Hetimet për Tahirin përqëndrohen në Vlorë

May 1, 2018 16:58

Hetimet për Tahirin përqëndrohen në Vlorë

Hetimet e Krimeve të Rënda për ish – ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, janë përqëndruar në Vlorë.

Grupi i prokurorëve mori një ditë më parë dëshmitë e disa banorëve të fshatit Gjorm, mes të cilëve edhe të një të afërmi të Nezar Seitit, personit të konsideruar si financieri i grupit të Habilajve.

Të tjerë persona nga kjo zonë pritet të pyeten ditët në vijim, pasi dyshohet se kanë lidhje me grupin e Habilajve dhe kanë informacione të vlefshme për çështjen në të cilën, sipas Krimeve të Rënda, është përshirë edhe ish –ministri Tahiri.

Sipas Tv Klan emrat e disave prej tyre kanë dalë gjatë shqyrtimit të të dhënave që Prokuroria disponon për Habilajt.

Bëhet fjalë për kultivues të kanabisit dhe persona që dyshohet se kanë vendosur lidhje me Habilajt për të mundësuar trafikimin e sasive të mëdha të drogës, duke paguar shuma të konsiderueshme te ky grup apo mbështetës të tyre në polici.

Po të henën, në Prokurori u pyet truproja i ish-ministrit të Brendshëm Elvis Rexha. Ai ka dhënë sqarime nëse ka njohje me disa persona të cilët janë nën hetim në këtë dosje.

Gjithashtu është pyetur në lidhje me disa lëvizje që Tahiri ka kryer jashtë vendit, kryesisht në Greqi dhe Itali vende nga ku Prokuroria ka kërkuar informacione me anë të letër-porosive dhe ku sipas Prokurorisë Habilajt kanë lëvizur me makinën e Saimir Tahirit, Audin me targa AA 003 GB.

Informacioni që pritet të vijë nga letërporositë, do të krahasohet me prova të tjera, përgjimet e kryera nga Prokuroria e Katanias ndaj Habiljave, ku ata flasin për dhurata për Tahirin dhe familjarët e tij.

o.j/dita

May 1, 2018 16:58
Komento

2 Komente

  1. preng pjetri May 1, 17:24

    TË PERNDIQET TAHIRI… TË “DEKUROHET SALA DHE I BIRI…!

    Sali pasha trim me flet
    bashe saliu krokodili.
    Peshku i madh flej i qetë.
    Sot per gjah është veç Tahiri!
    =
    Në kuzhinen e shqupistave.
    Ka shume ditë qe vlon tigani.
    Ti hame mishin komunistave.
    Te gostitet Sali sulltani!
    =
    Të gjithë rrjetat duan Tahirin.
    Kusht i vetem per europen.
    Peshkatar Sala me t’birin.
    Qe ja bani Shqipnise gropen!
    =
    Deti i zi a i dekuni det.
    Ka shume gjasa t’jet faru.
    Veç një peshk paska mbet.
    Krejt rrjetat jane rrenu..!
    =
    Ne Shqiperi s’ështê aq e lehtë.
    Me peshku zogjet e balenes.
    Tigani n’zjarr e peshku n’det.
    U ba Shqipnia simboli rrenes!
    =
    Ne kjoftë pengu Saimir Tahiri.
    Per me i hap porten Shqipnis..
    Ne EUROP gezon djalli dhe i biri.
    Dy ortaket e Saiis.!
    =
    Te perndiqen Saimir Tahiri.
    Se nuk vritet belena aq lehtê.
    Te dekurohet Berisha dhe i biri.
    Peshkaqeni te flej i qetë!

    Reply to this comment
  2. Befana May 2, 00:41

    Dikur dy persona si deshmitar te rreme te flisnin ne burg ,po’ vazhdon e njejta metode me Saimir Tahirin.
    Duhet pa tjeter ligji per thashethemet pasi keshtu merren njerez ne qafe kot,se dikush (per arsyet e veta te poshtera) arrin te shqetesoj jeten e tjetrit.
    Duhen rregulla qe duhen respektuar edhe ne demokraci.Te denohet kush shpif.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim