Hetohen 5 persona në Durrës, pastruan 1 mln euro me Bitcoin

May 30, 2018 13:12

Hetohen 5 persona në Durrës, pastruan 1 mln euro me Bitcoin

 

Sektori i Anti-Krimit Ekonomik dhe Prokuroria e Tiranës kanë nisur hetimet duke proceduar penalisht 5 persona nga Durrësi, Tirana dhe Kavaja për pastrim parash në vlerën e 1 milion eurove.

Nga hetimet paraprake janë sekuestruar pajisje që shërbejnë për transaksione me monedhën virtuale Bitcoin, raporton Shqiptarja.com.

Këta persona dyshohet se kanë sjellë nga jashtë vendit një milion euro duke hapur biznese fiktive me objekt transaksione elektronike me Bitcoin.

Hetimet po kryhen nga njësia Task Forcë e Prokurorisë së Tiranës.

Janë bllokuar në cilësinë e provës materiale veç pajisjeve për transaksione të Bitcoin dhe 250 mijë euro, të cilat nuk janë deklaruar në Rinas.

Paratë janë futur në Shqipëri nga disa izraelitë, cash duke shmangur sistemin bankar.

Pajisjet për Bitcoin janë zhdoganuar në 16 dhe 18 prill dhe janë sekuestruar pasi dokumentet shoqëruese kanë rezultuar false.

a.s/dita

May 30, 2018 13:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*