Hetimi i BBC: Shtetet raportojnë shifra jo-reale të emetimeve të gazrave

August 8, 2017 21:18

Hetimi i BBC: Shtetet raportojnë shifra jo-reale të emetimeve të gazrave

Gazra të fuqishme të ngrohjes klimaterike po çlirohen në atmosferë por nuk po regjistrohen në inventarë zyrtarë.

Është ky konkluzioni i mbërritur nga një hetim i rrjetit gjigand britanik BBC.

Monitorët e ajrit në Zvicër kanë kapur sasi të mëdha të një gazi të quajtur HFC-23 që vjen nga Italia Veriore. Sidoqoftë, të dhënat zyrtare të Italisë në regjistrin e Kombeve të Bashkuara flasin vetëm për një sasi shumë të vogël të substancës së çliruar.

Nivelet e emetimeve nga India dhe Kina janë gjithashtu aq të dyshimta saqë ekspertët thonë se shifrat reale janë plus ose minus 100%.

Sipas studiuesve, këto janë kërcënime më të mëdha për Marrëveshjen e Parisit për Klimën sesa qëllimi i presidentit amerikan Donald Trump për t’u tërhequr nga akordi.

Hetimi i BBC gjithashtu zbuloi edhe pasiguri të mëdha në inventaret e emetimeve të karbonit, veçanërisht në vendet në zhvillim.

Nivelet globale të gazrave të dëmshme si metani janë rritur në vitet e fundit dhe shkencëtarët janë ende të pasigurtë për shkakun.

Sipas këtij hetimi të rrjetit BBC, tashmë po negociohen rregullat për mënyrën si vendet raportojnë nivelet e tyre të emetimeve, ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë se mungesa e të dhënave të sakta, bën që Marrëveshja e Parisit të jetë vetëm një bisedim pa progres.

August 8, 2017 21:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*