Hila: Imami i katandisi makinat e ushtrisë në rrangalla pa asnjë litër naftë

October 12, 2013 10:36

Hila: Imami i katandisi makinat e ushtrisë në rrangalla pa asnjë litër naftë

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, shprehet se puna që e pret ministren e Mbrojtjes, dhe ata si drejtues të rinj, fillon që nga gjetja e parave “pasi arka është lënë trokë”.

“E kujtoni kur Berisha, me entuziazëm koreano-verior privatizoi makinat e ministrive për llogari të mbajtësve të tyre me çmime qesharake? A thua se këta do të ishin qeveritarët e fundit të Shqipërisë! Ishte koha që sokëllinte ekraneve për vaskat e florinjta, ishte koha kur thoshte se montoi kompjuterë në sallën e qeverisë që të kursente letrën, kur çdo punonjës administrate e di se materialet qeveritare duhet të jenë patjetër edhe në letër. Ndërkohë, i biri i tij përgatiste pjekjen në barut të 26 shqiptarëve. Sot që bisedojmë, aparati i Ministrisë së Mbrojtjes ka disa makina rrangalle nga koha kur z.Majko ishte kryeministër dhe nja dy të telendisura në ditë të hallit nga Arben Imami në fushatën e fundit. Në serbatorët e ushtrisë nuk ka një litër benzinë, në kuptimin jo figurativ të fjalës, pasi u bë tym në fushatë elektorale. Kaq mjafton për të krijuar një perceptim se në çfarë derexheje e ka lënë shtetin Berisha. Sa i takon punës që ka përpara ministrja Kodheli, fillon që nga gjetja e parave, pasi arka është lënë trokë; pastaj te rikonceptimi i strukturave, të cilat u frynë tre muaj para zgjedhjeve dhe tre më pas, për efekte elektorale dhe klienteliste. Ajo t’iu japë dinjitetin dhe krijojë besimin ushtarakëve se në korridoret e ministrisë nuk do të vërdallisen fëmijët e kryeministrave për t’i terrorizuar të hedhin firma që mbjellin vdekjen dhe këta ushtarakë të përfundojnë më pas syrgjyn. Siç edhe e përmenda më lart, objektivi i punës sime, pak ka të bëjë me çështjet e administrimit të përditshëm të armatës shqiptare. Por di se znj.Kodheli ka një punë titanike përpara, që fillon nga vogëlsirat e përditshme, deri në ato strategjike. Ajo vetë është një ekonomiste e aftë dhe stafi që ka përzgjedhur nuk ka të sharë. Kanë vizionin dhe përkushtimin. U duhet mund, para dhe pak fat që të arrijnë objektivat që qeveria i ka vënë vetes në sektorin e mbrojtjes,” thotë Hila për GSH.

Sa i përket pranisë së femrave në kabinetin Rama, ai shprehet: “Përtej ekzotizmit të këtij fakti statistikor, prania e femrave në qeverisjen “Rama” është një shenjë e europianizmit të saj. Nuk hyj te personat që besojnë në lëvizjet feministe, duke caktuar kuota fiktive, apo promovimin e tyre për faktin e një ngatërrese kromozomesh. Që femrat të promovohen, duhet ta meritojnë dhe pastaj vjen pjesa kur ne burrat shfaqim xhelozinë tonë për pozicionin e privilegjuar, që kemi në hierarkinë shoqërore dhe bëhemi pengesë dhe është pikërisht kjo pjesë që duhet luftuar si një paragjykim. Në rastin e kësaj qeverie, mendoj se kryeministri u ka dhënë shans shumë grave të zonja që të tregojnë veten. Sa i takon pranisë së ministres Kodheli në dikasterin e Mbrojtjes, doja të përshtatja frazën e Klauzevitcit se “lufta është vazhdim i politikës me mjete të tjera”, në “ushtria është vazhdim i ekonomisë, por me uniformë”. Ushtria shqiptare, që të jetë e mirëstërvitur, mirarmatosur, mirëdislokuar, mirëpërfaqësuar, e shumë performanca të tjera, duhet të jetë në duart e një ekonomisti të mirë dhe politikani institucional. Znj.Kodheli është e tillë. Punët e luftës pastaj janë të Shtabit të Përgjithshëm dhe NATO-s”.

October 12, 2013 10:36
Komento

9 Komente

  1. Eri October 12, 10:47

    “Ndërkohë, i biri i tij përgatiste pjekjen në barut të 26 shqiptarëve.”

    Kjo thenie duhet marre me seriozitet dal nga goja e nje qeveritari. Drejtesia duhet te perfshije ne hetime Shkelzen Berishen dhe kjo gje mos kalohet si nje artikull per shtyp. Te gjithe e pranojne perfshirjen e tij ne Gerdec, por askush nuk e gjykon.
    Ka ardhur koha per drejtesi ne emer te gjakut te te pafajshmeve!

    Reply to this comment
  2. nendetesja 105 October 12, 12:04

    Mjaft bere derr, derr, derr. Kontrollo se ku shkuan parate e tregtise se armeve me vellezerit tane serbe dhe ja ku do i gjeni ca para per ushtrine(nja 20 milion USD jo ndonje gje e madhe). O zv/ministro me qe jemi ketu di gje ti more se per cfare po perdoret ajo paisja “anti-opozitare”, qe ka ’emigruar” ne Kosove para se Imam Ballajdija te shporrej nga zyra? Hemo ajo paisja 1,5 milion euroshe qe do e perdorte SHIU per trupat shqiptare pjesemarrese ne misionet paqeruajtese nderkombetare. Germo Tare germo se do gjesh xhevahire si psh dava 1 000 (njemije ) tonet eksplozive te eksportuar me cmim te lire!

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi October 12, 13:22

    VR!!! Z. Hila! Janë shume të verteta ato qe thoni por dhe ato që komenton” nëndetsja 105″. Do t’ju propozoja që me dy shoqatat e ushtarakeve(akush dhe shkur) te organizonit nje konsulte te gjëre ku ata te shprehin pikepamjet profesionale per shume drejtime korigjimi e reformimi. Eshte shume e nevojshme kjo konsulte dhe backgraundi juaj intelektual do te jete në gjendje te perthithe ato ide racionale që kanë vite të anashkaluara. Shume ide une gjykoj se duhet t’ju ngacmojne dhe do t’ju ngacmojnë. Madje do t’ju pasurojne kendveshtrimet e sigurise ! Intelekti juaj me sa ju kam ndjekur mund te gjeneroje prej tyre nje larmi idesh te tjera qe do ta bejne karieren tuaj ne institucionin e larte te sigurise akoma me kredibel se deri sot dhe akoma me te pelqyeshme per partneret veriatlantikë! Lutem mereni këte koment ne vëmëndjen tuaj!

    Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi October 12, 13:26

    Siguria dhe mbrojtja shqiptare kërkon gjerësisht tërheqjen e pikëpamjes profesionale! VR!!! Z. Hila! Janë shume të verteta ato qe thoni por dhe ato që komenton” nëndetsja 105″. Do t’ju propozoja që me dy shoqatat e ushtarakeve(akush dhe shkur) te organizonit nje konsulte te gjëre ku ata te shprehin pikepamjet profesionale per shume drejtime korigjimi e reformimi. Eshte shume e nevojshme kjo konsulte dhe backgraundi juaj intelektual do te jete në gjendje te perthithe ato ide racionale që kanë vite të anashkaluara. Shume ide une gjykoj se duhet t’ju ngacmojne dhe do t’ju ngacmojnë. Madje do t’ju pasurojne kendveshtrimet e sigurise ! Intelekti juaj me sa ju kam ndjekur mund te gjeneroje prej tyre nje larmi idesh te tjera qe do ta bejne karieren tuaj ne institucionin e larte te sigurise akoma me kredibel se deri sot dhe akoma me te pelqyeshme per partneret veriatlantikë! Lutem mereni këte koment ne vëmëndjen tuaj!

    Reply to this comment
  5. ermal October 12, 14:42

    Z. Hila suksese ne detyren e re, Ministrija e Mbrojties duhet te rilindij persa i perket lekeve kerkojani Laureta Sotirit Shefes se finances se maredhenjeve me jashte ne Minisrin e Mbrojties. E cila i ka perdorur fondet e Ministrise si fondet e shtepis se saj

    Reply to this comment
  6. Kuqeziu October 12, 21:20

    Zoti hila? Mblidhni sa mé shume fakte të tilla sepse te dhënat që kemi flasin shume më tepër se kaq. Therrisni kòntroll-revizoré të liruar nga ushtria sepse ekzistuesit jane te kompromentuar. Hyni thellë ne programet e pergatitjes së shtabeve te cilat nga gjunkshi nuk jane zhvilluar fare duke filluar nga shtabi i tij. Merni informacion nga komandot e liruar për taksen e gjakut te gjunkshit. Merni información nga ambasadat sidomos ajo e shba për trafikun e armeve e te municioneve. Lexoni raportet e sherbimit informativ te ushtrise nga 2005 e ketej ne te cilat dalin te dhena te fshehura me pas nga mehdiu e saliu. Verifikoni hollesisht dokumentacionin financiar te brigades logjistike ku është çuar qellimisht hajduti me i madh si komandant! Mos u genjeni nga lajkat dhe gjoja miresjellja e tij. Kontrollóni hyrje-daljet e ndihmave mjekesore dhe ne ilace ku eshte bëre kerdia. Shume aparatura te ardhura nga jashte jane shitur nepér klinikat private etj.etj. Mund t’i drejtoheni dhe misionit italian te D I E-s për sasine e ndihmave italiane 2000-2013. Kòntrolloni zbatimin e rregullores se brendëshme te ministrise ku do te gjeni shkelje te panumërta të saj. Verifikoni praktiken shkresore e jo shkresore te gërvenit për paktin famëkeq detar. Kòntrolloni dietat e ministrave e zv/ministrave ne vite(plus shtabin e gjunkshit). Pa fund do ta gjeni korrupsionin…!

    Reply to this comment
  7. Ushtaraku patriot October 12, 21:29

    Shtojuni z. Hila atyre qe thotë kuqeziu dhe çeshtjen e pronave ushtarake te cilat jane një kapitull më vehte. P.sh.drejtor i jalës se famshme ne himarë eshtë nipi i sali berishës kreshnik lushaj,i cili e ka trajtuar ate si pronën e vet. Probleme të tilla ka dhe ne karpen,ne shtepite e pushimit të ushtarakëve sidomos në pogradec,ne ish shtepite e oficerave qe mehdiu i ktheu ne zyra pa taksa per republikanët etj.

    Reply to this comment
  8. Kuqeziu October 12, 21:33

    Mafia e gjelbër,kujdes! Zoti hila? Mblidhni sa mé shume fakte të tilla sepse te dhënat që kemi flasin shume më tepër se kaq. Therrisni kòntroll-revizoré të liruar nga ushtria sepse ekzistuesit jane te kompromentuar. Hyni thellë ne programet e pergatitjes së shtabeve te cilat nga gjunkshi nuk jane zhvilluar fare duke filluar nga shtabi i tij. Merni informacion nga komandot e liruar për taksen e gjakut te gjunkshit. Merni información nga ambasadat sidomos ajo e shba për trafikun e armeve e te municioneve. Lexoni raportet e sherbimit informativ te ushtrise nga 2005 e ketej ne te cilat dalin te dhena te fshehura me pas nga mehdiu e saliu. Verifikoni hollesisht dokumentacionin financiar te brigades logjistike ku është çuar qellimisht hajduti me i madh si komandant! Mos u genjeni nga lajkat dhe gjoja miresjellja e tij. Kontrollóni hyrje-daljet e ndihmave mjekesore dhe ne ilace ku eshte bëre kerdia. Shume aparatura te ardhura nga jashte jane shitur nepér klinikat private etj.etj. Mund t’i drejtoheni dhe misionit italian te D I E-s për sasine e ndihmave italiane 2000-2013. Kòntrolloni zbatimin e rregullores se brendëshme te ministrise ku do te gjeni shkelje te panumërta të saj. Verifikoni praktiken shkresore e jo shkresore te gërvenit për paktin famëkeq detar. Kòntrolloni dietat e ministrave e zv/ministrave ne vite(plus shtabin e gjunkshit). Pa fund do ta gjeni korrupsionin…!

    Reply to this comment
  9. Topografi October 12, 22:43

    Futjuni me themel z.hila institutit te gjeografisë ushtarake ku mungon prej vitesh përpunimi i hartave te reja të te gjitha shkalleve?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*