Hipopotami kafshon për vdekje turistin kinez

August 12, 2018 19:34

Hipopotami kafshon për vdekje turistin kinez

Një turist kinez ka gjetur vdekjen në Kenia, pasi është kafshuar nga një hipopotam.

Chang Ming Chuang, 66 vjeç, është sulmuar nga kafsha në liqenin Naivasha, teksa po përpiqej t’i bënte një fotografi.

Raportohet se edhe një turist i dytë kinez është sulmuar.

Wu Peng Te mësohet se është shtruar në Spitalin e Qarkut Naivasha, për të marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Përgjatë këtij viti, gjitarët më të rrezikshëm të tokës, hipopotamët, kanë vrarë gjashtë vetë.

s.a/dita

August 12, 2018 19:34
Komento

3 Komente

  1. Hippo Crasy August 12, 20:11

    Përgjatë këtij viti hipopotamët kanë vrarë gjashtë vetë…

    Duke iu referuar nje kronike speciale te presti(kara)gjozes “Gojet e Liga”, sulmet e hipopotameve kunder njerezve e kane zanafillen me 21 janar 2011. Aso kohe gjitari me i rrezikshem i tokes kafshoi 4 turiste shqiptare qe po qendronin me duar ne xhepa prapa gardhit rrethues…

    [ https://www.reporter.al/wp-content/uploads/IMG_5670.gif ]

    Reply to this comment
  2. Qytetari August 12, 22:15

    bashkohem me Hippo Crasy,. perfekt

    Reply to this comment
  3. Hogja August 13, 08:32

    Kinezin ne foto e shikoj duke lenguar, po hipopotami ku eshte?Vazhon peshurrosja poshte lanes ,jo te beni reportazh me kete teme por merreni me idotesisa siç bukur e ironizon edhe komentuesi i mesiperm!Kur do behet vetingu ne kazanin mediatik ?Ironi kohe!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*