Berisha e përdor për fushatë elektorale inaugurimin e xhamisë së madhe në Tiranë

Redaksia Online April 20, 2013 10:31

Berisha e përdor për fushatë elektorale inaugurimin e xhamisë së madhe në Tiranë

Berisha nuk i kursen ngjyrimet elektorale as deklaratën gjatë inaugurimit të Xhamisë së Madhe në kryeqytet. Gjatë ceremonisë së sotme, Berisha tha se demokratët janë zotuar se kudo që ka myslimanë të ketë xhami. Berisha tha se duhet vlerësuar durimi që kanë treguar myslimanët për të pritur ndërtimin e kësaj xhamie.

“Për Tiranën, Shqipërinë dhe shqiptarët kjo ditë është dita e lindjes së profetit Muhamed, burrit që së bashku me Jezu Krishtin dhe Budën i dhanë tokës kuptimin e madh të Zotit. Kjo është dhe do mbetet një ditë e madhe e rëndësishme, ditë në të cilën ne inaugurojmë ndërtimin e xhamisë më të madhe, të kryeqytetit dhe vendit në tërë historinë e tij. Kjo ngjarje është e madhe edhe në një aspekt tjetër. Sot ne ndahemi nga qëndrimet paragjykuese, të inspiruara nga ateizmi dhe ideologjitë e tij, të cilat penguan për 20 vjet ndërtimin e kësaj xhamie kaq shumë të domosdoshme për besimtarët myslimanë në Tiranë, por edhe si një detyrim i madh për të rivendosur të drejta të shkelmuara në vendin që meritojnë. 22 vjet më parë, me themelimin e partisë së parë opozitare, ne shpallëm si parim themelor që aty ku janë, aty ku jetojnë 4 të krishterë, të ndërtohet një kishë, aty ku janë 4 myslimanë, një xhami, aty ku janë 4 bektashinj, një teqe. Ne shpallëm respektin e palëkundur ndaj feve. Në këto vite nuk keni pasur ndjenjën e madhe që keni merituar, unë kam vlerësuar durimin dialogun dhe vendosmërinë që ju keni pasur për të çuar përpara çështjen e besimtarëve që ju përfaqësoni. Urtësia me të cilën ju keni ndjekur këtë çështje bëri të mundur që sot të mblidhemi së bashku në këtë ngjarje të madhe shpirtërore e morale për kombin tonë. Qeveria duke shprehur nderimin më të madh ndaj jush ju bën thirrje kryetarëve të bashkive dhe komunave që me përparësi, t’ju bëjnë të mundur besimtarëve të ngrenë tempujt e tyre aty ku jetojnë. Sot jemi të çliruar nga trashëgimia ateiste”, tha Berisha.

 

 

Hidhet sot guri i parë i themelit për Xhaminë e Madhe të Tiranës

Merr jetë ndërtimi i Xhamisë së Madhe të Tiranës. Pavarësisht peripecive të kaluara në këto 20 vitet e fundit besimtarët myslimanë konkretizojnë tashmë projektin e ndërtimit të xhamisë së madhe, në të cilën mijëra besimtarë do të mund të kryejnë lirisht ritet e tyre fetare. Guri i parë i themelit që hidhet sot në sheshin e Namazgjasë (pranë lulishtes tek Parlamenti), do t’i hapë udhë zyrtarisht punimeve për ngritjen e xhamisë së madhe, kapacitetet e së cilës do të mundësojnë faljen e rreth 6 mijë besimtarëve. Prej vitesh trotuaret dhe rrugët përreth xhamive të vogla kanë shërbyer si ambiente në të cilat besimtarët myslimanë kanë kryer ritet fetare të faljes, nën shoqërinë e  automjeteve të shumta që qarkullonin përreth tyre.

Kryetari i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, teksa ka ftuar një ditë më parë besimtarët myslimanë që të jenë të pranishëm në nisjen e punimeve për ndërtimin e xhamisë, e ka cilësuar ditën e sotme (20 prill) si historike dhe ndër më festivet për komunitetin që ai drejton. Ai nënvizoi rëndësinë e kësaj xhamie për të gjithë besimtarët myslimanë të Shqipërisë dhe u shpreh se në të ardhmen do të ketë takime të tjera për sa i përket financimit të projektit të xhamisë së madhe nga të gjithë shqiptarët dhe më gjerë. Kohë më parë përfaqësuesit e këtij komuniteti kanë vënë në dukje se projekti i hartuar me asistencën e ekspertëve të huaj parashikon ngritjen e një objekti kulti që do të ketë shërbime dhe lehtësira të shumta për besimtarët myslimanë, me kapacitete të mjaftueshme ku besimtarët do të mund të kryejnë lirisht ritet e tyre fetare, si dhe me pjesë të veçanta të cilat do ti kushtohen botimit dhe ekspozimit të objekteve besimit mysliman.

Në takimin e zhvilluar dje ndërmjet ekspertëve të këtij komuniteti, myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, ka theksuar se “besimtarët myslimanë të Shqipërisë kanë plot 78 vjet që presin këtë xhami të madhe dhe se të gjithë paraardhësit e Komunitetit e më gjerë janë munduar që ta finalizojnë këtë projekt, por ishte caktimi i Zotit që punimet të nisnin  sot”

 

 

Redaksia Online April 20, 2013 10:31
Komento

10 Komente

  1. Titi April 20, 08:52

    Rruga drejt europes

    Reply to this comment
  2. Marsela April 20, 09:15

    duhet te ndihemi thellesisht inferior ndaj Evropes se lire e te zhvilluar qe duam te merremi me xhami e te flasim gjuhen arabe. dhe nuk eshte rastesi qe kjo xhami ndertohet duke shkelur ligjet e ketij vendi. keta premtojne drejtesi hyjnore kur nuk e kane idene cfare eshte drejtesia ligjore. njerez primitive!

    Reply to this comment
  3. ana April 20, 12:01

    si mund te perdor z.kryeminster per fushate elektorale kur ky ishte nje premtim dhe po behet realitet.
    bravoooo

    Reply to this comment
  4. endri April 20, 12:48

    Kjo eshte per te qeshur me te madhe po si qenka kjo projekti i xhamise se Namasgjase per fushate elektorale kete nuk po e kuptoj! Ky projekte ka qene qe para 2-3 vjetesh per ndertimin e Xhamise dhe trualli ku do u ndertonte xhamia por ka pas probleme me pronare. Madje kjo ka qene pjese e projektit dhe te Bashkise se Tiranes per ndertimin e xhamise!

    Reply to this comment
  5. ferdinandi April 20, 12:53

    ju pergezoj shum per ket gjo madheshtore qe po beni per komunitetin mysliman

    Reply to this comment
  6. Arif April 20, 12:54

    Medemek respekton fenë njeriu më “pa din e pa iman” që ka njohur ky vend. Ky klloun politik (më e pakta që mund të thuhet për të) harron se e drejta për të besuar vetëm në një Zot apo nç njëqind zota, me kushtetutë (edhe me të drejtën natyrore) është e barabartë me të drejtën për të besuar vetëm te vetja. Le të ndërtohen objekte kulti sa të munden, vetëm të mbahet parasysh kriteri për të mos lënë popullin pa tokë buke apo shërbimesh. Nga ana tjetër, a nuk do ishte më njerëzor ky farë burri, kur në vend që të shikonte listat se ku ka katër të krishterë, katër myslymanë e katër bektashij për t’u ndërtuar objekte kulti të bëjë listën e të pabuksave. Po të bënte këtë edhe vetë Zoti, nëse ekziston (gjë për të cilën nuk besoj kurrsesi) do ta dekoronte. Po ky vetëm mashtron, prandaj nuk bën as njërën as tjetrën.

    Reply to this comment
  7. be April 20, 12:55

    me ket veper kaq te madhe qe zoti BERISHA po ben tregon se premttimet e veta nuk i ler vetem ne leter por i ben realitet

    Reply to this comment
  8. enki April 20, 14:47

    Keto jane projekte te medh dhe kjo eshte per tu vleresuar nga te dyja palet si nga Z.Berisha Z.Basha jane premtimete mbajtura ne vite jo per fushate!

    Reply to this comment
  9. enki April 20, 15:22

    turp per ata qe tallen me ndertimin e kesaj xhamie! Askush nuk ka te drejte te paragjykaje e te ofendoje besimtaret e cfare do lloj besimi, ne jemi aq paragjykus sa harrojme qe po ofendojme fene islame!

    Reply to this comment
  10. sema April 20, 15:35

    Po ku i ka shkuar mendja Rames te investoje per komunitete fetare ai ka dashur vetem qe te shtroje ylberin ne muret e pallateve dhe te shtoje nr e komplekseve te pallateve te behet vendi jone Beton i gjalle ! Kjo eshte me e rendesishme se sa ndertimi i Kulteve fetare ku mund te ushtrojne ritet e tyre me kushte bashkohore e moderne!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim