Higuain ndryshon mendjen, një hap më afër Milanit

August 1, 2018 17:14

Higuain ndryshon mendjen, një hap më afër Milanit

 

Milani dhe Gonzalo Higuain kanë hedhur një hap me shumë rëndësi.

Argjentinasi refuzonte që të transferohej te kuqezinjtë në formë huazimi, por me sa duket është dorëzuar.

Pengesa e vetme që ngelet për t’u kapërcyer është rroga e futbollistit.

“El Pipita” kërkon 9 milionë euro në një sezon, ndërkohë që “Djalli” këmbëngul që t’i paguajë 7.5 milionë euro, po aq sa edhe Leonardo Bonuçi paguhej. Pritet që të dyja palët të gjejnë një zgjidhje të mesme dhe edhe kjo çështje të zgjidhet.

Milani do të paguajë 18 milionë euro te Juvja për huazimin e lojtarit, si edhe 36 milionë euro të tjera për blerjen përfundimtare të tij.

Tani pritet që të zhbllokohet edhe transferimi tjetër mes të dyja klubeve.

Te Juvja do të rikthehet Bonucci, kurse te Milani do të shkojë Caldara. Mbrojtësi është i gatshëm që të ulë rrogën, vetëm që të rikthehet në Torino. Ai u ka bërë me dije drejtuesve se është dakord që të paguhet 5.5 milionë euro në një sezon.

a.s/dita

August 1, 2018 17:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*