Hetimet për Fekën, Prokuroria asnjë regjistrim penal deri tani

January 31, 2015 15:43

Hetimet për Fekën, Prokuroria asnjë regjistrim penal deri tani

Për shkak se shpërthimi i helikopterit me drogë, i pilotuar nga majori Sokol Feka ka ndodhur në Spanjë, autoritetet shqiptare e shohin veten në pamundësi për të hetuar implikimin e ushtarakut në një rrjet ndërkombëtar droge.

Ky arsyetim vjen nga Zyra e Shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila ende nuk ka bërë asnjë regjistrim penal, pasi, sipas saj,Kodi Penal nuk le hapësirë për nisjen e hetimeve në Shqipëri, kur një ngjarje ndodh në një vend tjeter.

Zyra e Shtypit deklaron se organi i akuzes eshte ne pritje te materialeve nga drejtesia spanjolle ose te te dhenave qe mund te ngrene dyshime se ka persona te tjere ne vendin tone qe jane te perfshire ne kete histori.

Nga ana tjeter Policia Ushtarake dhe Sherbimi Informativ i Ushtrise deklarohet se po kryen veprime verifikuese te natyres ushtarake siç jane pyetja e kolegeve te te ndjerit, edhe ata pilote ne rregjimentin e Farkes, grumbullim te dokumentacionit te ndodhur ne zyren e majorit Feka, si edhe veprime te tjera te cilat nese do te nxjerrin ne drite te dhena te dyshimta, do t’i percillen Prokurorise.

Por deri me tani thuhet se keto veprime po kryhen me teper per te analizuar situaten dhe per te krijuar nje pamje te qarte se si u rekrutua piloti Feka, nje ushtarak me karriere 18-vjecare ne Forcat e Armatosura ne nje rrjet droge? Verifikime ose investigim policor po kryen nderkohe edhe Policia e Shtetit, e cila ka grumbulluar per momentin te dhenat paraprake te udhetimeve te pilotit Feka jashte vendit.

Per 2014 tha nje burim policor konstatohet se Feka ka dale gjashte here jashte vendit, ne Itali, Angli dhe Gjermani. Vetem per muajin shtator 2014, majori ka udhetuar drejt Italise dy here brenda dhjete diteve- shpjegoi i njejti burim, nderkohe qe udhetimet e tjera jane per muajt qershor, korrik, nentor dhjetor. Sistemi TIMS tregon gjithashtu se udhetimi i raportuar pa leje nga Ministria e Mbrojtjes dhe me destinacion serish Italine, ka ndodhur me daten 20 janar 2015, 9 dite perpara se te publikohej lajmi i shperthimit te helikopterit me gati nje ton droge ne Malaga te Spanjes./tch

January 31, 2015 15:43
Komento

8 Komente

  1. "Horri i Bulevardit" January 31, 16:00

    Sali, autoritetet meksikane kane kapur nje sasi te madhe droge, kqyre njiher se mos ka gisht ene Edvin Kristaq Rama, jepi nji dore autoriteteve meksikane, se nuk po e gjejn kush a shefi i madh.

    Reply to this comment
  2. Trebeshina January 31, 16:25

    Nuk e kam njohur por me le pershtypjen e nje djali trim,per ket ne shqiptaret te ndihemi krenar,por po te mirpaguhen forcat ushtarake dhe ato policore nga ana e shtetit te jemi te sigurt se fenomene te tilla do te jene me pikatore,u prehshe ne paqe o trim!

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit January 31, 17:05

    ka te ngjare qe helikopteri te jete qelluar nga sistemi kunderajror spanjoll. Sido qe te jete implikimi i Sokolit ne kete histori dhe sesa rendon pergjegjesia e tij i bie detyre organeve tona investigative qe duhet te ishin patjeter urgjent ne vendndodhje e te krijojne versionin e tyre, sepse mund te kete mosperputhje dhe kontadikta ne çfare thone organet spanjolle. Nuk mund te mbajme me fonde nje strukture te tere informacioni ne ushtri per tu marre me pyetje debilash me koleget dhe fqinjet e apartamentit me qera. E kam thene edhe njehere, se nuk dua te futrem shume ne kete histori, Sokoli ka pasur gjymahet e tij dhe ka bere shume gabim qe i eshte dorezuar tentacionit, por nuk ka qene maskara dhe as keqberes. Nuk i shkon fare parlamentareve qe te zene ne goje nje major qe i hyn aventures se tille per nje shume parash,dhe nga ana tjeter pikellohen me vrasjen e Santos,”cun tirone” qe me shume gjasa ishte nje megafinancues i trafiqeve te droges e aq me teper te flase “salberisha”,kapobanda i bandes “PD shpk”,organizates kriminale qe trafikoi per qindra milione$ nafte me agjencine mafioze “Shqiponja” duke ushqyer me karburant fashjizmin serbomadh dhe dirigjoi megatrafikun e municioneve shqiptare ne periudhen ’94-’96 perdite e perdite me superavione cargo IL-76 ne emer te Meico me dy pale fatura. Pyetni Sandrin, qe hengri burg per kete mesele, pastaj bejni”te fala Sandrit”…

    Reply to this comment
  4. Piço January 31, 22:35

    Tragjedia e Migjenit vazdon ne shekullin XXI
    Fatekeqesi per familjen dhe shoqerine.
    Atdheut i humbi nje kuader qe nuk e meritonte nje fund te tille.

    Reply to this comment
  5. Piço January 31, 22:37

    Tragjedia e Migjenit vazdon ne shekullin XXI
    Fatekeqesi per familjen dhe shoqerine.
    Atdheut i humbi nje kuader qe nuk e meritonte nje fund te tille.
    U prefsh ne paqe, dhe ne dheun e atdheut tend qe te do.

    Reply to this comment
  6. Taku halabaku February 1, 01:53

    Ore po si shume zanate bente ky ‘heroi’ juaj,shume leka kerkonte mbi udhe e nen udhe.-Shteti e paguante 53.000 l/muaj,20.000l/m,honorare fluturimi,30.000l/m,firme pastrimi,20.000l/m,gruaja pra 123.000 l/m.(te reja),plus te ardhurat nga toka ne fshat,te mjaftueshme per nje jete normale si 30%,e popullit se 65%,jetojne nen minimumin e percaktuar nga qeveria,e 5%,kane te ardhura te larta.Prandaj nuk justifikohet tradhetia e ketij “SOKOLI”.

    Reply to this comment
  7. X February 1, 09:49

    Ore do thote njeri i kujt ishte ai helikopter te kete llogjik Edhe analiza

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim