Hipokrizia e kalorësve të laicitetit

Nga Besnik Sinani May 3, 2014 16:34

Hipokrizia e kalorësve të laicitetit

Këtë javë, faqja muslimane e-zani.com ka botuar dy shkrime mbi shkeljen flagrante të laicitetit në tekstet shkollore në Shqipëri. Shkrimi i parë, nga studiuesi Enis Sulstarova, i cili u botua më pas edhe në të përditshmen Mapo, tregon se si në librat e historisë ringjallja e Krishtit trajtohet si një fakt historik. Shkrimi i dytë në këtë faqe, tregon se si festat e Pashkëve dhe Krishtlindjes përdoren si ilustrime të ushtrimeve matematikore në tekstin e klasës së parë.

Këto nuk përbëjnë më lajm. Nga bashkësia muslimane janë sjellë shpesh shqetësime për përdorimin e shkollave publike për propagandë fetare të sekteve të ndryshme të krishtera. Kjo është përballur shpesh me realitetin e përjashtimit të muslimaneve që mbajnë shami – akt i devocionit personal, nga i njëjti sistem arsimor që ka lejuar shpërndarjen e Biblave, festime pashkësh, vizita misionarësh e së fundmi që predikon ringjalljen e Krishtit dhe festat e krishtera në tekstet e historisë dhe matematikës.

Lajmi i vërtetë është që këto tekste kanë kaluar në duar editorësh dhe janë aprovuar nga Ministria e Arsimit, janë bërë publike e megjithatë nuk zgjojnë asnjë reagim, asnjë shqetësim publik – nuk përbën lajm që të meritojë as vëmendjen e medias. Në të njëjtën kohë ka një armatë opinionistësh, analistësh, intelektualësh publikë që i kanë shpallur luftë cdo femre me shami që ka guzuar të hedh këmbën në pragun e shkollës publike dhe kanë deklaruar cjerrjen e shamisë së saj si akt i domosdoshëm në mbrojtje të laicitetit të vendit, të vetë esencës së kombit. Laiciteti rrezikohet, sipas tyre, nga një akt individual besimi, por jo nga akti institucional i predikimit të ringjalljes së Krishtit.

Studiuesja Wendy Brown ka vënë në dukje se cdo përpjekje për të përcaktuar kuptimin e sekularizmit sfidohet nga format e ndryshme të manifestimeve të tij. Ajo sjell si shembuj përpjekjet e të djathtës amerikane për praninë e fesë në shkollat publike apo dhe manifestimin në disa raste të sekularizmit si anti-Islam. Në manifestimin e vet si shqetësim, sekularizmi në Shqipërinë post-komuniste është shfaqur shpesh si shqetësim e reagim jo vetëm të ndarjes formale të besimit nga jeta publike, por si manifestim kundra Islamit dhe promovim i Krishtërimit si pjesë e formësimit të supozuar të një identiteti perëndimor.

Ky manifestim kërcënon ekuilibrat në shoqëri, ato ekuilibra që supozohen të mbrohen nga një kushtetutë laike që premton respektimin e besimeve fetare pa promovuar asnjë fe të caktuar dhe nga institucionet shtetrore që i shërbejnë asaj. Nëse vlera e këtyre ekuilibrave do merej seriozisht, atëherë jo vetëm këto libra do duhej të tërhiqeshin urgjentisht, por do duhej dhe të hapej një investigim mbi cfarë axhendash sollën këto libra në bankat e shkollave publike dhe si kaluan filtrat e institucioneve shtetrore. Do duhej hapur sërish një debat publik mbi laicitetin, por jo më nga kalorës të laicitetit me standarte të dyfishta.

Nga Besnik Sinani May 3, 2014 16:34
Komento

21 Komente

  1. Megadeth May 3, 17:00

    Shko ke medreseja dhe beje Osama Bin Laden martir dhe shpalle ditelindjen e tij dite te shenjte. Po shkojme ne Europe(do apo s’do ti), dhe atje nuk shkohet me pantallona trecerekshe dhe me mjeker dhe(do apo s’do ti) Europa eshte e krishtere, ndryshe nga Pakistani,Jemeni,qofte dhe Turqia. Alekum selam.

    Reply to this comment
  2. Lleshi May 3, 19:26

    A t’ju them nji gje ? Na çate …. me keto fete ! A nuk e kuptoni more tru thare se kete vend Zoti i Shqiptareve ai i vertete e do per vete ? Pa na i zhdukni keto muhabete nga shkollat jo Krishti po bishti , jo Nuhameti , por ibreti ? Femijet shqiptare nuk kane nevoje per keto genjeshtra ! Gjuha e tyre ua thote dhe tregon te vertetat hyjnore , nuk kane nevoje per fera dhe bera te te huajve ! Hajt aty boll se na e bete shteoine tone corap ! Larg nga shkolla shqiptare si Krishti dhe Muhameti !

    Reply to this comment
  3. redi sheheri May 4, 05:24

    Lereni mor laicitetin e shkollave,se nuk ju ha meraku per laicitetin ju!Na u shporrni nga jeta fare se jeni te panevojshem ne mjedisin shqiptar.Kombi shqiptar nuk i ka borxh feve te pushtuesve te tij,qe vec ngaterresa kane qit.Po deshet te dini sa % besimtare jane shqyptaret,zhvilloni nje referendum.Ky popull ka 100 vjet qe arsimohet dhe mund te jete nga popujt me te arsimuar ne bote per fryme,Nuk ka mbetur puna te besoje pllavrat,qe zune myk nder shekuj.

    Reply to this comment
  4. Ben May 4, 12:30

    Ky Sulstarova te beje emrin shqiptar,pastaj ke te drejte te flase per shqiptaret.
    Po nuk i ndruat emrat ne shqiptare dhe te visheni jo allaturka dukeni shume hipokrite dhe te trashe.Ne rast te kundert gjeja me e mire dhe e squt eshte te shkoni ku mesohet kurani dhe shkruhet per Allah dhe Muhamad.
    Bashkesia myslimane nuk ka te beje me shqiptaret.
    Ajo dhe gjith xhamite jane tumore ne trupin e Shqiperise.

    Reply to this comment
    • RRONI May 4, 17:35

      Ben @ Ben ,car emri eshte ky,mos pretendon te jet shqiptar? Me siguri se jo, e ke nga filmat serial.Ne Serbi, e IRJM keso emrash nga serialet vene vetem injorantet dhe jevgjit,por edhe shqiptaret.Andaj mos u ngut shume e te thuash se ky qenka e ky nuk qenka emer shqiptari se ti vet paraqitesh me nje emer qe vene injorantet,pa kurfar kuptimi.

      Reply to this comment
  5. katarakti May 4, 12:39

    Laiciteti eshte shpetimi i shqiptareve ndaj vellavrasjes fetare. Nuk na duhen as mjekrrat, as çallmat, as propaganda fetare dhe as ndasite fetare qe vijne perj tyre. Ne djall vafshin te gjithe perfaqesuesit fetare te huaj ne Shqiperi. Shqiptaret kane nevoje per pune, mireqenie, arsim, shkence dhe nuk kane nevoje fare per pellitjet e perfaqesuesve te fese. Keta duhen nxjerre te gjithe jashte ligjit. Se vetem perçarje dhe konflikt do na sjellin. Jetojme ne Europe, jemi race e bardhe, kemi kulture perendimore, por meqe shumicen e popullsise thuhet qe e kemi me shumice myslimane na duhet te mbesim te pakten laike. Syte te mos i mbajme as nga Vatikani, as nga Athina dhe as nga Meka. Por te perpiqemi te ndertojme nje shoqeri te perparuar, te begate dhe laike.

    Reply to this comment
  6. eldi May 4, 13:18

    Kur shikon komentet me lart yyyyyyyyy sa peshtire te vjen. Ja ci ka punuar ne mentalitet enver hoxha ketij populli. Duhen 100 vjet te sherohet.

    Reply to this comment
    • Lleshi May 4, 14:45

      Plehreeee …..jane amaneti i Rilindjes Kombetare e gjitha cfare eshte folur me siper ! Gjithe Europa i ka shkollat laike ! Na dolet ju kermat e mesjetes se Azise , Anadollit , Patriarqise e Vatiqenit , te na futeni ne shkollat shqiptare dhe ne librat e femijve tane ! yyt aty mbylluni ne guxufuret tuaja dhe mos e nxirrni kryet !

      Reply to this comment
      • alban May 7, 11:48

        ha ha ha.. prandaj ne angli , itali , vendet skandinave etj etj vajzat me shami, e djemte me taki i ke neper shkolla

        Reply to this comment
  7. Arben May 4, 14:29

    ZOTERIA SHTRON NJE PROBLEM QE NA PERKET
    POR KOMENTUESIT KANE IKUR PER LESH NGA TRUTE E KOKES

    Reply to this comment
  8. lis dushku May 4, 16:12

    Populli polak e ruajti besimin katolik,sepse e ruajti nga assimilimi rus,Kroatet e ruajten katolicizmin roman,sepse i shpetoi nga shovinizmi serbo-orthodhox,Bosnjaket kane njemije arsye te mbeshteten tek muslimanizmi perseri per shkak te assimilimit serbo-orthodhoks/.Greket e sotem kane nje kishe shtet,sepse me ane te kishes assimiluan popullin arvanitas dhe camet e krishtere, qe zoteronin gjithe greqine(Lexoni Historine e Morese te Jakob Falmeraier) dhe me ta formuan shtetin grek.Po shqiptaret c`ti duan fete,qe historikisht i kane sherbyer pushtuesve te tyre.?!

    Reply to this comment
  9. Elona, psikologe, specialiste arsimi May 4, 17:47

    Kjo tregon qe, librat shkollore jane thjesht perkthime nga libra te huaj. Perderisa dhe ne matematike gjenden ilustrime nga historia e krishtere!!!

    Reply to this comment
  10. gjergji May 4, 20:47

    Zotëria shtron një problem që egziston në mendjen e tij dhe jo në shoqërinë shqiptare. Për më tepër përhapja e islamizmit, nën mbulesën e lirisë të mendimit, po shkatërron themelet e ndërtimit të shtetit dhe të kombit shqiptar !
    Dhe sa më shpjet të kthehemi në rrënjët e të parëve tanë, aty ku ishim përpara se fara e turqve të përhapej në këto troje si fara e gramit, aq më mirë do të jetë !

    Reply to this comment
    • Arben May 5, 14:28

      KOMBI SHQIPETAR EKZISTON SOT NE SAJE TE PERANDORISE OSMANE
      NDRYSHE DO TE ISHTE TRETUR NE SLLAVIZIM

      Reply to this comment
    • alban May 7, 11:51

      nuk e di se kush po e shkaterron shtetin shqiptar: islami apo korrupsioni i qeveritareve tane qe megjithe bekimet e marra nga papet e ndryshme te vatikanit, ku ua kane puthur duar edhe kembe, e megjithe bekimet e janullatosit.. korrupsioni i ka kapur per fyti qeveritaret tane

      Reply to this comment
  11. Europiani May 5, 19:23

    Po ta kishin ne dore muslimanet arsimin do te imponoheshin 100% sepse ky eshte ideali i tyre. Kur vete nuk je ne rregull nuk ke pse flet per te tjeret.

    Reply to this comment
  12. Daullja May 6, 12:57

    Bravo Llesh, edhe une nje mendim me ty kam. Por c’t’ju besh ketyre traperve qe u kujtuan te na vene fene mbi atdheun?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*