Himni i Botërorit, publikohet klipi i këngës

June 8, 2018 18:11

Himni i Botërorit, publikohet klipi i këngës

Era Istrefi do të shfaqet në mbrëmjen e 15 korrikut kur do t’i paraprijë finales që do të luhet në stadiumin Luzhniki përballë 80 mijë shikuesve.

Përkrah saj do të jenë dy emra të njohur të artit botëror si Nicky Jam dhe Will Smith. Por deri në finalen e këtij botërori që duhet ende të nisë, është momenti që të shijojmë notat e kësaj kënge, pasi është publikuar tashmë edhe video e asaj që quhet himni i Botërorit.

Kënga titullohet ‘Live it Up’ dhe është prodhuar nga Diplo, kantautori që është njëkohësisht edhe DJ. Sipas Will Smith, që është një emër i madh edhe i kinematografisë botërore, kënga e interpretuar prej tij, Nicky Jam dhe Era Istrefit, përfaqëson harmoninë, ngjyrat dhe ndjenjën e bashkimit, pasi këtë bën edhe Kupa e Botës, bashkon të gjithë njerëzit në mbarë globin.

Tradita e publikimit të himnit zyrtar të Kupës së Botës ka nisur në vitin 1966, vit kur u shfaq edhe maskota e parë e një evenimenti të tillë.

Që nga ai moment çdo këngë që është publikuar për ngjarjen më të madhe futbollistike është kthyer më pas në hitin e verës dhe këtë e kanë vërtetuar këngë si ‘Copa De La Vida’ e Ricky Martin për Francë 1998, ‘Waka Waka’ e Shakirës për Afrika e Jugut 2010 apo ‘We are the One’ e Pitbull e Jennifer Lopez e Brazil 2014.

o.j/dita

June 8, 2018 18:11
Komento

1 Koment

  1. x June 8, 19:20

    Po te kishte ndonje festival gabelesh, kjo kenge nuk do te konkuronte, do te ishte skualifikuar, pra jashte liste.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*