Hidhet shorti, këto janë super-sfidat në çerekfinale të Champions

March 15, 2019 12:40

Hidhet shorti, këto janë super-sfidat në çerekfinale të Champions

Përballje spektakolare në çerekfinalet e Champions League. Ky është verdikti i shortit që u hodh mesditën e së premtes në Nyon të Zvicrës.

Ajax do të përballet me Juventus. Liverpool do të luajë kundër Porto.

Tottenham Hotspur do të diskutojë një vend në gjysmëfinale me Manchester City. Ndërsa një finale e parakohshme mund të quhet përballja Manchester United- Barcelona.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në datat 9-10 Prill, ndërsa të dytat në datat 16-17 Prill.

Fituesi i çiftit Ajax-Juventus do të përballet në gjysmëfinale me fituesen e përballjes Tottenham Hotspur-Manchester City, ndërsa fituesja mes Liverpool–Porto do të përballet me fituesen e çiftit Barcelona-Manchester United. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 30 Prill dhe 1 Maj, ndërsa të dytat më 7 dhe 8 Maj.

Fituesi i Champions League 2019 do të vendoset mbrëmjen e 1 Qershorit, në stadiumin “Estadio Metropolitano”, në Madrid të Spanjës.

o.j/dita

March 15, 2019 12:40
Komento

1 Koment

  1. Orteku i Fekenit March 15, 14:54

    Hej Juve! Che culo!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?