Hetimet për 21 janarin, Burgaj pezullohet nga detyra, në vend të tij Bilbil Mema

August 5, 2014 09:09

Hetimet për 21 janarin, Burgaj pezullohet nga detyra, në vend të tij Bilbil Mema

Pezullohet nga detyra ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Ditën e djeshme ai ka lënë detyrën si kreu i Akademisë së Policisë, pasi është pezulluar përkohësisht nga detyra për çështjen e 21 janarit.

Në vend të Burgajt është komanduar I Bilbil Mema, i cili deri dje mbante postin si drejtor i Studimeve Strategjike në Policinë e Shtetit.

Pezullimi i Burgajt vjen për shkak të hetimeve për shkelje gjatë menaxhimit të uniformave blu për “21 janarin”, hetime të cilat kanë nisur kohët e fundit.

“Jam pezulluar për një periudhë të pacaktuar. Për ’21 janarin’ më kanë pezulluar. Por mua, në momentin që do më thërriste prokuroria për nisjen e hetimit për ’21 janarin’, do e jepja vetë dorëheqjen, në mënyrë që hetimet të ishin të paanshme. Për një gjë jam i sigurt, që menaxhimi i forcave policore është bërë më mirë se asnjëherë tjetër, duke analizuar edhe situatën në atë periudhë, sepse të bësh analiza tani është shumë e thjeshtë. Jam shumë i hapur që të hetohem për çdo veprim“, është shprehur Burgaj në një prononcim për GSH.

August 5, 2014 09:09
Komento

2 Komente

  1. Rimi August 5, 12:48

    Mos kjo deklarate e ketij pinjolli Berishjan i veshur me uniformen e policise se shtetit perkon me thenien e Administratorit te ketij vendi se “Polici qe ne lartesine e duhur” diten e krimbit mbi buevard e nen zyren e kryekrimit “Burre shteti”.Mos ka kete deshmi qe si trembet syri e mund ta perdori si prove deshmie ne seance.Ke detyre apo urdher kreu ate dite policia Berishjane,dhunen mbi protestuesit e pafajeshem,arrestimet nga cubat,terorin mbi ata qe kundeshtuan kryekrimin apo detyrat e ngarkuara nga “Ylli ne ngjitje”?Dalja para gjyqit e denimi i tyre duhet te behet mesim per drejtuesit e sotem te policise qe ta kuptojne njehere e mire se Salinjte e Berishet jane te perkoheshem e uniforma policore eshte e perhereshme ne nje shtet demokratik ,jo ne dhunim te qytetareve me urdhera gangesteresh, por ne sherbim te qytetarit.Ky eshte misioni i tyre.

    Reply to this comment
  2. lumi August 5, 14:18

    O Hyse ti duhet te largohesh ne radhe te pare se je i paburre, e kete e tregove kur ua fute shokeve e miqve te tu, i shite te gjithe, sepse kete pakt kriminal ta ofroj Saimir Tahiri ne kembim qe te mos conte ne burg, sepse ti ne polici ke vjedhur mbi 20 milion euro me tendera te ndryshem, uniforma, kamerat, automjetet etj, e se fundi ti nuk je per zyre o mik, ti rri tape gjithe diten.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*