Hetimet për Bojaxhi, dyshohet se financoi fushatën me paratë e “Everest Oil”

May 8, 2016 16:01

Hetimet për Bojaxhi, dyshohet se financoi fushatën me paratë e “Everest Oil”

Hetimet për Gjergj Bojaxhi, i cili dyshohet nga policia se ka pastruar miliona dollarë nëpërpmejt kompanisë së tij të naftës “Everest Oil” do të shtrihen edhe në financimin e fushatës.

Dyshohet se ish –zëvendësministri i ekonomisë dhe ish drejtori i KESH dhe INUK, ka financuar fushatën e tij për kreun e Bashkisë së Tiranës në zgjedhje e lokale të 2015 me paratë e kompanisë “Everest Oil”.

Në listën e emrave që ka financuar fushatën e Bojaxhit është dhe Misela Dervishi.

Në vitin 2014, pak muaj përpara se të shpallet kandidaturën e tij për të drejtuar bashkinë e Tiranë, Bojaxhi e ka emëruar Dervishin si përfaqësuese të posaçme dhe i jep të drejtë për të kryer transferta nga të gjitha llogaritë e “EVEREST OIL” sh.a pranë një banke të nivelit të dytë.

Gjithashtu, përfaqësuesja ka të drejtë të nënshkruajë çdo lloj dokumenti që nevojitet apo do t’i kërkohet, për kryerjen e çdo veprimi, për realizimin e të drejtave të dhëna, sipas autorizimit në permbatje të kësaj prokure.

Por emri i Dervishit ndodhet në listën e personave që financuan fushatën e Bojaxhiu në qershor të vitit të kaluar.

Kjo dyshohet të jetë një ndër skemat që Bojaxhi ka përdorur për të futur një pjesë të parave të “Everest Oil” në fushatën e tij.

Një tjetër fakt është delegimi i transfertave bankare nga Bojaxhi te Misela Dervishi, pasi Bojaxhi kishte kryer thuajse 26 milionë euro transferta në llogaritë e “Everest Oil” nga viti 2012.

Këto transferta janë pjesë e hetimit të prokurorisë.

“Everest Oil” u regjistrua në vitin 2012, por në pak muaj qarkulloi 29 milion dollarë.

Nën verikfikim nga prokuroria është edhe lëvizja e vjehrrës së Bojaxhiut, Lumturi Hasmataj që ishte aksionere “Everest Oil” dhe i shiti aksionet vetëm per 26 mijë euro, ndërkohë që vetëm nga shpërndarja e fitimit të kompanisë për vitin 2014 ajo ka përfituar 430 mijë euro, çka për policinë konsiderohet një veprim i dyshimte i lidhur me zinxhirin e skemës se pastrimit të parave.

May 8, 2016 16:01
Komento

5 Komente

  1. I.Troplini May 8, 16:35

    Ndèrsa shqiptarève iu duhet tè zgjedhin midis katit tè katèrt dhe barit tè miut, pèr ti dhènè fund jetès skèterrè,,,,,,,, janè BOJAXHINJTÈ, Xeni, Argita dhe miqtè e politikès sè sotme qè iu tregojnè me fakte shqiptarève se ku ka shkuar pasuria kombètare.
    Kèta lloj bojaxhinjsh bashkojnè gjithè virtytet e botès sè krimit nè vetvete. Hajdutè me çizme, tradhtarè dhe tè pafytyrè nè njèrèn.
    Tipa tè tillè “milionerè”, ka vetèm kjo Shqiperia jonè, ku sot vjedh bojaxhiu nè pushtet ndèrsa nesèr, ai qè premton se nuk ka mandat pèr tè mbrojtur bojaxhiun hajdut.
    I mbajnè shqiptarèt pèr kope delesh, kèta bojaxhinjtè.

    Reply to this comment
  2. ilirjan May 8, 16:40

    Policia perseri kunder Gjergjit! Por shpenzimet me te medha ne fushate i kane bere per Erion Veline dhe dr. Halim Kosova. Meqe Policia ka hetuar per te zbuluar financimet e paligjeshme, atehere eshte ne detyren e kesaj Policie te jape informacion te plote per shpenzimet qe jane bere per te gjithe kandidatet per kryetar bashkie, sepse nje akuze e tille, e bere vetem per kandidatin Gjergj Bojaxhi, te le shijen e hidhur te kundervenies se padrejte.
    Shkurt;: -Te neverisin keto lloj kunderveniesh.

    Reply to this comment
  3. Bayoneta May 8, 16:54

    Hidhni hekurat hajdutit,Njerezit po marrin evropen per nje kothere buke,dhe ky ka milina $$$ ne offshore,eshte turp te talleni me kombin shqiptar.Mire qe na vjedhin po duan edhe voten .Bojaxhiu eshte njesoj si sali serbi,ilir hajduti dhe edvin mashtruesi se nga ai klan ka dalur,por ky ka ndruar rrobat dhe hiqet sikur eshte Bojaxhi i paster,Ky eshte koke e kembe i zhytur ne llum te mafies qe po zhvat shqiptaret keto 26 vite.Pa u futur keta ne burg nuk ju beson njeri.

    Reply to this comment
    • bill right May 8, 22:15

      Qe je morracak e morem vesh..qe nuk merr vesh nga e drejta tregtare na e tregove qarte…Kompanite off shore nuk jane te ndaluara me ligj..eshte vetem ceshtje pagesash tatime te cilat behen sa tjeter ku jane me te uleta. E ka bere klinton e berlusconi e gjithe ata qe kane ndonje lek. gjithe kjo fushate kunder Bojaxhiut po e ben Ram e berisha dhe ka ne baze ca injorante si ti,qe qindra miliona as qe I kane deklaruar

      Reply to this comment
  4. Arben May 8, 19:10

    VAZHDO RRUGEN PARA O GJERGJI,

    SHQIPETARET JANE ME TY, MOS U TERHIQ DHE FUTE PARTINE TENDE NE ZGJEDHJET KOMBETARE TE 2017.

    TE JESH I SIGURT SE DO TE MARRESH TE PAKTEN 15% TE VOTAVE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*