Hiqeshin si ndërtues pallatesh, 3 persona rrezikojnë 43 vite burg

July 7, 2014 09:04

Hiqeshin si ndërtues pallatesh, 3 persona rrezikojnë 43 vite burg

Prokuroria e Korçës ka kërkuar 43 vite burgim për tre persona të cilët prezantoheshin si ndërtues pallatesh duke u marrë shuma të konsiderueshme parash një numri të madh personash. Të pandehurit janë Altin Uruçi, 32 vjeç, Stefanaq Curri, 41 vjeç dhe Sotiraq Vangjeli, 66 vjeç dhe akuzohen për “Mashtrim” me pasoja të rënda. Sipas prokurorisë tre personat u paraqiteshin shtetasve të ndryshëm si ndërtues pallatesh dhe, në këmbim të apartamenteve, u merrnin para në formën e paradhënies. Nga hetimi ka rezultuar se të pandehurit nuk kanë pasur asnjë aktivitet financiar dhe se paratë që ua merrnin shtetasve i përvetësonin të gjitha, duke i shpenzuar për jetë luksoze. Në krye të këtij grupi qëndron shtetasi Altin Uruçi, ndërsa dy personat e tjerë, pasi janë mashtruar prej tij, më pas janë bërë bashkëpunëtorë, duke mashtruar persona të tjerë për të rifituar paratë e marra nga shtetasi Uruçi dhe më tej, për të përfituar shuma në mënyrë abuzive. Prokuroria ka kërkuar shpalljen fajtor të tre të pandehurve dhe dënimin me 17 vite burgim për Uruçin, 15 vite për Currin dhe 11 vite burim për Vangjelin.

 

Hetimi

Hetimi në ngarkim të tre personave nisi në prill të vitit 2013 kur ata u kallëzuan nga shtetasi Jorgji Jorgji. Ky i fundit deklaroi se në vitin 2007 kishte fejuar vajzën e tij M. Jorgji me shtetasin Altin Uruçi, i cili është nga qyteti i Lushnjës . Nga viti 2007 deri në vitin 2009 dhëndri i kallzuesit, Altin Uruçi së bashku me vëllain e gruas së kallzuesit, Stefanaq Çuro, nga  Përmeti për një periudhë më shumë se dy vjet kanë qëndruar në shtëpinë e kallzuesit. Gjatë kësaj kohe dhëndri i Jorgjit së bashku me kunatin i kanë premtuar kallzuesit se do ti nxirrnin viza për në shtetin grek djalit dhe vëllait të tij kundrejt shumës prej 2700 euro. Jorgji duke i pasur njerëzit e vet “të besuar”, ju ka dhënë shumën e kërkuar. Brënda të njëjtës periudhë këta dy persona i janë shprehur kallzuesit se “Jemi lidhur me një shtetas grek, ku ne duhet të blejmë hyrje pallati në Durrës dhe Tiranë me çmim të ulët, me qëllim përfitimi më të lartë dhe do t’ia shesim këtij grekut dhe për këtë arsye neve na duhen 4000 euro që të merremi me këtë pune, por në qoftë se t’i na ndimon me këto euro, ne do të të japim dhe ty një shtëpi në Durrës”. Kallzuesi përsëri duke i besuar jua ka dhënë eurot që ata i kërkuan. Shtyrja e dhënies së apartamentit ka zgjatur edhe disa vite ku gjatë kësaj periudhe Uruci, Curri sëbashku me Sotiraq Vangjelin i kanë marrë edhe shuma të tjera të konsiderueshme Jorgji Jorgjit në këmbim të dokumenteve. Sipas prokurorisë këtë mashtrim, tre të pandehurit e kanë kryer edhe me persona të tjerë duke përfituar shuma të mëdha parash të cilat i kanë shpenzuar për të bërë jetë luksoze. Ata u premtonin qytetarëve banesa e dyqane në Tiranë e Durrës. Pas hetimeve policia organizoi një operacion rreth tre javë pas denoncimit, të koduar “Ndërtuesi” i cili u finalizua me arrestimin e të dyshuarve për mashtrim.

 

Pretenca:

Altin Uruçi, 17vite burgim

Stefanaq Çuro, 15 vite burgim

Sotiraq Vangjeli, 11 vite burgim

 

July 7, 2014 09:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim