Himni gazmor i Partisë Socialiste (Solist, kor dhe orkestër)
Nga Arkiva
(Pjesa e Parë)
– Solisti:
Jemi socialistë,
socialistë ne jemi,
kush nuk na beson,
borxh aspak s’ia kemi.
Jemi socialistë,
zjarr e vetëtimë,
në mes të Tiranës,
e kemi shtëpinë.
Nga Parti e Punës,
ne u trashëguam,
po atë Parti,
fare nuk e duam.
– Kori i bazës:
Ishim komunistë,
në ballin e nderit,
të gjithë të betuar,
për kokë të Enverit.
Dyzet vjet të tëra,
pas tija marshuam,
tani Komandantin,
fare nuk e duam.
Fare nuk e duam,
atë të mallkuar,
se tani në Euro,
jemi konvertuar.
Jemi socialistë,
jemi yll e dritë,
u bëmë të tillë,
vetëm për një ditë.
Vetëm për një ditë,
e ndërruam shkesin,
kur Ramiz Alia,
ndërmori Kongresin.
Jemi socialistë,
të bardhë si sapuni,
dhe Ramiz Alia,
pak a shumë është nuni.
Që aherë kaluan,
pesëmbëdhjetë vjet,
tani-s’diskutohet,
jemi të vërtetë.
Jemi të vërtetë,
socialistë jemi,
kush nuk na beson,
borxh aspak s’ia kemi.
– Solisti:
Që kur u krijuam,
s’e bëmë dot një vit,
shpejt e shpejt na nxorën,
në një opozitë.
Atëherë aspak,
nuk na ndiu fati,
sepse në pushtet,
kish ardhur Lugati.
Kish ardhur Lugati,
me emrin Berishë,
nga goxha doktor,
u kthye në bishë.
Kish ardhur Lugati,
kish ardhur Saliu,
me shkopin e gomës,
gjashtë vjet na griu.
Ky kurrizi ynë,
u trash si rrogos,
na futi në burg,
dhe shokun Fatos.
– Kori i bazës:
Po ne s’u dorëzuam,
duart nuk i ngritëm,
dhe për Kryetarin,
kudo brohoritëm.
Kudo brohoritëm,
të duam Nan-oo!
Ishte fort i thjeshtë,
ne e bëmë hero.
Po ne s’u dorëzuam,
në mitingje mbetëm,
atëherë kishim,
edhe Ilir Metën.
Po ne në mitingje,
natë e ditë s’u lodhëm,
gjersa Salë Lugatin,
bythëpërpjetë e hodhëm.
E nxorëm Vatanin,
nga kohët kritike,
se at’herë ne ishim,
Parti Heroike.
– Solisti:
Anijen e Salës,
e lamë pa direkë,
pak a shumë përdorëm,
dhe njëçikë dyfekë.
Dhe njëçikë dyfekë,
në ato përpjekje,
sepse nga mitingjet,
Sala s’kishte vdekje.
Në 97-n,
prapë pushtetin morëm,
Kryetarin Nano,
nga burgu e nxorëm.
E morëm pushtetin,
në atë rrëmujë,
po ishim të zotë,
zumë kos me ujë.
Zumë kos me ujë,
kjo duhet pranuar,
se aherë gjithë vendi,
ishte i shkretuar.
– Kryetari Nano:
Qëkur i lashë pëndët,
pëndët asaj Bënçe,
me ju miq të dashur,
do ulemi vënçe.
Do ulemi vënçe,
shpejt e jo ngadalë,
të shkulim me rrënjë,
fenomenin Salë.
Duhet të marshoni,
në një hap me mua,
sepse ju më doni,
po dhe unë ju dua!
Në një hap me mua,
gjith’ ç’ini shqiptarë,
së toku do nisim,
një rrugë të mbarë!
– Solisti:
Kështu tha Fatosi,
në ato rrëmete,
po më pas me Salën,
bëri marifete.
Bëri marifete,
me “mikun” e vjetër,
për to do këndojmë,
në një këngë tjetër.
(Vijon nesër pjesa e dytë. Poema deri tani ka 5 pjesë të përfunduara dhe po punohet për tri pjesë të reja.)
me te hedhur i ke dhe ti vjershat,zoti fotaq
I nderuar Beni !
Jemi te nje brezi te edukuar, te shkolluar dhe te dashuruar me Shqiprine dhe jo me parane.
RESPEKTE , RESPEKTE, RESPEKTE!
Z .Arben gjith derrat nje turi kan ,dhe politikanet tan ne kete aspekt jan identik si derrat.
E perkryer Ben Madheshtia.
Beni , respekte je gjithmone ne krahun e Shqiprise , se si mu kujtua nje thenie e nje plaku ne Shkoder kur pa se po grindeshin disa njerez per dy partite kryesore , plaku nderhyri dhe ju tha mos se te dy partite jane si bajka e lopes qe i ndan rrota e bicikletes kur i futet per mes saje kur bajka ishte e fresket .
E shkelqyer. Rrofsh Ben Duka . Je gjigand I mendimit fshikullues.
Kongresi i themelimit te partise socialiste me Ramiz Aline, ka 25 vjet,jo 15 vjet
Ou perseri bejtexhiu:
Pse si bie shkurt
Ore bejtexhi
Rrofte Enver Hoxha
E te gjithe ne shtepi
Mjaft tregove prralla
E nuk tu mbyll goja
Bravo Ben Rrangalla
Te ka dale boja.
I dashur Beni , respekte per bagazhin e pashtershem
te satires ndaj lugatit te Vicidolit por edhe te birin e
Thanasit. Me emrin Tosi . Per lugatin e Milloshit dihen
te gjitha poshtersite e tij ,por per Fatosin skuth deri me
sot flitet ,por Ky ka qene Ai qe mbolli ne Shqiperi te gjitha
poshtersite . Binomi Berishe-Fatos do te mbetet ne memorien e shqiptareve ,sebashku me nje binom te dyte
Pashko-Hajdari , si keqberesit me te medhenj te kombit
shqiptar, shkaterrimtaret me eger te Shqiperise,antishqip-
taret me damke . E vodhen,e rrenuan ,e vrane keta qafi-
ra Shqiperine me urdher te UDB-s se Milloshevicit dhe
Asfalise greke ! I bene gjemen Shqiperise .Binomin e dyte e denoi zoti ,iken pa nam e pa nishan ,por ekziston
binomi i pare per te keqen e shqiptareve .
Zgjidhja e “Nyjes Gordiane”, gjarperit i duhet prere koka !!
O beni, na u bere si Saliu, ngele ne gazete, me keto te vetequajtura poema
Me bukur s’ka si thuhet! Te lumte Beni dhe mos i degjo qente e Rames, Berishes e Nanos me Meten