Hiroshima kujton apokalipsin 73 vjet pas bombës atomike

August 6, 2018 12:48

Hiroshima kujton apokalipsin 73 vjet pas bombës atomike

 

Shtatëdhjetetre vjet më parë, në orën 08:15 të 6 gushtit 1945, avioni bombardues amerikan “Enola gay”, lëshoi bombën atomike në Hiroshima, duke shkaktuar një tragjedi të paparë asnjëherë në historinë e njerëzimit.

Pikërisht sot, Hiroshima ka shënuar përvjetorin e sulmit me bomba atomike më 1945, me një ceremoni përkujtimi për personat e vdekur dhe të plagosur, duke bërë thirrje për eliminim të armëve bërthamore, në kohën kur po negociohet për denuklearizim të Koresë Veriore.

Udhëheqësi i Hiroshimas, Kazumi Matsui ka përmendur agoninë e viktimave 73 vjet më parë dhe i ka bërë thirrje audiencës për të “dëgjuar sikur të kishin qenë aty më të dashurit tuaj”.

Më pas ai ka ngritur shqetësime për rritje globale të egocentrizmit dhe tensioneve, duke i bërë thirrje Qeverisë së Japonisë për të punuar drejt një bote pa armë bërthamore.

Sulmi amerikan në Hiroshima ka lënë të vdekur 140,000 persona dhe bombat në Nagasaki kanë shkaktuar vdekjen e 70,000 personave të tjerë tri ditë më vonë, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

Më shumë se 50,000 persona, duke përfshirë banorë të Hiroshmas dhe përfaqësues të 58 shteteve, bashkë me ambasadorin amerikan, William Hagerty kanë qenë pjesë e ceremonisë së këtij viti.

Të mbijetuarit, familjarët dhe pjesëmarrësit tjerë kanë shënuar përkujtimin me një minutë heshtje në orën 8:15, në kohën kur ka ndodhur sulmi më 1945.

a.s/dita

 

August 6, 2018 12:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*