“Hilet” e Mziut për të bërë mediat për vete

December 27, 2014 10:00

“Hilet” e Mziut për të bërë mediat për vete

Pas presidentit Nishani, kryeministrit Rama, edhe Xhelali i Kamzës ka bërë një takim gala me gazetarët. Por ndryshe nga dy të parët, kryebashkiaku i Kamzës edhe u ka akorduar nga një çmim. Me motivacionin për kontributin që kanë dhënë për bashkinë e Kamzës, gazetarët kanë marrë dhe nga një medalje. Ajo që binte në sy ishte fakti se nga pesë gazetarë që morën çmim katër ishin nga “Fokus Grup” i Irfan Hysenbelliut, tre të “News 24” dhe një i “Panoramës”. Nuk e dimë tamam se cili është kontributi që kanë dhënë këta gazetarë për Kamzën, ku dy prej tyre ishin spikere lajmesh. Gjithsesi Mziu ia ka marrë dorën me këto çmime.

Pak ditë më parë një agjenci ballkanike e lajmeve publikoi lajmin se Xhelali kishte paguar për të marrë një çmim si bashkiak i suksesshëm. Nuk besojmë se aktivitetin e dy ditëve më parë e ka bërë për të mbuluar lajmin që doli nga BIRN.

 

December 27, 2014 10:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*