Hetimet për ndërhyrjen ruse, Trump sulmon sërish Prokurorin e Posaçëm

August 20, 2018 22:49

Hetimet për ndërhyrjen ruse, Trump sulmon sërish Prokurorin e Posaçëm

Presidenti i SHBA Donald Trump sulmoi hetimin e Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, duke e quajtur “një turp kombëtar”.

Trump e filloi javën e punës të hënën me një varg sulmesh kundër hetimit të zotit Mueller, duke u ankuar se prokurori “është dikush që thjesht po kërkon probleme” dhe se po përpiqet të gjejë nëse Presidenti Trump ka penguar drejtësinë.

Presidenti e quajti Mueller “njeri të diskredituar” dhe tha se “krejt grupi i tij i Banditëve Demokratë të Zemëruar” kishte intervistuar për 30 orë rresht juristin e Shtëpisë së Bardhë Donald McGahn. Ai tha se intervista ishte bërë me miratimin e tij dhe “për qëllime transparence”.

Por agjencitë e lajmeve njoftuan se Trump dhe avokatët e tij personalë nuk e dinë përmbajtjen e plotë të asaj që juristi i tha ekipit hetues të zotit Mueller.

Presidenti Trump shkruante të hënën në Twitter: “Ata janë duke shijuar rrënimin e jetës së njerëzve dhe refuzojnë të shohin korrupsionin e vërtetë në anën Demokrate – gënjeshtrat, shkarkimet, emailat e fshirë dhe shumë e shumë të tjera! Demokratët e Zëmëruar të Muellerit po kërkojnë të ndikojnë në zgjedhjet.”

Hetuesit e Mueller kanë zbuluar disa raste kontaktesh të fushatës Trump me Rusinë, duke përfshirë një takim në mes të vitit 2016 në Kullën Trump në Nju Jork, ku djali i zotit Trump, Donald Trump, Jr, u takua me një grua që thuhej se ishte avokate e qeverisë ruse që do ofronte materiale inkriminuese kundër kandidates demokrate Hillary Clinton. Nga takimi nuk doli asnjë informacion i tillë kundër Clinton.

o.j/dita

August 20, 2018 22:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*