Hetimet ndaj Konit dhe Kules për UT, zbardhet raporti për abuzimet

May 5, 2018 15:15

Hetimet ndaj Konit dhe Kules për UT, zbardhet raporti për abuzimet

Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon hetimet ndaj dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule për dyshimet e abuzimeve me paratë publike dhe shpërdorimit të detyrës.

Për të hedhur dritë mbi mënyrën e administrimit të rektoratit dhe universiteteve akuza ka administruar si provë dhe një raport auditi të kryer nga ministria e arsimit në lidhje me veprimtarin e Universitetit të Tiranës.

Sipas këtij raporti që mban firmën e Alqi Kushit, Mirela Bimos, Jeton Shehut, Iva Beliut dhe Bledar Biçokut, realizuar në periudhën 16 shkurt deri më 3 mars 2018, janë gjetur një sërë shkeljesh.

Grupi i punës e nis konstatimin e tij me mungesën e një rregulloreje për funksionimin e Universitetit të Tiranës, rregullore e cila sipas tyre ende s’është miratuar.

Një tjetër shkelje e konstatuar nga ky grup është dhe ajo e zbatimit të ligjit për sinjalizuesit. Ku sipas raportit rektori ka nxjerrë një urdhër që s’është në kompetencën e tij por është e drejtë e senateve akademike.

Ky raport nxjerr në pah dhe një skandal ku rezulton se prej korrikut 2017 sistemi elektronik ku hidhen të dhënat e studentëve përfshi notat dhe mungesat nuk funksionin të paktën deri në mars 2018 kur është hartuar raporti i kontrollit.

Por ky sistem, konstatojnë ekspertët e ministrisë, aktualisht bllokohet pasi rektori aktual i universitetit të Tiranës dhe kancelari kanë përplasje mes tyre dhe është ndërruar brava e dhomës së serverit prej 15 shkurt 2017 dhe atë çelës e mban vetëm rektori.

Ky raport konstaton shkelje dhe në lidhjet e kontratave të punës ndërmjet institucioneve arsimore dhe pedagogëve, ndërsa ndalet edhe tek mos realizimi i të ardhurave që universiteti i Tiranës nuk ka kryer për buxhetin e vitit 2017.

Pak ditë pas lajmit për nisjen e hetimeve reagime pati dhe nga rektori aktual Mynyr Koni dhe nga ish rektori Dhori Kule, ndërsa pritet që pas pak ditësh ata të thirren nga prokurori për llogari të hetimit të nisur.

o.j/dita

May 5, 2018 15:15
Komento

4 Komente

  1. demo May 5, 15:27

    Keta te dy pesuan si Petrit Dume me Beqir Ballukun.Ja nxorren lakrat njeri tjetrit,prokuroria nuk u mundua fare per hetime,se i mori te gatshme..

    Reply to this comment
  2. ZULLUMI May 5, 16:28

    TE DY QELBESRA HAJDUTE E TE PSKRUPULLT ….NE BURG DUHEJ TE ISHIN …!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  3. Loti May 5, 22:00

    Dhori KULE universitetit ja ngule

    Reply to this comment
  4. Krist May 5, 22:36

    Pervec shume te keqijave,”Qarkullimi i Kuadrove” ne komunizem,bente qe tipa si Kule ,apo Koni,nuk gjenin derman.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim