Hetuesit dyshojnë se forcat RENEA u futën në kurth me paramendim për terror dhe hakmarrje

June 26, 2015 08:15

Hetuesit dyshojnë se forcat RENEA u futën në kurth me paramendim për terror dhe hakmarrje

Vrasja e Ibrahim Bashës dhe plagosja e Jetmir Isajt dhe Perlat Hamitajt ka qenë një kurth i parapërgatitur per terror dhe hakmarrje.

Ky ka qenë konkluzioni i hetuesve pas deshmive të mbledhura dhe këqyrjes me imtësi të vendit ku u qëlluan forcat speciale.

Prokuroria  e Krimeve të Rënda në Bashkëpunim me policinë e shtetit pasi kanë ndërtuar skenën e krimit kanë dalë në konkluzionin se vëllezërit Alban dhe Arbion Aliko kanë dashur të godasin me paramendim policine elitë RENEA. 

Hetuesit kanë identifikuar pikat e sakta nga ku është qëlluar mëngjesin e së mërkurës 24 qershor 2015.

Vrasja është kryer përmes një vrime të hapur në një mur rrethues.

Zgjatimi i murit rrethues eshtë prishur pak orë përpara për të krijuar idenë e një ndërhyrje të dhunshme të policisë dhe të shtënat kanë patur qëllim sjelljen e RENEA-s.

Dyshohet se edhe “dalja jashte kontrolli” e adoleshentit Xhulio Mato qe solli RENEA-n ne fshat ka patur kete qellim.

Mendohet se grupi ka paraplanifikuar edhe rrugën e largimit nga fshati pas goditjes së RENEA-s.

Ndaj kapja e tyre eshte e veshtire.

18 prej 24 të shoqëruarve pas verifikimeve janë lënë të lirë.

Vëllezërit Alban dhe Arbion Aliko përkatësisht 18 dhe 20 vjec, janë ende në arrati.

June 26, 2015 08:15
Komento

2 Komente

  1. Barist ne Vicitol June 26, 09:57

    Lerini llogjet e Kavajes ore lo.e, ata jane nje bande e organizuar, armatosur e te frymezuar nga SHQUP-i. Hidhuni ne sulm e asgjesojini, apo u late shteg te lire per te ikur ne drejtim te paditur si ne vitin 2014 dhe tani jene vene ne ndjekje te ketyre krimineleve kur i kishit te rrethuar e ti kishit shtypur me tank ne shtepite e tyre, qe i kthyen ne baza per te vrare shtetin e perfaqesuesit e saj, toca.

    Reply to this comment
  2. adri June 26, 14:51

    Lazarati po kthehet ne kale troje per shqiperine. Duhet urgjentisht te arrestohen te gjithe pjesemarresit ne kete krim te rende te kryer nga ana e ketyre krimineleve. Tu sekuestrohen te gjithe pasurite e paluajteshme ketyre krimineleve dhe te debohen perjtesisht me familje nga fshati.
    Policia te Instaloje ne kete fshat teknologjine me te fundit te kohes per te surveilluar 24 ore ne dite cdo gje ne kete fshat sic behet ne cdo qytet dhe shtet te botes per te parandaluar krime dhe veprimtari kriminale

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*