Parku Autobusave ‘ se eshte merzitur ne qender’.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*