Hije dyshimi për trukimin e konkursit për tre prokurorët e rinj

April 9, 2016 15:59

Hije dyshimi për trukimin e konkursit për tre prokurorët e rinj

Prokuroria e Përgjithshme ka zgjedhur sot si fitues të testit për 3 prokurorë në Shkodër, Vlorë dhe Pogradec, ish-drejtorin e SHKB–së së policisë Astrit Halilaj, oficerin Erion Pustina dhe Anton Pali.

Por përzgjedhja e tyre si fitues, ka ngritur dyshime se fituesit e konkursit të zhvilluar nga Prokuroria e Përgjithshme kanë qenë të paracaktuar.

Fillimisht më datë 25 shkurt prokuroria ka njoftuar për 3 vendet vakante në këto prokurori. Më pas më 21 mars në faqen zyrtare të prokurorisë janë pasqyruar 46 oficerët që kandidonin për 3 këto vende vakante.

Me publikimin e listës, u njoftua se data 4 prill ishte caktuar dita e provimit për këta kandidatë. Por me 4 prill u njoftua se ky provim u shty për me datën 8 prill ora 11:00 në ambientet e prokurorisë së Tiranës.

Mëngjesin e datës 8 salla e mbledhjeve që ndodhet në katin e 5 të këtij institucioni ishte bërë gati për kandidatët. Si drejtuese e komisionit të provimit kryeprokurori Adriatik Llalla kishte deleguar shefen e personelit Alma Muça.

Në provim mësohet se nuk janë paraqitur të gjithë kandidatët por vetem 30 prej tyre.

Çdo kandidat merrte një nga 5 tezat (zarfat) që i kishin vendosur në tavolinë anëtarët e komisionit. Tezat ishin të mbyllura dhe ato që mbesnin nuk dihet se çfarë kishin brenda. Tezat e provimit nuk sekretoheshin por dorëzoheshin në një zarf. Kandidati nuk merrte asnjë numër apo të dhënë për ta identifikuar më pas me tezën që ka plotësuar.

Ditën e provimit mësohet se ka pas debate mes dy kandidatëve dhe anëtarëve të komisionit, në lidhje me sekretimin e tezave. Por pavarësisht ankesave ato nuk janë marë parasysh.

24 orë më pas janë publikuar emrat e fituesve, ku rezultoi se ishte Astrit Halilaj ish-drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të policisë së shtetit gjatë kohës së qeverisë së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Halili rezulton i emëruar si oficer pranë Prokurorisë vetëm pak muaj më parë po me firmën e kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili siç duket tashmë do ta emërojë shpejt edhe në detyrën e prokurorit.

Ndërkohë fitues për një vend vakant si prokuror u shpall edhe oficeri Erjon Pustina, i njohur si pjesëtar i familjes që ushtron aktivititetin e GAS-it në Shqipëri që prej 20 vitesh.

Ndërsa si fitues i tretë u shpall oficeri Anton Pali, që kryente detyrën e oficerit të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Durrësit, kreu i së cilës para pak ditësh u vu në qendër të vëmendjes për shkak të refuzimit të vizës amerikane.

Në mesin e kandidatëve për këto tre vende vakante kishte emra oficerësh që ushtrojnë këtë detyrë prej shumë vitesh por që rezultuan se nuk ishin fitues të provimit.

Dita

April 9, 2016 15:59
Komento

29 Komente

  1. socialist berat April 9, 16:04

    Astrit Halilaj??
    Ish-drejtori i SHKB-se berishiane dhe miku i Flamur Nokes dhe Agron Kulicit???
    Paska godit ne shenje Llalla 🙂
    Bravo!
    Kta loqet tane te mender Ripjelljes, celsat e kashtes kane

    Reply to this comment
  2. kokpalari 21 janarit April 9, 16:07

    Une nuk e di sa te zote jane se nuk jam i fushes, po vellai i Erjon Pustines ka qene ish-shefi i Urbanistikes i Lul Bashes ne Bashki.

    Reply to this comment
  3. lela April 9, 16:07

    sh bukur
    keta te tjeret te presin reformen 🙂

    Reply to this comment
  4. vlora 97 April 9, 16:09

    Qe te tre njerez te PD
    Halilaj eshte me damke
    Me siguri do te shkoje ne Vlore se e kane fiksim Vloren keta te malit.
    Pustina me sa lexoj te komentet qenka i Lulit
    Anton Pali eshte i prokurorise se Durresit, mik i atij qe ambasada amerikane beri sikur i refuzoi vizen.
    Hallall Tiku

    Reply to this comment
  5. dibran April 9, 16:10

    Qenka ku therret qameti
    Po kemi shpresa akoma te drejtesia 🙂

    Reply to this comment
  6. enea April 9, 16:11

    ore zoterinj te nderuar, po perse i shani kur nuk i njihni ne pune?
    Fakti se jane simpatizante te nje partie nuk i ben detyrimisht te paafte.

    Reply to this comment
    • dibran April 9, 16:12

      Te drejte ke ti enea
      nuk i njohim ne pune
      po varet se cfare kane shkruajtur ne provim :):):)

      Reply to this comment
    • PO QY...ORE ! April 9, 19:59

      Ore Enea..,…..,nuk thote kush se jane te pa afte , por thone se drejtesia jo vetem vazhdon te mbetet e kapur per fyti nga Sali Berisha , por po fuqizohet edhe me shume nga partiaket e terbuar e te pa cipe , bashkepuntore te hapur me krimin e krimninelet e taborrit vucidolas . Kaq te veshtire e ke per ta kuptuar ….apo nuk do vewte qe te shohesh ?!

      Reply to this comment
  7. arber April 9, 16:24

    Pershendetje Dita
    Veq mangesive qe kni renditur ka edhe nj tjeter:
    Me ligj dhe rregulla, duhej te ishte ngritur nje komision i posaqem i cili 10 dite perpara provimit shpall emrat e kandidateve.
    Por z.Llalla jo vetem nuk e ka ngritur aspak komisionin por edhe emrat jane shpallur diten e fundit
    Andaj shume prej tyre aq qi shkuan ne provim

    Reply to this comment
  8. Arben April 9, 16:37

    NUK KA ASNJE HIJE DYSHIMI,

    ESHTE BASHKEPUNIM I PASTER ME KRIMIN E ORGANIZUAR,

    POR TE GJITHA EMERIMET NE ADMINISTRATE KESHTU BEHEN SOT.

    A I BENI SALIU, LIRUSHI APO EDUSHKA, ESHTE SALLATE PER POPULLIN SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM HEROIK, POR ME NJE M….. NE VEND TE TRURIT.

    Reply to this comment
  9. Komisioni April 9, 17:51

    Eshte per te ardhur keq qe nje gazete profesionale dhe e nderuar si ju, te bini ne kete nivel duke u marre me “hije dyshimesh” dhe aludime per emra konkrete pa u dhene mundesine atyre te pergjigjen. Edhe per te ardhur keq qe po perdoreni ne kete menyre nga persona “te pakenaqur” nga konkursi, OPGJ me njohje te larta ne politike qe kane marre pjese ne konkures dhe nuk kane pasur asnje verejtje gjithe procesin derisa moren pergjigjen se nuk kane qene te afte ne testin me shkrim. Ky informacion eshte servirur prej ketyre te pakenaqurve dhe “shokeve” apo seksereve te tyre nga Kosova qe kane zene vend perkohesisht ne Shqiperi. Do te ishte ne nderin tuaj qe para se ta publikoni kete flete-rrufe te merrni prononcim apo reagim per emrat qe keni permendur. E mira nuk ka fund, por te jeni te sigurt se te tre jane te denje per tu bere prokurore dhe e kane arritur me merite fitoren. Shtyrja e konkursit nuk eshte bere per kulisa por per faktin se nje anetare e komisionit te vleresimit ka qene ne amerike, Rovena Gashi dhe eshte kthyer ne Shqiperi pas dates 4, qe ishte date e pare e konkursit. Kur do te marre fund ne Shqiperi metodika e gjykimit komunist me thashetheme pa asnje prove konkrete???!

    Reply to this comment
    • Mentori April 10, 14:29

      Kjo quhet llek-llek prokurorise 🙂
      apo je i prokurorise qe paguhesh me taksat tona
      ca niveli, shikoni me ca merreni ne vend se te punoni kunder krimit e korrupsionit
      llek-llek tunde para perdorimit

      Reply to this comment
  10. Mesdheu April 9, 18:28

    O ti çuni i prokurorit qe je ankuar neper gazetar, lexo o kolopuç se je i vockerr akoma. PO te kishe mendere do hyje ne Magjistrature.

    Reply to this comment
  11. Dalmati April 9, 18:38

    Qentë le të lehin, ham-ham-ham, karvani të ecë përpara!!!!

    Reply to this comment
  12. llambi April 9, 18:48

    Astrit Halili, student i shkelqyer ne shkollen e Saukut dhe me pervoje drejtuese ne policine e shtetit, jo vetem qe ka fituar me merite ne konkurs, por me pranine e tij i ben nder organit te prokurorise.
    Ai vertet ka sherbyer edhe ne kohen e Berishes, por me siguri ka pasuruar pervojen dhe eshte nje kuader me vlere per vendin.
    Urime Astrit dhe suksese si gjithmone.
    llambi

    Reply to this comment
    • Nini April 9, 19:04

      Me Z.Halilaj kam qene edhe ne masterin shkencor tek UT. Ka qene faktor ne diskutime dhe i afte. Gezon rrespekt si profesionist edhe ne rradhet e se majtes. Suksese . E meriton. Lerini”hijet” dhe fantazmat. Po flisni me prova konkrete.

      Reply to this comment
  13. Fatmiri April 9, 18:58

    Ça gallate?!! Po kur dolli mire ne test burri i Felajt, perse nuk kishte hije dyshimi per konkursin?

    Reply to this comment
  14. Agimi April 9, 19:43

    Mire se gazeta eshte e detyruar te shkruaje sipas oreskit te atyre qe e financojne, por cud is me e madhe eshte tek komentuesit qe diskutime me partishmeri.
    Astrit Halili eshte nje specialist I fushes I cili perpara se te behej Drejtor ka qene officer I shkelqyer I Policise gjyqsore. Sa I di b..ha Astrit nuk u di koka ketyre ushtareve te Edverit qe I ka ne prokurori dhe gjykata.
    Mbyllni halen tani se e qelbet gjithe Shqiperine me ripjelljen tuaj.

    Reply to this comment
  15. PO QY...ORE ! April 9, 20:08

    Prolurori Llalla , po punon intensivisht , per ta lene organin e akuzes ne duar te “sigurta” , ashtu sikurse punon prej nje cerek shekulli,me mish e me shpirt kolonel Janullatosi , per te lene trashegimtar te sigurte per cifligun qe i fali shpellari vucidolas . Une nuk shoh ndonje dallim , midis ketyre te dyve . Qellimin e kane te njejte .

    Reply to this comment
  16. soni April 9, 21:10

    ia ka shperbly agron gjana shokut te tij Anton Pali

    Reply to this comment
    • I Drejti April 10, 00:26

      Po e mendojme se vetem keta te 3 qene me te miret qe vetem keta qene qe ne 30 veta qe vetem 3 moren piket maksimale.
      Nje pyetje i bej komisionit nuk doli dot as nje 4 apo i 5 qe te merrte piket.Cudi se Ky Astriti qe filloj kufirin me pedagog nishanin ne shkolle te bashkuar.3 vite dhe 1 vit ne sauk u be Polic.
      Ai ka qene i perkdhelur kapi tiranen ne 93 u be shef kom ne rinas me fatos nan .Punoj opgj ne Polic i Kom pran Prok.Po asnjehere i Prokurorise si ka mundesi 2005 u be shef shkb se qe dhender i Isuf celes mik i fam dhe nip shban memise dhe i pd.I perkdhelur dhe sevil i te medhenjeve Pelivan nga Kufiri te policia nga policia te shkb nga shkb opgj pol dhe 1 muaj tani tek krimet e renda dhe pas nje muaj fito konkurs prok.
      Nuk ka budallenj po si ka mundesi qe ky u propozua pa filluar konk nga keshilli dhe ata i zgjodhen dhe ja propozuan para 1 viti prok pergj por ai nuk e coj se kishte dhe te tjere dhe beri buje.
      Ore duhet te kuptojme qe ato qe thash tregojne qe fituesit jane paracaktuar se te ishin bere 5 apo 6 fitues po vetem 3 ne 30 veta.Si ka mundesi qe dhe ne konkurimet e fundit ata qe fitojne gjoja sapo marrin titullin transferohen afer familjes.kjo trego qe jane me miq dhe presione te ndryshme.Si ka mundesi qe te gjithe jane te fam.kamuar dhe me pasuri dhe pushtet si ata qe fillojn opgj dhe ata gjoja vetem ata fitojne per prok.Kjo eshte e rende po heshtin shume se skan deshire te demtojne veten.Por zoti ata dhe fam i tyre do i denoj se quhet padrejtesi e pa moral .

      Reply to this comment
  17. Realiteti April 10, 01:01

    Ore vetem 3 qene fitues su ben dot 4 a 5 a 6 por per 3 vende qene 3 fitues.Per mendimin tim te gjithe opgj e bejne punen e prokurorit qe kane mbi 13 vite pune opgj prokurorie.
    Jo si A.HALILI qe nga kufitar u be polic me 1 vit shkolle sauki dhe V93 menjehere kapi tiranen OF.POL dhe punoj shef kom rinas me fatos nano kur kishte kinez refugjat.me pas opgj policie jo i prok dhe 2005 shef shkb8 vite.
    Te gjitha vetem qe ishte mik i mafieS forte dhe i nenshtruari i te forteve me pushtet po mafia qe nuk kane ngjyre.
    Por ai u perdor dheai perdori pd si nip i shaban memise dhe dhender isuf celes ortak i ulaj,por dhe lidhjet me nendets e pd.
    Anton pali gjithashtu shok i gjanes dhe pd.
    Si ka mundesi qe ky a.halili u propozua nga kshilli prok para 1 viti pa fillu provimi ,per prok.Por ne ate kohe kishte dhe te tjere qe ishin propozue dhe nuk e propozoj prokpergj.
    Pasi nuk ka qene asnjeher opgj prok halili qe te kete marre rrogen nga prok,por dhe kur ka qene ka qene opgj i pol ne pro,
    Por tani kishte 1 muaj qe ishte opgj te krimet e renda.Vend i zgjedhur perseri ne mes tirane.
    Por tani na fito dhe konk.Kur ka opgj qe kane vite dhe jane me ta paster e me moral dhe jo aktor kulisash politike qe eshte perdor astrit halili keto vite.I afte por intrigant dhe vegel politike qe nuk duhet pranuar ne prok.
    Puna e prok dhe e gjyqta kerko me shume pasterti moral e paanshmri dhe jo te afte intriganta politike vegel te saj.Ne 46 aplik kishte plot per te zgjedh.Por per cudi te gjithe qe kane filluar opgj apo prok jane te lidhur me pd ose me prondrer me pushtet apo lek biznesmena apo ndertues.cudi.
    Ne kete provim duhej te pakten te kishin dale te pakten 6 fitues se eshte cudi qe dolen vetem 3 per 3 vende.Te gjithe aplikuesit qe kane mbi 12 vite e bejne punen e prok.me paster se keta qe jane vegla te politikes e mafies e grupeve te interesit.

    Reply to this comment
  18. Mentori April 10, 14:25

    Na mbyten diversantet, spiunet, servilet, llupset, sahanlepiresit…etj etj
    ORE JU KOPETENT nga 30 kandidat vetem 3 fitues e asnje me pike te barabarta !!!
    KOMISION LESHI 🙂

    Reply to this comment
  19. . April 10, 15:09

    Edhe ky, Llalla, si puna e Zana Xhukes, nga kontrolli i pasurive vjen, ku sic dihet, “goditi ashper gjithe te koruptuarit”.
    Po ta vini re, keto kohet e fundit, edhe fizikisht ka filluar t’i ngjaje Saliut, babait te tije shpirteror, edhe kurrizi sikur ka filluar t’i dale, njesoj ai atije.
    Te gjitha emerimet qe ka bere keto 35 ditet e fundit, te gjithe kane origjine Kukes, Tropoje, Diber, Puke.
    Te gjithe MADE IN SALOFSHOR Vucidol.
    Nuk e dime me c’fare mendje eshte kethyer nga SHBA, mbasi zakonisht, ikin me mendjen e tyre, dhe kethehen me mendjen e USTAIT, matane oqeanit.
    Te shohim, a do te vazhdoje gjate me mendjen e Saliut, apo do te ike per lesh edhe ky si puna e Sales ?

    Reply to this comment
  20. Lorens April 10, 15:13

    Anton Pali, zari personal i Tan Gines, burri i Rovena Gashit, dashnores se Tikut.
    Astrit Halili shqupist i betuar dhe bishti i kamzhikut te Kulicajt ne Ministrine e Brendshme.
    Ndersa Gjana i Durresit u shperblye per nderhyrjen fizike ndaj Cim Hajdarit
    Dmth bordell malokesh me drejtues nga Gramshi me pronar Zenin

    Reply to this comment
  21. ANALISTI April 10, 15:14

    Z.LLALLA E VERTETA ESHTE E VERTETE.MUND TE JETE E HIDHUR PER SHEF.PERS E PSEUDO KOM.
    VETEM FAKTI QE DOLEN VETEM 3 FITUES FLET VETE.
    JANE KRIMINEL QE TALLEN ME OF.POL.GJ.TE PROKURORISE QE SKAN MIQ AS LEK.TURP.TURP.
    HALILI TY TU PROPOZUA NGA KESHILLI DHE PARA NJE VITI PA KONKURS.
    HALILI NUK KA MARRE KURRE RROGE NE PROK VETEM 1 MUAJ QE E FUTE TANI NE MES TE TIRANES TE KRIMET E RENDA.
    A.HALILI ESHTE NJE OF.POLITIK I PD DHE VETEM PER KETE NUK DUHET TE PROPOZOHET NGA JU.
    I PERKDHELUR NGA NJEREZIT E GRUAS DHE VEGEL E PD.
    OFICER TE AFTE KA PLOT CNE KY PRIVILIGJOHET GJITHMON NE VENDE KU DO AI.
    CNE DHE PUSTINA KA LIDHJE ME PD
    CNE DHE PALI ME PD.
    DHE CNE VETEM KETA TE 3 FITUAN NUK VAJTEN 6 VETA.
    ORE NUK KA BUDALLENJ SOT POR GJEJ OPGJ ME PERVOJE QE NUK KANE MIQ E LIDHJE ME GRUPE EKONOMIKE BIZNES E QE KAN NDENJ LARG POLITIKES E KAN KARRJERE TE GJATE NE PROKUR E JO NGA ATA QE VINE NGA POLITIKA NE PROK DHE BEJ PROKUROR.
    BEJ NJE OPGJ PROK QE SKA MIK E QE PUNON NDERSHEM SE TE AFTE JANE TE GJITHE APLIKANTET.
    KE PLOT NGA JUGU E NE VERI JO VETEM NGA TIR E DURR
    SE DHE OPGJ GJEJ HALLEXHINJ E JO TE GJITH DJEM TE PUSHTETARVE DHE ME PRINDER E TE AFERT ME PASURI QE E DUAN PUNEN PER EGO E EMER,KE PLOT JURISTE FAM TE THJESHTA DHE ME 10.

    Reply to this comment
  22. soni April 10, 18:19

    ty o lorens u dashka me tu …gruja fort qe te shohesh punet e tua. ik o rrace e ndyre me ca muhabete plehra merresh.

    Reply to this comment
  23. fshatari pafshat April 10, 18:36

    Njeriu i gjalle
    Nje dite do te vdese
    Po ama
    Nje shtet i vdekur
    Kurre nuk ngjallet
    Aq sa Krishti u ngjall.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin