Hetim për “fondet sekrete” greke, Prokuroria do të thërrasë edhe gazetarët

October 20, 2018 20:46

Hetim për “fondet sekrete” greke, Prokuroria do të thërrasë edhe gazetarët

Kryeministria greke e mohoi të jenë dhënë fonde sekrete në Shqipëri e Maqedoni. Pas publikimit të lajmit se ministria e jashtme greke kishte paguar miliona euro edhe për media në Shqipëri, prokuroria greke ka nisur hetimet.

I pari që do pyetet është gazetari i “Ifimeridha” Dhimitris Takis, i cili publikoi lajmin dhe të dhënat e dala nga dokumentet me kodet sekrete që u paraqiten në parlamentin grek. Bëhet fjalë për dokumentat për pagesat drejt Shqipërisë, drejt Maqedonisë dhe për Kishën Ortodokse të Jerusalemit.

Burimet nga Athina thonë se bëhet fjalë për çështje të sigurisë kombëtare të Greqisë. Publikimi i të dhënave ndodhi pak orë para se në parlamentin e Maqedonisë të niste diskutimi për miratimin e projektit të ndryshimit të kushtetutes për emrin e ri të Maqedonisë.

Sipas lajmit bëhet fjalë për një përplasje mes ministrave Kotzias dhe Kamenos në qeverinë e Tsipras. Ministri i mbrojtjes duke akuzuar për abuzime, foli për 45 milionë euro pagesa të ministrisë së jashtme.

Kotzias përmend vetëm 11, ndërsa sipas të dhënave bëhej fjalë për pagesa me kod sekret drejt vendeve si Shqipëria dhe Maqedonia për të influencuar në opinionin publik pro marrëveshjeve me Greqinë. Paratë kanë shkuar në media, portale dhe organizata të ndryshme.

v.l/ Dita

October 20, 2018 20:46
Komento

4 Komente

  1. Arben October 20, 21:07

    DMTH DO TE THERRASIN MERO BAZEN NE

    PROKURORINE E ATHINES.

    Reply to this comment
  2. VEPRIM URGJENT ANTI-TRADHËTISË KOMBËTARE October 21, 15:56

    Prokuroria Greke nisi menjehere hetimet per mediat greke qe publikuan dokumentet publike me fonde e kode sekrete.
    ————————————————————————–
    Prokuroria Shqiptare asnje hetim per mediat e portalet shqiptare, pushtetare e ishpushtetare qe kane marre ato fonde.

    Reply to this comment
    • Arben October 21, 16:29

      Mo ki merak, sic I nisen do ti mbyllin, loje e brendshme politike, si mendon to do nxjerrin breket e palara ne shesh?!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim