Hilary Duff do të bëhet nënë për herë të dytë

June 12, 2018 17:56

Hilary Duff do të bëhet nënë për herë të dytë

 

Aktorja Hilary Duff është në pritje të një vajze me të dashurin e saj këngëtar Matthew Koma.

Dyshja u shfaq në një event të Entertainment Weekly të veshur në kostume të zeza.

Ata u fotografuan në tapetin e kuq së bashku dhe gjithashtu në shoqërinë e njëri-tjetrit brenda eventit.

Pas prishjes së martesës së saj me Mike Comrie në 2014, Duff u përpoq të gjente një partner të ri por shumicën e rasteve rezultonte e pafat.

“Nuk kam pasur asnjëherë marrëdhënie të mirë me takimet e para; nuk dua te identifikohem si femër e cila nuk jeton dot pa një partner,” u shpreh Duff.

Aktorja ka një djalë 6 vjeçar me ish-bashkëshortin e saj Comrie me të cilin deklaron se ka një marrëdhënie të shkëlqyer dhe se është tepër e gëzuar me faktin se të dy janë thellësisht të integruar në jetën e djalit te tyre.

30-vjecarja shkroi edhe vetë në Instagram se do të bëhet nënë e një vajze ndërsa pozoi me të dashurin e saj.

Në postimin e saj, ajo shkruajti: “Matthew Koma dhe unë do të bëhemi prindër të një princeshe të vogël dhe jemi shumë të emocionuar.”

l.h/ dita

June 12, 2018 17:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*