Hetohet për privim lirie, Salvini: Hetimet, medalje nderi!

August 27, 2018 12:16

Hetohet për privim lirie, Salvini: Hetimet, medalje nderi!

Drejtësia italiane ka nisur hetimet ndaj ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, për rastin e anijes “Diciotti”.

Ministri italian duket se shkoi shumë larg me refuzimin e tij që emigrantët eritreas të zbrisnin nga anija, e për këtë arsye, mendohet se kanë filluar verifikimet ndaj anëtarit të kabinetit qeveritar.

Matteo Salvini është akuzuar për shpërdorim detyre dhe privim lirie dhe ka qenë vet ai që e ka konfirmuar se ndaj tij po hetohet.

Ai e kritikoi ashpër hapjen e hetimeve të Prokurorisë së Agrigentos.

“Është e pabesueshme të jetosh në një vend, ku 10 ditë më parë u rrëzua një urë nën të cilën vdiqën 43 vetë dhe askush nuk po hetohet”, tha Salvini në një miting në Pinzolo, në Italinë e Veriut.

“Prokuroria heton kundër një ministri që do të mbrojë kufijtë e vendit të tij.Ky është turp!”, u shpreh ai, duke i cilësuar sidoqoftë hetimet “një medalje nderi”.

Matteo Salvini urdhëroi në mes të muajit gusht që njerëzit që shpëtoheshin nga anijet në detin Mesdhe duhet të lejohen të zbresin nga bordi i anijeve, vetëm pasi shtetet e tjera europiane të kenë rënë dakord që të pranojnë disa emigrantë.

Duke i qëndruar besnik qëndrimit të tij, 140 emigrantët e anijes “Diciotti” zbritën nga anija vetëm pas arritjes së një marrëveshjeje me Shqipërinë, Irlandën dhe Kishën Katolike.

s.a/dita

August 27, 2018 12:16
Komento

3 Komente

  1. info analitike August 27, 13:16

    Ky eshte nje tjeter sivella i kriepsikos.

    Reply to this comment
  2. Dash Pacja August 27, 15:00

    Shif mre! info analpublike dul ene ekspert ne drejtesine italjone!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*