Hidhet nga tarraca e katit të 8, gjen tragjikisht vdekjen 42-vjeçarja nga Fieri

June 26, 2020 10:59

Hidhet nga tarraca e katit të 8, gjen tragjikisht vdekjen 42-vjeçarja nga Fieri

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në Fier, ku një grua është hedhur nga pallati.

Mësohet se një grua 42 vjeçe, është hedhur nga lartësia tek banesat sociale.

Rreth orës 09:35, në lagjen “16 Prilli”, Fier, shtetasja B.Sh., 42 vjeçe, dyshohet se është hedhur nga tarraca e katit të tetë, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas familjarëve viktima  ka pasur shenja depresioni.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

l.h/ dita

June 26, 2020 10:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim