HI-TECH / Deputeti Endri Hasa fshin dënimin nga serveri i parlamentit, kthehet serbes në sallë

December 24, 2018 09:36

HI-TECH / Deputeti Endri Hasa fshin dënimin nga serveri i parlamentit, kthehet serbes në sallë

TIRANË – Duke buzëqeshur si shejtan-budalla dhe vërshëllyer me duar në xhepa, mësohet se deputeti i pëdësë Endri Hasa është rikthyer papritur në sallën e Kuvendit, i papenguar nga rojet e Gardës dhe duke zënë gafil edhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.

Ndërsa shihte Hasën, Ruçi i bënte me shenjë sekretarisë, por andej ngrinin supet dhe i tregonin monitorin e kompjuterit, duke bërë me dorë shenjën, “këtu s’ka gjë”.

Një moment, raportojnë burime të pafshira, Ruçi iu drejtua deputetit vezak:

-Zoti Hasa, ju jeni përjashtuar me dhjetë ditë nga Kuvendi, largohuni nga salla!

Por vezaxhiu ja ktheu serbes:

-Nuk është e vërtetë zoti kryetar. Kontrolloni serverat e Kuvendit. Dënimi im nuk figuron gjëkundi, këto janë shpifje!

 Dhe në fakt, sekretaria i konfirmoi Ruçit se tre herë ata kishin regjistruar dënimin e deputetit fshirës, por të tria herët materiali ishte zhdukur nga ekrani dhe nga databaza.

Ruçi u zemërua dhe iu drejtua deputetit, i cili që i vogël i kishte patur fiksim gomat, fshirëset e dërrasës së zezë, fshirëset e xhamave dhe korrektorët:

-Po mirë zoti deputet! Atëherë dënimin tuaj po e konfirmoj me një dokument, letër, të firmosur dhe vulosur nga unë. Na urdhëro! – dhe i zgjati letrën.

-Po kjo është e padrejtë zoti kryetar! Ju nuk keni fakte që të më dënoni, – gjasme protestoi me shejtanllëk elbasanlliu.

-Kemi, si nuk kemi, – ja preu Ruçi, – kemi pamjet video të sallës ku ju qëlloni me vezë!

-Cilat pamje? – pyeti pafajësisht Hasa.

Sekretari ndërkohë e sinjalizoi sërish Ruçin, se arkiva e filmimeve të Kuvendit për dy ditët e fundit ishte fshirë në mënyrë misterioze.

P.S. Po ato çaste, thonë burimet, në një komisariat policie në Tiranë po regjistrohej kallëzimi i pronarit të një magazine, që ankohej se i mungonin dy kuti të mëdha kartoni me vezë, ndërsa kompjuteri i kamerave të biznesit ishte prishur.

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike që beson se vezën e Hasës nuk e bën as veza e Kolombit

December 24, 2018 09:36
Komento

9 Komente

  1. Nuci December 24, 10:43

    Meqe qenka fshires usta, le te fshije dhe ndonje gje tjeter me ate llapen qe e ka nxjerre ashtu si down (te na falin kta te fundit, gjynah)

    Reply to this comment
  2. Beni December 24, 17:44

    Le te fshije me llapen qe ka nxjerre b…n e Edit.

    Reply to this comment
  3. Tom December 24, 17:55

    Po PSE NUK denohet per fshirjen e dokumentave Elektronik shtetëror. Ky është Krim ndaj shtetit. O Ed Rama o rrumpalle nga Franca. Ku i ke syte ne byth????
    Cfar shteti je Duke ndërtuan ore karagjoz Facebook?????
    Turp!

    Reply to this comment
    • Mot December 25, 15:29

      @Tom,
      – Ky artikull eshte satire therrese
      – Nuk i fut Edi Rama njerezit ne burg. Ne cilen epoke jeton?!
      – Ai krimineli ka dale i pafajshem nga drejtesia e kalbur. Prandaj perparesore ne Shqiperi eshte pastrimi i drejtesise.

      Reply to this comment
  4. fteri December 25, 12:59

    Jepi një cop mut në gojë ,mos e futni në parlament se ju fshin kamrat e sigurisë.Turpi botës kush qënka deputet një rrebel që godet me vezë .Kur ky fshehë provat e vrasjes së katër protestuesve si mund ti besohet votimi i ligjeve në parlament ,kjo është e tmerrshme ,vajmedet se nga kush pret populli që të bëjë ligje ? !!!!

    Reply to this comment
  5. Kris 1 December 26, 03:34

    Vezet ishin blere pa tallon.
    Ky dja!e guximtar neser mund te jete nje rilindas i sukseseshem dhe nje kryetar i PS te ngordhur

    Reply to this comment
  6. peoples December 26, 04:04

    Shikoje nga forma e kokes dhe fytyres se cfare soj intelektuali eshte ky cancer i parlamentarizmit.

    Reply to this comment
  7. Lora December 26, 21:12

    Ky me Duket si vellai i olsi jazexhiut

    Reply to this comment
  8. alma tirane December 30, 13:11

    o dio, tamam budall

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*