Heynckes: Kam refuzuar 2 herë Barcelonën

March 3, 2018 13:51

Heynckes: Kam refuzuar 2 herë Barcelonën

Të jesh trajneri i Barcelonës është padyshim një ëndërr për të gjithë trajnerët e botës, por ka nga ata që kanë guxuar t’i thonë ‘jo’, madje jo një herë.

Në një intervistë për ‘Der Spiegel’, Jupp Heynckes ka rrëfyer se ka refuzuar dy herë të drejtojë skuadrën e Barcelonës. Trajneri gjerman zbulon se hera e parë ishte nw vitin 1997, kur ai ishte në pankinën e Teferifes.

“Gjeta në korridorin e shtëpisë time drejtuesit e Barcelonës, të cilët më bënë një ofertë që unë e refuzova – reagon Heynckes – Pra ti e di kush jemi ne? Dhe unë u përgjigja: sigurisht që e di, por ju a e dini kush jam unë? Unë nuk i lë kontratat përgjysmë”, tha trajneri aktual i Bayern Munchen.

Refuzimi i dytë ndaj Barcelonës erdhi në vitin 2013, pas suksesit të trefishtë që Bayern arriti. “Ishte krejt e pamundur që të impenjohesha me një tjetër skuadër, pas asaj që bëra me Bayern Munchen. Duhej të pushoja, t’i dedikohesha më shumë vetes dhe kafshëve të mia”, rrëfeu për ‘Der Spiegel’, trajneri Heynckes.

o.j/dita

March 3, 2018 13:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*