Hetimet e SPAK, Hajdari : Dosjet e vjetra të mbyllura do të rihetohen

January 19, 2020 15:11

Hetimet e SPAK, Hajdari : Dosjet e vjetra të mbyllura do të rihetohen

Ish prokurori i Apelit për Krimet e Rënda, Shkëlqim Hajdari thotë se prokurorët e SPAK do të hetojnë edhe dosjet e njohura si vrasje politike.

Në një intervistë për A2, një muaj pas konstituimit të Prokurorisë së Posaçme të Hetimit, ai rendit arsyet përse SPAK do të nisë punën me hetimin mbi bazë të provash dhe jo emra zyrtarësh.

“Janë njerëz që do të paguhen me rroga të larta dhe paga më të mëdha seç marrin zyrtarët më të lartë të shtetit që ruhen ata dhe familjarët e tyre me masa të forta sigurie çka i bën ata që të jenë të vendosur dhe të sigurt për të bërë punën e tyre, për të goditur krimin në nivelet më të larta. Do ta bëjnë SPAK-un, i cili do të hetojë, jo duke parë se kush është emri i subjektit që po hetohet, por do shikojnë vetëm provat. Një pjesë e tyre gjendet në arkivat tona, janë çështje të cilat ndër vite janë pushuar padrejtësisht. Mund të jenë në arshivën e ish prokurorisë së Krimeve të Rënda” u shpreh Hajdari.

Sipas Hajdarit, prokurorët e SPAK janë njerëz që kanë shitur sovranitetin e tyre për të dhënë drejtësi.

“Një agjenci brenda BKH, e pavarur plotësisht nga Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion dhe nga drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit do të hetojë jetën private të prokurorëve të posaçëm”, shtoi ish prokurori i Apelit për Krimet e Rënda.

Sipas tij SPAK-u është i pavarur në hetimet.

“Prokurorët, megjithëse kanë qenë të pambrojtur, të pasigurt në karrierat e tyre. Kanë qenë për dosjet e vështira në dorë të një Prokurori të Përgjithshëm që ka pas vendimmarrje mbi to”, përfundoi Hajdari.

Prokurorët e SPAK-ut nuk do të përfshihen në kryerjen e hetimit, provat do të sigurohen nga oficerët e BKH.

 

l.h/ dita

January 19, 2020 15:11
Komento

2 Komente

  1. Adih January 19, 16:51

    Nderime dhe respekt i nderuar Z. Hajdari .Me gjithese sqaroni shume gjera ,per dite e me shume ne populli i ndershem e i pa perkrahur jemi optimiste .Dihet cdo fillim ka dhe nje mbarim .Keta zybere qe e boshatisin shqiperine cdo dite ,i erdhi fundi .Kujtuan se do benin me njeri tjetrin rotacion dhe te tallnin bythen me kete popull ,per jete te jeteve .U treguan budallenj ,e mbi te gjitha per te gjithe zullumet e vjedhjet e tyre , jane kapur te pa pregatitur .Ka shume pislleqe qe kane ciper ujit ,e qe duken e preken ne cdo cast , bile edhe naten ne erresire .Vetem nje shembull do ju thoja: .Politikanet e 30 viteve te ketij tranzicioni post komunist ,kane shkelur kushtetuten nen stop nenin nr 181 te saj posacerisht per pronat ,te gjithe njelloj tamam si shpia e femise se kopilave .Lind pyetja ,statistikat e vrasjeve , viktimave ja kane kaluar edhe diktatures komuniste ne shifra ,ka nje kosto kjo .Kush e mban pergjegjesine e viktimave para ligjit ? e pa permendur se sa miliona ne Euro ,ka paguar ky popull fukare nga taksat e tija ,nga vendimet e gjykates se Strasbourgut ,kondra shtetit shqiptar pro pronareve .Plus dhe sa dosje jane pa dale ,qe jane me qindra dhe kane mbi 8 vite , qe i ka bllokuar Strasbourgu ,se keta i jane lepire ,na i shtyni ju lutem ,skemi para dhe do i riparojme??!!? ?Por fatkeqesisht historia vazhdon e njejte ,dhe pa pergjegjshmeria eshte ne lartesine me brutale .Zoti per keto probleme na ruajte ,shqiperia eshte ne rrezik te falimentimit total .Dhe vetem me kete shembull dhe pa dale ne vjedhjet e tyre ,SPAK me BKH ka nje material shume te lexueshem ne duart e tija ,e thjeshte teknikisht per ta vertetuar.

    Ju faleminderit per kete shkrim z Prokuror .

    Reply to this comment
  2. MH January 19, 19:09

    Shkrimet jane te bukura por sa tigani i shkrimit asht mbi zjarre peshku ban jete te lire ne dete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim