Hipoteka me dy lista

February 19, 2016 11:31

Hipoteka me dy lista

Hipoteka Shkodër punon me dy lista regjistrimi. Drejtorët shkojnë e vinë, por mashtrimet rrinë aty, ato nuk e prishin rregullin e popullit mishin i hanë. Në zyrën e drejtorit, atij kryehorri, janë dy lista në komodinë që gjithë stafi e di.

Sipas burimeve të sigurta dalë nga ZRPP Shkodër tregohet se popullit të thjeshtë që nuk ka para dhe as miq, i tregohet njëra listë e llogaritjes së çmimit referues së shtëpisë me 500 Euro m2. Pra qenka llogaritur nga ZRPP hipoteka, çmimi referues, por çdo objekt, shtëpi apo dyqan me 500 Euro m2 për fukarenjtë. Ndërsa nga ana tjetër prapë në sirtarin e drejtorit të hipotekës Shkodër ekziston një listë e dytë që tregon se çmimet referuese janë me 1 Euro m2, po vetëm me 1 Euro m2, e kjo listë i tregohet vetëm miqve dhe bosëve antishqiptarë.

Lind pyetja: ne që nuk kemi miq dhe jemi fukarenj, si te veprojmë, të ngatërrohemi me njëri-tjetrin apo të takojmë drejtorin e hipotekës dhe t’i dërgojmë një peshqir, sapun dhe një thes kërtolla?

Listat ekzistojnë dhe i mban drejtori në komodinë. I kërkoj instancave kompetente të shtetit që të hetohet ky fenomen dhe të zgjidhet çështja e pronave, pasi në rast të kundërt do të ketë konflikte mes qytetarëve.

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

February 19, 2016 11:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*