Histeri kolektive/ Festë dhe “Horror”, ja si nisi dhuna dje në Peshkopi

May 8, 2016 12:54

Histeri kolektive/ Festë dhe “Horror”, ja si nisi dhuna dje në Peshkopi

Festë dhe “horror”. Dibranët e kanë pasur më shumë se të vështirë të kontrollojnë emocionet e një dite që mund të rezultojë historike për ta. Korabi fiton ndaj Kastriotit dhe prek Superioren, duke hyrë kështu në histori, pasi nëse do të zyrtarizohet kjo arritje, për ta do të jetë hera e parë në elitë.

Por, kur gëzimi i kalon kufijtë, emocionet nuk kontrollohen. Rreth 2 mijë tifozë kanë hyrë në fushë, pas përfundimit të takimit, duke nisur festën.

Por shumë prej tifozëve kanë nisur të dhunojnë lojtarët dhe pjesëtarët e stafit mik. Çadra, leva, shkopinj, grushte dhe shkelma kanë vërshuar në adresë të futbollistëve krutanë. Gjak dhe dhimbje. Miqve u janë dashur rreth dy orë për të dalë nga stadiumi ku qëndruan të ngujuar.

Ngjarja

Sapo arbitri kryesor, Enea Jorgji, ka vërshëllyer fundin e ndeshjes, rreth 2 mijë tifozë vendës kanë hyrë në fushë për të nisur festën. Por një pjesë e mirë e tyre kishin synime të tjera. Ata kanë sulmuar me grushte dhe shkelma lojtarët dhe pjesëtarët e stafit krutan që qëndronin në mesin e fushës. Turma është shtuar dhe situata ka agravuar me miqtë që kanë vrapuar në një si ngushticë ngjitur me dhomat e zhveshjes, por lëvizja ka qenë fatale.

Aty ata janë goditur nga tifozët me shkopinj, çadra dhe leva. Korreshi, Raboshta dhe Malo gjakosen, në një kohë që trajneri i portierëve, Hasani, e lojtarët e tjerë marrin goditje të shumta.

Forcat e rendit duken të papërfillshme në numër përpara turmës së madhe të tifozëve. Stafi vendës dhe futbollistët e Korabit kanë bërë gjithçka për të qetësuar tifozët e tyre, por e kanë pasur të pamundur. Situata është qetësuar pas disa minutash, në një kohë që miqtë kanë hyrë në dhomat e zhveshjes.

Dhe krutanët janë ngujuar në stadium për rreth dy orë. Vetëm pasi është qetësuar plotësisht situata dhe tifozët vendës janë shpërndarë, është bërë e mundur që miqtë të dalin nga stadiumi dhe të nisen drejt Krujës. Për një pjesë të madhe të rrugës, autobusi i Kastriotit është shoqëruar nga furgona policie.

Ky nuk është prezantimi i duhur i një tifozërie që pretendon Superioren. Dhuna e djeshme riktheu edhe një herë në vëmendje skenat e shumë viteve më parë.

Ndeshja

Rreth 10 mijë tifozë kishin mbushur ambientet rreth stadiumit, në një kohë që 300 kishin ardhur nga Kruja. Në tribunën VIP, përveç kryetarit të bashkisë, Shukri Xhelili, ndodhej edhe ai i Krujës, Artur Bushi. Loja ka nisur me vendësit në sulm.

Në minutën e 4-t është Shazivari që tenton nga distanca, por pa rezultat. Më pas është Muçollari që provon me një goditje nga jashtë zone, por pret Spahija. Më pas loja tensionohet, por kryesori Jorgji me përvojën e tij e mban nën kontroll, duke mos ndëshkuar asnjë lojtar deri në minutën e 40-të. Minutat e mbetura nuk sollën asgjë dhe pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura.

E dyta flet sërish për vendësit, ku hidhen në kërkim të golit. Pas shumë përpjekjesh të vendësve, goli do të vijë në minutën e 69-të, ku Begaj jep një top për Gurin që godet saktë dhe shënon.

Tifozët janë në delir, në një kohë që miqtë shokohen. Megjithatë, krutanët i afrohen portës vendëse me anë të Raboshtës dhe Malos, por pa rezultat. Vendësit e ruajnë avantazhin deri në fund./Panorama Sport

May 8, 2016 12:54
Komento

5 Komente

  1. Totila May 8, 13:10

    Zgjidhja eshte shume e lehte .
    Mos i pranoni ne superiore dhe zbritini edhe nje kategori me poshte ,pra ne te dyten ,pavarsisht se lojtaret e ekipit nikoqir nuk jane iniciues te kesaj katrahure .

    Reply to this comment
  2. ò May 8, 14:20

    popull pa buks.rrihuni me njeri tjetrin,se burrni per komb nuk keni. xingeret e europes.

    Reply to this comment
  3. Arben May 8, 15:23

    ZGJIDHJA ESHTE SHUME E THJESHTE,

    LIBERALIZOJENI FUTBOLLIN, PERSE AI QE “SPONSORIZON” EKIPET DUHET TE MARRE FAVORE NE KURRIZIN E TAKSAPAGUESVE???????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    EKIPET DUHET TE FINANCOHEN NGA SPEKTATORET QE PAGUAJNE BILETEN, DHE NGA TE DREJTAT TELEVIZIVE PER TE TJERE QE TERHEQIN PARA EKRANEVE.

    QE KETU FILLON PROBLEMI ME FUTBOLLIN TONE, NUK ESHTE NJE SIPERMARRE E LIRE, POR SIPERMARRJE E POMPUAR ME VJEDHJE.

    Reply to this comment
  4. Arben May 8, 15:37

    ZGJIDHJA ESHTE SHUME E THJESHTE,

    LIBERALIZOJENI FUTBOLLIN, PERSE AI QE “SPONSORIZON” EKIPET DUHET TE MARRE FAVORE NE KURRIZIN E .TAKSAPAGUESVE???????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    EKIPET DUHET TE FINANCOHEN NGA SPEKTATORET QE PAGUAJNE BILETEN, DHE NGA TE DREJTAT TELEVIZIVE PER TE TJERE QE TERHEQIN PARA EKRANEVE.

    QE KETU FILLON PROBLEMI ME FUTBOLLIN TONE, NUK ESHTE NJE SIPERMARRE E LIRE, POR SIPERMARRJE E POMPUAR ME VJEDHJE.

    Reply to this comment
  5. demo May 8, 17:14

    Denoni ekipin vendas qe tifozet e ketij ekipi mos dhunojne ekipet mike.Korabi nje kategori me poshte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*