Hetimi për të larguarit nga puna, PD-PS pa konsensus në Konferencën e Kryetarëve

June 2, 2014 12:34

Hetimi për të larguarit nga puna, PD-PS pa konsensus në Konferencën e Kryetarëve

Konferenca e Kryetarëve nuk i ka dhënë zgjidhje kërkesës së Partisë Demokratike për një hetim parlamentar për të larguarit nga puna. Gjatë punimeve të kësaj mbledhje kërkesa është miratuar në parim, por mazhoranca ka kërkuar ndryshim të objektit të hetimit. Në vlerësimin e ministrit për Marrëdhënien me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, Partia Demokratike duhet të ndryshojë objektin e hetimit pasi bie ndesh me Kushtetutën. Sipas tij, mënyra e hartimit të kërkesës, prezumon pafajësinë e personave që opozita kërkon të hetohen.

“Nuk do ndryshojë thelbi i kërkesës së PD, që ka të bëjë me verifikimin e procesit të emërimeve, por ka disa vende për korrigjime teknike. Ka paragjykime për personat që do të donin të verifikonin, prezumim të pafajësisë. Do cënonim kushtetutën”, deklaroi ai.

Por kjo kërkesë ka hasur në kundërshtimin e përfaqësuesit të PD, Eduard Halimi, i cili gjykoi se mazhoranca po bën lojëra politike, për të mos e ngritur këtë komision.

“Ne kërkojmë hetimin e personave që kanë pasur rekorde kriminale. Ne i bëjmë thirrje mazhorancës të lërë lojërat politike për të shmangur emërimet e personave në pikat kyçe të kufirit që kanë lidhje me narkotrafikun. Ne kërkojmë hetimin e ligjshmërisë së emërimit të personave që kanë lidhje me naroktrafikun. Qeveria implikohet më shumë nëse i mbron. E drejta për komision është ekskluzive për opozitën”, u shpreh Halimi.

June 2, 2014 12:34
Komento

3 Komente

  1. fllad June 2, 13:23

    Sa mire i di keto ky rufjan Halimi. Po domosdo, kane bere vet gjithe ato pislleqe dhe nuk lodhen shume per imagjinate. Ky zorzop katundar, dhe ryshfetet i merte hapur fare pa i u dridhur qerpiku. Mezi priste sa te pirdhte saliu qe te shkonte dhe te fuste hunden. Qelbesirat.

    Reply to this comment
  2. zeni June 2, 16:00

    Socialiste vazhdoni te ngrini komisione parlamentare sa here i fryhet Sales.Nderkohe qe ne institucione vazhdojne te paguhen me taksat tona sherbetoret e tij.

    Reply to this comment
  3. Andrea June 2, 16:23

    Po,duhet ngritur urgjent nje komision I tille,por vetem me nje kusht,veprimtarine hetimore ta nise qe ng a 2005-a

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim