Çfarë ndodh në Bankën e Shqipërisë?

July 26, 2014 12:48

Çfarë ndodh në Bankën e Shqipërisë?

(ose një vëzhgim mbi një vjedhje të pazakontë)

Nga Habjon Hasani

Banka e Shqipërisë është bërë objekt i një skandali të pazakontë që aktualisht implikon dy punonjës së këtij institucioni, por sinjalet e para të hetimeve flasin për një përshkallëzim të skandalit.

Por le t’ia nisim nga fillimi se çfarë përfaqëson e gjitha kjo histori. Si pjesë të strukturës së vetë, Banka e Shqipërisë(BSH) ka në dispozicion disa magazina të sigurisë së lartë që ndodhen në Linzë. Në inventarin e BSH këto magazina njihen me emrin “Magazinat e Vlerës”. Në këto magazina gjenden qindra arka të mbushura dëng me lekë dhe të stivosura. Magazinat e këtyre arkave ndahen në dy sektorë:

a) Stivat e prerjeve të gatshme. Janë lekët që  Banka i ka gati që sa herë i duhet të ndërhyjë në treg për të shtuar para, e bën duke hedhur këto sasi. Numrat serialë të këtyre lekëve në arka nuk i përkasin serive të lekut ekzistues në treg.

b) Stivat e lekëve për likuidim. Këto janë lekë dhe kartëmonedha që kanë qarkulluar në treg, por që janë të dëmtuara në atë masë dhe stivohen për t’i bërë më pas djegien me procesverbal.

Banka ka një grup relativisht të vogël punonjësish që janë gjithë kohës në shërbim pune pranë këtyre magazinave. Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, dy prej punonjësve të arrestuar për vjedhjen, janë pjesë e këtij grupi. Natyra e procesit të punës, bën që këta punonjës të mos kenë mundësinë të hyjnë ‘çdo ditë’ në dhomat e sigurisë ku janë arkat me lekë. Sasitë e prerjeve të gatshme dhe lekëve për likuidim nuk është se vijnë çdo ditë në magazinë. Por dhe kur këta punonjës të Bankës duhet të hyjnë në këto dhoma ku janë arkat, rregullorja e Bankës imponon një procedurë strikte.

Duhet të jenë të paktën 3 punonjës kur hapet ‘dryni’ i dhomës me arka. Dy janë punonjës ‘krahu’ që punojnë pranë magazinave në Linzë, ndërsa i treti, është person special, i dërguar nga Inspektori i Sigurisë së BSH. Ky i treti, në bazë të rregullores së sigurisë duhet të jetë dhe i vetmi person që ka ‘çelësin’ dhe duhet të jetë, ai dhe vetëm ai, personi që e hap derën, vëzhgon dy të tjerët ndërsa kryejnë punët brenda në dhomë dhe e mbyll sërish atë derë.

Rregullorja strikte e  sigurisë,  parashikon dhe një ‘krehje fizike’ të këtyre tre personave, nga një kontrollor i katërt, i caktuar dhe ky nga Inspektori i Sigurisë së Bankës. Pasi mbaron dhe kjo fazë kontrolli, firmosen procesverbalet dhe depozitohet dokumentacioni për veprimet e kryera. Kjo është procedura ligjore e sigurisë në ato magazina. Se çfarë nuk ka shkuar siç duhet, në këtë fazë të procesit të kontrollit të stafit është ende herët për ta thënë me siguri, por përveç aspekteve të kontrollit të mirëfilltë të sigurisë fizike të magazinave, historia lidhet dhe me disa zhvillime të tjera që do të trajtohen më poshtë dhe që janë auditi dhe hierarkia administrative e Bankës.

 

Si fillim, prezantohet mënyra se si u zbulua kjo vjedhje. Vjedhjen e kapi Auditi i  Bankës. Ky audit zbuloi se në arka ishin vendosur libra për të ruajtur peshën dhe lekët ishin tërhequr. Nga deklarimet e të arrestuarit Bitraj rezulton se ai e kryente trukun me libra prej të paktën 4 vitesh, por auditi ama mundi ta zbulonte vetëm kësaj here. Nga ana tjetër, kontrolli që bëri evidentimin e vjedhjes nuk ishte një audit rutinë, por një audit i rekomanduar nga lart, që do të thotë, se rangjet e Bankës dhe vetë Auditi ka shkuar me mision të posaçëm për kontroll dhe se rezultati nuk ka ardhur as kësaj here si pasojë e rigorozitetit të auditit, por si pasojë e dekonspirimit të procesit nga burime të tjera. Pra Auditi mësoi se në “Magazinën e Vlerës” ishte krijuar një skemë vjedhje, shkoi hapi arkat një për një dhe thjesht sa e vërtetoi dhe konfirmoi informacionin që i kishte ardhur në rrugë operative.

 

Një moment i rëndësishëm i kësaj historie lidhet me pyetjen: Pse auditi nuk funksionoi për 4 vite me radhë? Nga konsulta me ekspertë dhe ish-drejtues të kësaj Banke, sugjerohen dy arsye të mundshme:

a) Neglizhimi i procedurës strikte nga ana e Auditit dhe Familjarizimi me punonjësit e Magazinës

b) Statusi i vetë Auditit në Konflikt Interesi me Institucionin

 

I marrim të dyja me radhë. Si rregull  punonjësit e Auditi duhet të shkojnë dhe duhet të sigurohen se sasitë fizike dhe vlera e parave të depozituara në Magazinë duhet të përkojë me sasitë e inventarëve të Magazinës. Për këtë Auditi duhet të kontrollojë fizikisht arkat. Mirëpo nuk janë 10 arka, por me qindra. Në një sezon normal pune, në magazinë ndodhen diku tek 350-400 arka me lekë. Nisur nga sasia e madhe e arkave, kontrolli bëhet me metodë probabiliteti. Nëse janë 300 arka, atëherë kontrollohet 1/3 e tyre, pra vetëm 100 dhe përzgjedhja e arkave për kontroll bëhet rastësore.

Në këtë pikë ka tre opsione logjike:

1. Auditi ka kryer në mënyrë rigoroze kontrollin e probabilitetit, por shansi dhe probabiliteti ka qenë në anën e hajdutëve. Pra Auditit si për ters nuk i qëlloi dot të gjente asnjë nga arkat e trukuara dhe të gjente libra në vend të lekëve.

2. Auditi nuk ka kryer kontrolle rigoroze, ka hapur vetëm pak arka(4-5) sa për procedurë dhe ka firmosur në mirëbesim një procesverbal fiktiv me punonjësit që po kontrollonte dhe me të cilët ishte familjarizuar, pasi punojnë prej 15 vitesh së bashku.

3. Auditi është pjesë e skemës së vjedhjes.

 

Nga ana tjetër në hierarkinë e institucionit, Auditi i kësaj Banke duket se shfaq disa probleme të rëndësishme. Problemi i parë është ai që quhet ‘Mbikëqyrësi i Auditit”.  Si rregull Banka e Shqipërisë ka në krye të Piramidës Guvernatorin, por volumi i punës së kësaj banke është i pazakontë dhe prandaj me ligj janë përcaktuar dy zv/Guvernatorë. Njëri prej Zv/Guvernatorëve, ëhstë i angazhuar në mënyrë direkte dhe intensive me politikat monetare dhe rezulton se është në detyrë. Por është dhe Zv/Guvernatori i dytë, që merret posaçërisht me çështjet e administrimit të Brendshëm të Bankës dhe që mbikëqyr intensivisht dhe në detaje dhe Drejtoritë e Inspektimit dhe atë të Auditit. Rezulton se prej 5 vitesh vendi i këtij Zv/Guvernatori është vakant dhe punët e administrimit të brendshëm të Bankës, nuk kanë një Mbikëqyrës të dedikuar. Kujdes, nuk janë 5 muaj, por 5 vite që posti i Zv/Guvernatorit është vakant.(!)  Për të mos shtuar më tej dhe fakte të bëra të njohura tashmë se thuajse në të gjitha nivelet e Drejtorisë së Auditimit dhe Inspektimit të kësaj banke, personat e emëruar, dalin shpesh lidhje tarafi të Guvernatorit.

 

Një problem i dytë i strukturave audituese të kësaj Banke lidhet me statusin e tyre ligjor, që rezulton se është jahstë kontrollit shtetëror. Sipas ligjit në fuqi Banka e Shqipërisë punon me dy audite. I pari është Auditi i Brendshëm, që ka vetë Banka dhe që caktohet nga Këshilli Mbikëqyrës i saj. Por është dhe Auditi i Jashtëm. Ky është një Audit që nuk bën gjë tjetër veçse kontrollon punën e Auditit të Brendshëm. Por problemi është se edhe këtë Audit e përzgjedh vetë Banka e Shqipërisë.

Pra ndonëse me audit të dyfishtë, në thelb është suaza drejtues e e Bankës ajo që përcakton se kush duhet ta kontrollojë Bankën. Kjo është një praktikë e panjohur në vendet e BE-së. Rezulton se Banka Qendrore Evropiane, kërkon që Auditin e Jashtëm, duhet ta përcaktojë një organ tjetër, që nuk është vetë Banka, për të shmangur konfliktin e interesit në kontroll(zakonisht sugjerohet Kuvendi për ta përzgjedhur).

Nga sa më sipër, rezulton se Banka e Shqipërisë, është totalisht e imunizuar nga çdo instrument kontrolli i pavarur prej saj, çka sjell si pasojë, që institucioni më i rëndësishëm monetar i vendit, të drejtohet nga një grusht njerëzish të cilët kanë luksin të caktojnë vetë se kush duhet t’i kontrollojë ata. (!?)

 

***

 

Hetuesit: Vjedhja në BSH është më e madhe se 6 milionë USD

Pavarësisht rrëfimit të punonjësit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Bitraj, se të gjitha lekët që kishte vjedhur i kishte shpenzuar në lojrat e fatit, prokuroria ka dyshime të forta se ai nuk është treguar i sinqertë dhe se ka bashkëpunëtorë të tjerë në vjedhjen më të madhe të Bankës së Shqipërisë, ku vetë i pandehuri ka deklaruar se ka tërhequr 600 milionë lekë. Për shkak se hetimet konsiderohen si sekret shtetëror tashmë, nuk ka ende një version zyrtar nga prokuroria për këtë proces, ndërkohë që një burim konfidencial u shpreh se është zgjeruar rrethi i të dyshuarve, të cilët janë punonjës në godinën e Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në Linzë, por edhe të nënpunësve të tjerë në BSH, që kishin detyrë të kryenin inventarizimin.  Prokuroria ka nxjerrë në mesditë një listë me emrat e personave që do të pyeten mes tyre, të punonjësve që kishin detyrë kontrollin e çdokujt që ishte i autorizuar për të hyrë e për të dalë në këtë objekt, si edhe një urdhër për sekuestrimin e kamerave të sigurisë për të evidentuar lëvizjet e brendshme të punonjësve, mes tyre edhe të dy të arrestuarve, Mimoza Bruzia dhe Ardian Bitraj.

 

Të arrestuarit

Në vijim të veprimeve hetimore  për të verifikuar deklaratat e përgjegjësit të arkës stok, Bitraj, do të bllokohen edhe kamerat përreth banesës së tij, si edhe do të pyeten pronarët e tyre, duke qenë se 45-vjeçari është shprehur që i ka shpenzuar lekët në lojërat e fatit poshtë banesës.  Vetë Bitraj pretendon se shumat prej 600 milionë lekë i ka tërhequr përgjatë 4 viteve, me dijeninë e koleges së të njëjtit sektor, Bruzaj, duke ndjekur një mekanizëm për skenar filmash.  Ai thotë se hynte në këtë sektor, ku i ishin besuar çelësat nga Banka e Shqipërisë me libra, të cilat i zëvendësonte me lekë të prerjeve 5 mijëshe. Bitraj thotë se lekët i fshihte në trup dhe se ka patur ditë që ka kaluar pragun e bankës edhe me 10 milionë lekë të fshehura. (TCH)

 

Zef Preçi: Duhet shtuar kontrolli ndaj aktivitetit të BSH

Ekspertët thonë se skandali i vjedhjes së parave cenon rëndë imazhin e Bankës Qendrore dhe hedh dyshime për mënyrën se si menaxhohet institucioni, që qeveris sistemin financiar të vendit.

“Kjo tregon se ka probleme serioze në menaxhimin e brendshëm, mospërmbushje të detyrimeve nga këshilli mbikëqyrës dhe, në të njëjtën kohë, pasaktësi në aktet rregullative, sepse çdo vit bëhet bilanci dhe inventari fizik, si çdo institucion tjetër publik që shoqëron miratimin e bilancit dhe tregon që këto akte janë kryer vetëm formalisht dhe mund të ketë edhe skandale të tjera, që nuk i di publiku”, u shpreh Zef Preçi.Bilancet e Bankës së Shqipërisë mbikëqyrjen dhe certifikohen nga një kompani audituese, që është kontraktuar nga vetë banka. Zef Preçi thotë se kjo duhet të ndryshojë, pasi lë shteg për abuzime dhe konflikt interesi.

“Ndoshta është rasti që Kuvendi i Shqipërisë, jo vetëm të përfshijë më gjerësisht agjencitë e ngarkuara me ligj për kontrolle, siç është KLSH, por të ndryshojë edhe rekomandimet sa i përket problemeve të auditimit të këtij institucioni dhe instrumente të tjera të ngjashme. Nga ana tjetër është momenti të shihet shkalla e konfliktit të interesave brenda këtyre institucioneve”, shton më tej zoti Preçi.
Por, sipas tij, paralelisht Kuvendi duhet të ndërmarrë edhe një sërë nismash të tjera ligjore, për ta rikthyer pavarësinë e Bankës së Shqipërisë brenda shinave të ligjit.

“Rishikimi i pavarësisë sa i takon prokurimeve, pagave, numrit të punonjësve dhe marrjes së tyre, efektivitetit të përdorimit të mjeteve në dispozicion. Mendoj se mund të kontribuonte në evitimin e skandaleve të tilla në periudhat e ardhshme. Pavarësia është nga qeveria, apo nga institucionet e tjera sa i takon politikëbërjes apo hartimin e akteve që rregullojnë funksionimin e sistemit bankar, por kurrsesi nuk është pavarësi nga ligji”, theksoi Zef Preçi.

Dy punonjës në sektorin e parave stok, për disa vite me radhë kanë vjedhur nga stoku i parave të reja dhe atyre që asgjësoheshin mbi 6 milionë dollarë. Por, hetimet vazhdojnë të zbulojnë shifra të tjera, që mund të jenë edhe më të mëdha.

July 26, 2014 12:48
Komento

27 Komente

  1. po ose jo July 26, 09:35

    si nuk e permend njeri fullanin si pergjegjes !

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi July 26, 09:59

    Kapitalizëm fullantrangullist? Do të dalim përpara Gjermanisë!? Tallu,tallu fullan me paratë e shqiptarëve përderisa këta nuk po vijnë të të nxjerin zvarrë nga banka? Bashké me gjithë zuzarërinë e rritur nën hijen e gomarllëkut tënd?

    Reply to this comment
  3. korabi July 26, 11:55

    A nuk duhet te mblidhet urgjent Keshilli Mbikqyres i Bankes dhe te shkarkoj Fullanin,i cili duhet te prangoset patjeter!

    Reply to this comment
  4. BJORN July 26, 12:36

    Cfar ka vjedh ky dihet,por cfar kane vjedh shefat e tij nuk do dihet kurre.Ky eshte lene te vjedhi me leje.

    Reply to this comment
  5. BJORN July 26, 13:00

    Per kete person duhet te flasi Ilir baba e Sali Gedafi

    Reply to this comment
  6. ardian July 26, 13:00

    Fullani,një orë e vonon kursin e këmbimit çdo mëngjes,dhe e dini çfarë ndodh më tej?Fiton një milion dollarë brenda kësaj ore për xhepin e tij nga xhirimi i parave në mënyra të ndryshme!!!

    Reply to this comment
  7. Neser July 26, 13:03

    Cuni Janit nuk bo jo per guvernator por as per arketar.Ka lindur debil.

    Reply to this comment
  8. Joni July 26, 13:03

    Qerojeni ate pervers Fullani turp I vendit , ku eshte pare 14 vjet Guvernator! Edhe super i afte te ishte jane shume 14 vjet… Jo ai qe ka mbaruar me mesatare 5,
    Rama duhet te veproje urgjent mbi ate felliqsire dhe te pastrohet BSH nga shume fullane te vegjel qe e kane zhvlersuar si institutcion. Turp turp nje si Fullani te drejtohe BSH !

    Reply to this comment
  9. Santana July 26, 13:10

    Keto lloj perallash degjohen vetem ne Shqiperi ! hahahah Ai qe drejton Banken e Shtetit ka eksperienece qe nga koha e Ramizit dhe djalit te tij qe benin sikur luanin ne burse ne kohen e telefonit te “kuq”…I sherbeu edhe Berishes si i desh qefi , tani po mundohet tja hedhi edhe Rames , me perqasje qytetare te lashta …Kapet punonjsi dhe ai “peshku” i madh i abuzimit total te bankes ndron kollaret e kostumet dhe kremet e puçrave te gruas ..TURP!
    Rama duhet te veje tolerancen ZERO! ose shkaterimi do te jete i pa shmangshem!

    Reply to this comment
  10. auditi July 26, 13:48

    Ka dy ane interpretimi i ngjarjes. 1. Banka Kombetare nuk eshte thyer ne kohen e Luftes II Boterore, por eshte thyer 2 here ne kohen e tranzicionit te pafund, kur pretendohet se u ngrit nje shtet demokratik. 2. Menyra si po sillet shteti me ngjarjen. Nuk e kam fjalen per transparencen me publikun, pasi aty mund te kete ndodhur hataja e populli gjithsesi nuk duhet ta marre vesh, se behet nami me bankat, perndryshe i vihet flaka vendit me keq se ne 97. Por e kam fjalen per reagimin ndaj Guvernatorit. Si mund te vazhdoje te jete ne detyre personi pergjegjes kryesore, ndersa po hetohet per vjedhje CASH? Ai njeri me se paku duhet te pezullohet nga detyra e te mbahet nen vezhgim 24 ore ne 24.

    Reply to this comment
  11. merushe July 26, 14:26

    Fullani duhet te shkoje me kembet e veta e te dorzohet ne biruce.

    Reply to this comment
  12. shish July 26, 14:32

    Edi vepro sa me shpejt dhe kerko largimin e fullanit se perndryshe edhe ty po te leviz toka nden kembe, njerezit kudo jane te irrituar dhe kerkojne koken e fullanit se behet fjale per parate tona dhe jo per parate e fullanit apo te qeverise…ky eshte nje megaskandal dhe duhet nje reagim pao kaq i fuqishem per te ndalur njehere e mire “fullanizimin” e sektorit bankar dhe bashke me te edhe “sudizimin” e tij dhe te parave tona

    Reply to this comment
  13. Skraparlliu July 26, 15:04

    Ne emer te sekretit te hetimeve po esht BSH,por a duhet te kete pergjegjesi administrative pervec asaj ligjore

    Reply to this comment
  14. lejleku July 26, 15:23

    Kjo eshte maskarada shqiptare e ngritur ne sistem shteteror .
    Hajduti vihet te ruaje parate e popullit , hici ben drejtesine e popullit , injoranti vihet ne pritje te studenteve ,dhe te popullit ,krimineli i pa skrupull behet milioner bile edhe deputet e qeveritar gjoja gazetari femi nga bangat e shkolles behet analist ,niprinjte e mbesat e pedagogeve behen edhe ata pedagoge universiteti .te pashkollet marrin rrogen e inxhinjerit ne punet e shetit dhe ata te mirefillti o punojne kot o ikin jashte etj…etj dhe opoziten qe e katranosi keshtu nuk e zen gjumi se nuk do i fitoje zgjedhjet ne fshat…pa Fullanet le te bejne namin.

    Reply to this comment
  15. Pionier Lubonja July 26, 16:38

    NUK LUFTOHET KRIMI E KORRUPSIONI ME MILITANTIZEM E INJORANCE
    Qe fullani meriton burgim te perjetshem jo per rastin konkret por per tere miliardat ne 25 vjet qe nuk u dihet nami e nishani kjo nuk do as mend e as kalem,por problemi nuk eshte vetem Fullani
    PO ‘PROFESORLESHAT’ MEKSI SI ANETARE TE KESHILLIT MBIKQYRES KE KANE MBIK QI RUR APO KANE VJEDHUR PJESEN E VET NE RRUGE TE TJERA.Sa apartamente e vlokale ka i shoqi ne Tirane qe mbledh QI rane me thase òdo muaj?

    Reply to this comment
  16. Corrado Catani July 26, 17:13

    Nuk asht muhabet bastexhinjsh ordinere. Aty ka vend per financime fushatash apo mbrojtje bursash te kesaj periudhe.

    Reply to this comment
  17. labinot July 26, 17:23

    Turp!Shteti ka marre fund! Trainoni rojet e ndermarrjeve,policet e lulishteve,rojet e kashtes.Ata i kerkoni me master dhe gjuhe te huaja,cdo dite kontrolle gatishmerie.Ndersa ata qe kane ne dore parane e shtetit,jane engjej nga Skrapari me kartabjanke besueshmerie 5 vjecare,si eunuket e thesarit te Sulltan Sulejmanit.

    Reply to this comment
  18. ARUSHA July 26, 18:57

    FULLANI ESHTE CIFUT DHE NUK ESHTE SHQIPTAR

    Reply to this comment
  19. Sotiri July 26, 19:30

    Nqs posti i zv-guvernatorit te ngarkuar me Kontrollin e Brendshem ka qene vakant per 5 vjet atehere: Guvernatori eshte direkt pergjegjes per mos-funksionimin e auditit, b) Guvernatori eshte pergjegjes per keqfuksionimin e struktures se BSH. Ne te dyja rastet duhet te kašet per bythesh e te vihet para ligjit. Rast me te mire se ky per ta vene para pergegjesise, Rama nuk do gjeje !!

    Reply to this comment
  20. hj July 26, 19:39

    Po cfare Hebrew eshte ai pse ja fut kot. Ai me kete skandal duhet te ike vete perndryshe ta heqin sa me pare.

    Reply to this comment
  21. mir July 26, 22:39

    shtet adoleshent.

    Reply to this comment
  22. shqip hesapi July 27, 04:18

    Sipas organizimit te Fullanit duhet te vidhnin te gjithe dhe jo vetem keto te dy,prandaj Fullani duhet te tregoje nga burgu dhe jo nga rroga mijera eurosh.

    Reply to this comment
  23. Jozi July 27, 08:13

    MOS U GENJENI NGA KOSTUMI KETIJ HAJDUTI I HIQNI KOSTUMIN DHE ESHIKONI SE KUSH ESHT KY ESHT KRYE HAJDUTI ME DEGJONI MUA SE NJO MIR KETE PLEREN SE MBROHET ME ATA QE KA MAR NE PUN KY PLERA QE VJETH GJAKUN E SHQIPTARVE KA NJERZ NE SHQIPRI QE S KAN BUK PER FEMIJET EKY HAJDUT ORDINER LOS ME LEKET E KETIJ VENDI SKA FAJ SE EMBRON LIKJA SE ESHOQA E FULLAHNIT MBROJTI LIKEN??

    Reply to this comment
  24. lis dushku July 27, 08:37

    Si eshte e mundur,qe ne te gjithe pozicionet kyce ku eshte paraja jane 5-njoset?Po na e tregoni edhe ne aftesine qe kane keto specie funderrinash per te uzurpuar keto poste,qe te bejne miljoner brenda 24-oreve?Na e thuaj mor kryeminister qe tu themi femijeve mos qorrohen mbi libra?! Cfare aftesie te vecante ka drejtorja e tatim-taxave,nje 5-njose e rendomte?Cfare magjie i ka bere guvernatori i bankes Fullani tre kryeministrave,qe mbetet i pazevendesueshem?Saga e provimeve te tij u be problem i Komitetit Qendror te PPSH-se.Per te marre note kaluese Fullani jane kercenuar me pushim nga puna nje duzine pedagoge.Sakrifice qe Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu nuk e kane bere per femijet e tyre.!Pse studentet e shkelqyer jane te papune,ndersa Fullanet tallen me parane e shqiptareve si me qene leter higjenike.?

    Reply to this comment
  25. jorgo July 27, 09:29

    Keshilli M.Drejtueses i Bankes se Shqiperise,eshte nje strukture e korruptuar dhe vegel ne sherbim te Fullanit.
    I pari dhe ndihmes i Fullanit eshte mashtruesi i tipit Civici.Presidente i Unversitetit Evropian dhe sherbyes i mirfillte i Argites.
    KDM I Bankes Shqiperise,urgjente poropozimin dhe shkarkimin e Fullanit.Ndjekie penale e Fullanit te dalin ku kane shkuar milona euro,jo vetem ato te fushatave te S.Barishes.
    Fillimisht te tregoje sa ku kane shkuar miljona euro,kujt ja kane dhene,kush eshte urdheruesi,kush ka dijeni tjeter pervec Fullanit….po roli i Bodes ne kete skandal cili eshte ..
    Fillimisht sekuestro parate dhe pasurite te pa luajteshme te Fullanit dhe Civicit…pasdtaj sipas radhes.
    Zonja Meksi,eshte koha qe nuk duhet te heshtesh.
    Rezulton personi i pa implikuar ne grupin e strukturuar korruptive dhe kriminale te drejtuar nga Fullani. ne Banken Qendrore.duhet te flasesh sot,neser do te jete vone….
    Parate i ka Fullani .Berisha dhe Bode………
    Rama dhe Parlamenti dyhet urgjentishten te zgjidhin situaten perpara se ta zghjidh mafia …oborri….Shif strukturen dhe organizimin new Banken e Shqiperise,shif personat e punesuar qe nag vajza e Joxefines e me radhe deri ditet e fundit kusherira e pare e Lul Bashes ne Drejtorine e Mbikeqyrjes se Bankes,,jashte cdo kriteri….

    Reply to this comment
  26. agim July 27, 20:36

    Guvernatorin e shkarkon organi qe e ka zgjedhur dmth Kuvendi,i cili emeron edhe inspektorin e bankes qe ben auditin e brendshem,Kete te fundit Elivar Golemi e ka emeru Topalli.Kurse zv guvernatorin e propozon guvernatori .Prej largimit te zv guverntorit f.Ibrahimi ne fundt te 2011 Fullani nuk propozoi zv guverntor tjeter.Pse?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*