Hetimet: Ismail Luli u vra nga 4 persona. Fillimisht u torturua, pastaj u ther në kryq

July 29, 2015 08:47

Hetimet: Ismail Luli u vra nga 4 persona. Fillimisht u torturua, pastaj u ther në kryq

Igli Meta, kohët e fundit i kishte dërguar “vazhdimisht” të dashurës Ambra mesazhe me kërcënime me vdekje ndaj Ismailit, i cili dukej fajtor në sytë e tij se kishte një flirt me të dashurën e tij.

Kjo është një nga elementet, por jo i vetmi, i cili udhëhoqi prokurorin Urbino Irene Lilliu të mendonte se vrasja ishte e paramenduar.

Në mesazhet ndaj Ambrës, Meta i shkruante “Do ta vras”, ku e kishte fjalën për Ismailin. Sakaq, Igli Meta dhe Mario Mema duket se nuk kanë qenë të vetmit pjesëmarrës në vrasjen e 17­ vjeçarit Islamil Lulli, më 19 Korrik në Pezaro.

Mediat italiane, si “Il Giornale” shkruajnë duke cituar ekspertët mjeko­ligjorë të cilët thuhet se janë të sigurtë se krimi është kryer nga të paktën 4 persona.

Pas zbulimit të kurthit që ishte ngritur përmes SMS ­së së Ambrës, të dashurës së Igli Metës, hetuesit kanë rindërtuar skemën e vrasjes.

Sipas tyre, katër të rinjtë që morën pjesë në vrasjen e Ismail Lullit, fillimisht e kanë tortuar 17­-vjeçarin e më pas e kanë futur në makinën e Igli Metës dhe pasi kanë mbërritur në kodrën e San Martinos në Selvanera, e ulën para një kryqi dhe e lidhën që Ismaili të mos binte për shkak të pafuqisë fizike.

July 29, 2015 08:47
Komento

5 Komente

  1. demo July 29, 08:55

    Ambra,je shume e kerkuar ne treg!

    Reply to this comment
  2. Anita Zhoga July 29, 11:57

    Prokuroria italiane te gjeje Ambren dhe ajo te thote gjithecka ka kurdisur per djalin e shkrete te vrare…mallkuar qofshin krijesa te tilla bishtperdredhura si kjo Ambra qe nuk rrine dot rehat por marrin jeten e te rinjve ne qafe ,gjithe jeten qofte e mallkuar …mjere ajo nene qe humbi djalin e saj per nje cope bushter !

    Reply to this comment
  3. Emigrant July 29, 12:03

    Pse nuk e arestohet ajo putana

    Reply to this comment
    • nazim July 29, 12:41

      Demo, Gazi, emigranti,

      ju me sa duket do te benit te njejten gje si keta kriminelet e vegjel, se po merreni me nje femer te friksuar nga rrugace qe dolen te jene edhe kriminele, dhe perdorni gjuhe vulgare ndaj saj pa e njohur, kur keni te beni me 4 vrasesa sadiste. Cfare trimash qe jeni!

      Dita,
      ju lutem mos u beni si gazeta TEMA qe poston komente vulgare si me siper. Shume komentues dinjitoze jane larguar nga tema per kete aresye. Mos perfundoni edhe ju qe te keni vetem komentues si keta me lart.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*