Histori me mesazhe kërcënuese dhe fjalët që rrëqethën Hafizin

May 21, 2016 09:27

Histori me mesazhe kërcënuese dhe fjalët që rrëqethën Hafizin

 Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi ka reaguar dje në lidhje me denoncimin e hapur që bëri socialisti Ben Blushi për një mesazh të ardhur në telefonin e tij nga kreu i bashkisë së Kavajës. Ajo ka qenë dëshmitare në momentin kur mesazhi ka mbërritur në adresë të Blushit. Ja si e rrëfen deputetja socialiste këtë moment dhe kundërshtinë që ka për deklaratën e kreut të grupit të majtë parlamentar socialist, Gramoz Ruçin.

“Jam dëshmitare e çasteve të para të mbërritjes së sms së kryebashkiakut të Kavajës në telefonin e deputetit Blushi. Ishte një mesazh rrëqethës për nga guximi që të kërcënohet hapur një deputet, nga motivi politik i kërcënimit për shkak të detyrës së deputetit, nga fjalori i rëndë shokues. Nuk kam pasur asnjë komunikim personal mes deputetit dhe kryebashkiakut, siç u pretendua nga kryetari i grupit parlamentar PS. Si nuk pyeti dikush nga pushteti se çfarë përmban ai mesazh? Si ka mundësi që dje në parlament dhe sot i gjithë pushteti po mbron kërcënuesin? Po nxisin kërcënime të tjera? Po inkurajojnë vazhdimin e dhunës?”, është shprehur Hafizi.

 

 

May 21, 2016 09:27
Komento

6 Komente

  1. Agroni May 21, 12:21

    Moj zonje e nderuar a e di qe ky zoteria eshte i martuar?Mos u kap mbas nje teveqeli qe e rreh gruaja tre here ne dite.Kujdes se mos te te vije edhe ty ndonje s.m.s.nga e shoqia.

    Reply to this comment
    • elio May 21, 14:22

      Parafolesi nuk eshte mire nga trute..4i guxon nje mafioz te kercenoje deputetin dhe prokuroria te mos filloje hetimin sikurse parlamenti te mos marre masa..sa per gruan, ka te drejte…e dine te gjithe skandalin e Roshit…

      Reply to this comment
  2. TJ May 21, 12:49

    Po pse ju deputetet i jepni te drejte vetes te pergojoni kedo, dhe nuk quhet kercenim dhe kur dikush te thote kujdes se une nuk kriminel si me akuzoni ju! Kjo vjen nga berisha ka shndruar sistemin e drejtesise ne nje sistem qe e drejta blhet dhe shitet! Te vjen keq ae Blushi perdo te njejtat argumenta si Berisha! Njerez te deshperuar per pushtet!

    Reply to this comment
  3. socialistet e vertete May 21, 15:08

    Znj Mimoza na riktheni ju lutem partine tone socialiste,keni mbeshtetjen e shumices se socialisteve por kane frike te dalin hapur sepse, kane frike mos i heqin nga puna ose presin te futen ne pune

    Reply to this comment
  4. info analitike May 21, 18:50

    Lexojini keto dy militantet me siper dhe do te gjeni te njejtat reagime te militanteve berishiste nese kritikoje pushtetaret e tij. Keta preferojne qelbesirat kriminele ne vend te nje akademikeje dhe nje publicisti.

    Reply to this comment
  5. Binjaku May 21, 23:10

    Aman Moza dhe une qe nuk jam socialist jam gati te behem dhe te rri perkrah me keta SOCIALISTET E VERTETE …vetem kam frike se mos me lagin nga frika….po prap qetesohem se shyqyr zotit qe te kemi ty dhe Benin……po mos tju kishim !? Kot te rronim !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*