Heynckes: Mund ta mposhtim Realin, nuk flas për arbitrat

April 30, 2018 22:53

Heynckes: Mund ta mposhtim Realin, nuk flas për arbitrat

Jupp Heynckes ka menduar të karikojë skuadrën e tij, kur kanë mbetur rreth 24 orë nga starti i sfidës së kthimit të gjysmëfinaleve të Championsit, mes realit të Madridit dhe Bayernit të Mynihut.

Trajneri i bavarezëve theksoi se madrilenët janë skuadër e thyeshme edhe në shtëpi, ndërsa tha se Juventusi e tregoi qartë këtë.

Mendoj se kemi të gjitha mundësitë tona për t’u kualifikuar në finale. Reali nuk është i pathyeshëm në shtëpi dhe ndeshja me Juventusin është një tregues i qartë për këtë. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë për ne, por po aq e komplikuar edhe për kundërshtarët tanë. Skuadra ime di t’i luajë ndeshje të tilla, ndaj e vetmja gjë që duhet të përmirësojmë, është efiçienca, që na mungoi në takimin e parë”, deklaroi Heynckes.

Më pas trajneri i gjermanëve tha se nuk ka ndërmend të merret me arbitrimin, për të mos i vënë këta të fundit nën presion, para një sfide shumë delikate.

o.j/dita

April 30, 2018 22:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*