Hiqet ekskluziviteti i TIA, do hapet aeroporti i Kukësit

April 1, 2016 13:49

Hiqet ekskluziviteti i TIA, do hapet aeroporti i Kukësit

Kompanisë koncesionare gjermane që menaxhon aeroportin ndërkombëtar të Rinasit i është hequr ekskluziviteti i fluturimeve pas më shumë se një dekade.

Marrëveshja u bë publike sot nga ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, i cili shpjegoi edhe termat e marrëveshjes së arritur, duke sqaruar se për hapjen e aeroportit të Kukësit, kompanisë do t’i zgjatet kontrata koncesionare me dy vite. Ministri u shpreh se një vendim i tillë respekton investitorët.

Ministri i Transporteve deklaroi se vendimi më i shpejtë është hapja e aeroportit të Kukësit për fluturimet ndërkombëtare. Aeroporti në fjalë është ndërtuar rreth 15 vite më parë dhe që prej atëherë nuk ka kryer asnjë fluturim për shkak të eksluzivitetit të fluturimeve të koncesionarit të Rinasit.

Marrëveshja me kompaninë koncesionare “TIA”, praktikisht nuk ka kosto të drejtpërdrejt për shtetin shqiptar. Sipas ministrit të Transporteve, kompanisë i është bërë një lëshim tjetër në mënyrë që të lejojë fluturimet në aeroportet e reja që pritet të ngrihej. Për shembull, për aeroportin e Kukësit, kompanisë do t’i zgjatet me dy vite plus kontrata koncesionare.

April 1, 2016 13:49
Komento

2 Komente

  1. genci April 1, 14:21

    Urime minister.Uroj qe te behet realitet e jo te behet per shoy si beri Ahmetaj.Me ne fund do udhetojme edhe ne me Low cost.

    Reply to this comment
    • ??? April 1, 15:05

      Genci, ku e ke Agimin? marreveshja eshte me etapa, Ahmetaj perfundoi pjesen e tij te marreveshjes dhe perfundimin ja la ketij gencit tjeter. More nuk e kuptoj sa te trashe kane mbetur njerezit ne Shqiperi! Ose te trashe ose kopila.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*